Grupet e haxhilerëve fillojnë të mbërrijnë në Meke

Qyteti i Mekës ka hapur përsëri krahët për të mirëpritur haxhinjtë për Haxhin vjetor – megjithëse vetëm një pjesë e vogël në krahasim me vitet e kaluara.

Sipas medieve të huaja, për shkak të pandemisë COVID-19, ngjarja e këtij viti është e kufizuar në rreth 1.000 haxhilerë, të cilët jetojnë në Arabinë Saudite, rreth 700 prej të cilëve janë mërgimtarë. Po ashtu, kriter për këtë vit është që haxhilerët të jenë nën moshën 65-vjeçare dhe të mos vuajnë nga sëmundje kronike.

Agjencia zyrtare saudite e lajmeve (SPA) raportoi se në Meke janë ndërmarrë masa të rrepta kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Ndërkaq, Ministria e Haxhit dhe Umres paralajmëroi se Haxhi nuk do të mund të kryhet pa marrë leje paraprakisht dhe se këtë javë janë kapur 16 persona që e kanë shkelur këtë rregull.

Sipas medieve vendase, pas përfundimit të procedurave të mbërritjes, haxhilerët u dërguan në akomodimin e tyre në Mekkë, të mbikëqyrur nga Ministria e Haxhit dhe Umrah.

Ata do të qëndrojnë atje për katër ditë para se të fillojnë haxhin e tyre në 30 korrik.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë