Hytbe për hixhretin


Falënderimet, madhërimet dhe adhurimet janë vetëm për Allahun xh.sh., Atë e falënderojmë, prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Paqja, shpëtimi dhe bekimi i Allahut xh.sh. qofshin mbi zotërinë tone Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjitha ata që ndjekin rrugën e tij gjer në Ditën e Gjykimit.

Të nderuar vëllezër xhematlinjë
Shumica prej nesh, kur përmendet hixhreti, gjëja e parë qe na bie ndërmend është hixhra ose shpërngulja e Pejgamberit s.a.v.s. dhe muslimanëve te parë nga Meka në Jethrib apo ne Medinen e sotme. Shumica prej nesh e dimë se si ka qene rrjedha e hixhretit, cila është arsyeja pse muslimanët e hershëm te udhëhequr nga Pejgamberi s.a.v.s. migruan nga Mekka në Medinë dhe çfarë ishte zhvillimi i mëtutjeshëm i Islamit. Megjithatë, ajo që është më pak e njohur, është se Hixhra nuk ka filluar me Muhamedin s.a.v.s. Po, hixhreti i Muhammedit s.a.v.s. dhe muslimaneve të parë, është hixhreti më i rëndësishëm dhe ngjarja e cila ishte kthesë e Islamit, ngjarje e cila pas saj ka ndodhur ringjallja dhe lulëzimi i islamit. Megjithatë, është fakt që Hixhreti ka qene pjesë integrale e udhëtimit të jetës tek të gjithë mbartësit e mesazhit të Perëndisë, gjegjësisht të dërguarve të Tij. Dhe jo vetëm te dërguarve të Tij, por edhe shumë popujve, qytetërimeve, civilizimeve.
Kështu, jeta e njeriut të parë dhe pejgamberit te parë të Zotit, Ademit a.s. ka filluar me Hixhret, që emigroi nga parajsa dhe u vendos në toke. Ai u largua nga ajo që është më e mirë, më e bukur, dhe qe është gjithmonshme, dhe u vendosën në tokën që është kalimtare.
Nuhu a.s., me anije e tij emigroi, duke ikur nga përmbytjet universale, duke ikur nga një vend ku njerëzit nuk donin t'i përgjigjeshin thirrjes së Allahut, që të vendoset, së bashku me besimtarët e tjerë, aty ku Allahu ia kishte caktuar.
Ibrahima.s., emigroi me Haxheren dhe birin Ismailin në tokën e shenjtë, drejte Mekkes, Haxherja dhe Ismaili u vendosen aty.
Musa a.s., emigroi duke ikur nga Faraoni, dhe duke u strehuar te Pejgamberi Shu`ajbi a.s. si, në Medjen, pastaj për herë të dytë bëni hixhret bashkë me popullin e tij Benu Israil, drejte tokës se premtuar, sërish duke ikur nga faraoni, për të kursyer popullin e tij nga vuajtjet dhe poshtërimet e me mëtejshme që për çdo dite i përjetonin.
Dhe në fund, hixhra më e rëndësishme që ndryshoi drejtimin e rrjedhjes se historisë botërore, hixhra - migrimi, prej te cilës ne e llogarisim vitin, e ky është Hixhreti i Pejgamberit te fundit Muhamedit s.a.v.s. i cili me muslimanët parë u larguan nga Mekka dhe migroi në Medinë. Siç kemi thënë, Migrimi është një pjesë integrale e shumë profetëve. Por, edhe e shumë kombeve, dhe qytetërimeve.
Migrimi në kuptimin e parë themelore është e zhvendosje. Kjo zhvendosje mund të jetë për shumë arsye. Arsyeja e parë është arsyeja fetare qe do thotë se njeriu në vendin ku jeton, nuk mundet ne mënyre te qete te zbatoje besimin e vet, nuk guxon të vinin në xhami, jetonin nën terror, dhe ushtrojhejë presion mbi ta për të braktisur besimin e tyre, etj ..
Kjo arsye ka qenë vendimtare për Muhamedin s.a.v.s. dhe shokët e tij që e kanë lënë Mekkën dhe u vendosën në Medinë. Ne e dimë mirë se idhujtarët, haptazi iu kundërvunë Muhammedit s.a.v.s. dhe sahabeve, e sulmuan, e disa shokë te tij i kane lidhur pet tokë dhe mbi ta kane vendosur gurë të nxehtë, që edhe Sumejjen nënën e Amar Ibn Jasirit e kanë vrarë etj.
Ka edhe nga ata që bëjnë hixhret për arsye materiale për t’u pasuruar dhe për t’u bërë të fuqishëm. Ne mund t’i quajmë ata "Muhaxhir ekonomik". Në këtë kategori renditen numri më i madh i njerëzve për të cilat populli ynë thotë: "Me strajcë në krah duke kërkuar kafshatën e gojës" Kësi “Muhaxhirësh ekonomik“ ka më së shumti. Njeriu duhet të kërkoj rrizkun dhe të shkoi pas saj, sepse në lëvizje është bereqeti.
Kështu pra, ekzistojnë motive apo arsyet të ndryshme për hixhret.
Edhe pse Hixhreti shumë shpesh folët dhe përfolët, ne nga hixhreti do të nxjerrim vetëm disa mësime dhe mesazhe, gjë që është edhe qëllimi i çdo ngjarjeje. Në fakt, shpesh keni dëgjuar deri tani për përshkrimin e hixhretit, e shumë pak flitet për mesazhet dhe mësimet që i nxjerrim nga kjo ngjarje, e në të vërtetë kjo është poenta e vet hixhretit. Sepse, çfarë dobie ka njohja e historisë, nëse ne nuk dimë ti shfrytëzojmë dobitë e saj.
Vet fjala Hixhr, në gjuhën arabe vjen nga folja Haxhere -juhaxhiru ose hexhere-jehxhuru që do të thotë të braktisësh – të largohesh diçka. Muslimanët e atëhershëm lanë gjithçka që me vite të tëra dhe me mund të madh e kishin tubuar – fituar. Hixhra apo migrimi në Medinë, për muslimanët paraqet një sfidë të vërtetë, të cilën muslimanët me imanin e tyre të fortë e kishin kapërcyer. Ndjenja kur të largohesh dhe të braktisësh të gjitha çka ke arritur dhe t’ua lësh të huajve është e hidhur, e atë njohin vetëm ata që e kanë shijuar në të kaluarën përmes agresioneve.
Pak para hixhretit, Muhamedi s.a.v.s. u përgatit, është angazhuar dhe përpjekur në planifikimin e udhëtimit, duke zgjedhur bashkudhëtarin dhe udhëheqësin, që na tregon se si myslimani duhet të kuptojë se çdo veprim duhet të planifikohet me mjeshtëri dhe analizë, në vend se të thuhet: “Allahu do të na japë dhe t’i injorojnë – anashkalojnë përgatitjet”. Këtë Muhammedi, a.s., modeli ynë, nuk e ka bërë.
Muhamedi s.a.v.s. i ka pritur pothuajse të gjithë muslimanët që të largohen nga Mekka, dhe pastaj është nisur me Ebu Bekrin r.a. për në Medinë, gjë që tregon qartë shqetësimin e tij për muslimanët e tjerë, që është karakteristikë e udhëheqësit të vërtetë, e ai, edhe pse ishte udhëheqës, qëndroi në Mekë me një pjesë të vogël të muslimanëve. Imagjinoni, Pejgamberi s.a.v.s., mbetet ndër të fundit.
Së fundi, vëllezërit e mi, mësimet dhe mesazhet e Hixhretit edhe sot e kësaj dite janë ende aktuale. Hixhreti - Migrimi është shumë më tepër se një ngjarje dhe moment historike, ajo e tejkalon atë kuptim.
Kur në një rast e pyetën Pejgamberin s.a.v.s. se si mund të arrijmë në shkallën Muhaxhirëve, Pejgamberi ynë i dashur është përgjigjur:
"Muhaxhir është ai që lë çdo gjë që Allahu e ka ndaluar, dhe e pranon atë që është urdhëruar. "
Pra , Hixhreti për ne sot është të braktisim, të lëmë të gjithë ato që Allahu nuk i pëlqen, i urren, e ne forte mire e dimë se çfarë nuk e pëlqen Krijuesi ynë, e t’i afrohemi të gjitha atyre që Krijuesi ynë i do.
Nëse kështu, ne e kuptojmë domethënien dhe në praktikë e aplikojmë domethënien e hixhretit, atëherë kemi arritur shkallën e Muhaxhirëve, që nuk është e vogël apo e pavlefshme.
Pra, secili prej nesh mund të bëjë Hixhret edhe sot, ashtu që të ndalet nga veprat e këqija, imoraliteti dhe nga çdo gjë që Allahu e urren, dhe të jemi më afër për të bërë vepra të mira. Allahu na bëftë nasib. Amin.



Esat ef.Rexha


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)