Ka nisur mësimin online gjenerata IX në kuadër të Akademia e Studimeve PNFBI

Ka nisur mësimin online gjenerata IX në kuadër të Akademia e Studimeve – Programi Njohës me Fenë dhe Bashkësinë Islame, si projekti kryesor i arsimit fetar që zhvillohet në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame Ferizaj nga zyra e përgjegjësit për arsim – mualimit, pranë këtij këshilli.

Për shkak të rrethanave pandemike me rekomandime të kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës mësimi me gjeneratën e radhës i paraparë të mbahet në klasë, kësaj radhe po zhvillohet prej distancës.

Ky projekt ka nisur me 3 tetor të vitit 2017 me 6 grupe që kanë mësuar në klasë dhe 2 grupe nga distanca dhe është nga programet e para fetare që kanë nisur mësimin digjital nga shtëpia, duke ju ofruar kështu një mundësi të rinjve dhe rejave që ose punojnë, studiojnë por edhe atyre që s’mund të lëvizin nga shtëpia për rrethana të ndonjë sëmundje.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë