Hixhabi është mbulim i trupit

Në vorbullën e një industrie gjigande që mbetet gjallë nga dyshimet e grave për veten, nga përpjekjet e vazhdueshme për t'i shtuar bukuri trupit, nga ndjekjet e standardeve të imponuara, nga pangopësia e konzumerizmi, hixhabi është ngjitje në qiellin e thjeshtësisë.


E keni parasysh kur mendon për diçka dhe reagimi i parë është buzëqeshja? I tillë është mendimi im për hixhabin. Është një dashuri, një bardhësi e paskaj. Një lumturi që s’ka ndërprerje.
Është çlirim. Sepse, kur trupi mbulohet, shpirti çlirohet. Çlirohet zemra, mendja intelekti. Çlirohet vetëdija. Në një botë që me çdo kusht përpiqet ta prangasë shpirtin e mendjen njerëzore, veshja e hixhabit është sikur butësisht tërheq dorën nga këto pranga, se një shpirt i lirë nuk mund të mbahet me to.
Në një realitet që përpiqet të uniformizojë mendjet njerëzore, të neutralizojë të ndryshmet, të mënjanojë jokonformuesen, hixhabi është rebelim. Është shfaqje e guximshme e vetes, e identitetit të veçantë.
Në vorbullën e një industrie gjigande që mbetet gjallë nga dyshimet e grave për veten, nga përpjekjet e vazhdueshme për t'i shtuar bukuri trupit, nga ndjekjet e standardeve të imponuara, nga pangopësia e konzumerizmi, hixhabi është ngjitje në qiellin e thjeshtësisë.
Është një përkujtim për një të kaluar të lavdishme dhe nxitje për një të ardhme të ndritur. Është ëndërr për një botë që ruan shpirtin, që ruan zemrat e njerëzve. Ëndërr për një botë ku njerëzit dinë të shohin përtej të dukshmes, bukuritë e njëmendta.
Në një botë të fundshme, hixhabi është përkujtim i përjetësisë. I një realiteti pëtej perceptimit të mendjes së përbotshme. Eshtë përkujtim i një premtimi të shenjtë.
Mbi të gjitha të tjerat, hixhabi është Fjalë e Zotit tim, nga Shtatë Qiejt, për zemrën time.
Pas kësaj ka vetëm dashuri në te gjitha anët.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë