Pastërtia dhe mbrojtja e shëndetit sipas Islamit


Mjekësia në vendet myslimane ka qenë në nivel të lartë dhe qysh në shekullin e 9-të fillojnë të formohen shoqatat e mjekëve për hulumtimin dhe zbulimin e barnave kundër sëmundjeve të ndryshme, ndërsa nëpër qendrat kryesore themelohen spitalet për sëmundjet e përgjithshme si dhe spitalet e veçanta për sëmundje ngjitëse.
Feja Islame i ka kushtuar rëndësi të madhe si edukimit shpirtëror ashtu edhe atij trupor. Në bazë të principeve të saj, jemi të detyruar që ta ruajmë shpirtin nga mëkatet - gjynahet, kurse trupin nga ndyrësirat e ndryshme. Pastërtia është një nder kushtet kryesore për mbrojtjen e shëndetit. Zoti i madhërishëm në Kuran a.sh. ka thënë: "Me të vërtetë Zoti i do ata që pendohen (nga mëkatet), dhe i do ata që i kushtojnë rëndësi pastërtisë". Ndërsa Muhamedi a.s. pastërtinë e ka numëruar si pjesë përbërëse të fesë, në lidhje me këtë ai ka thënë: “Pastërtia është pjesë e besimit - fesë" dhe: "Pastërtia është gjysma e besimit ... " ngase ai që nuk është i pastër nuk mund të falë namaz, të lexojë Kur’an etj.
Çdo mysliman dhe myslimane janë të obliguar për t'i falur pesë kohë të namazit brenda 24 orëve. Nder kushtet kryesore pa të cilat nuk mund të hyhet në namaz janë: Marrja e abdesit dhe duhet t'i kemi të pastra trupin, rrobat dhe vendin ku falemi. Zoti xh.sh. ka thënë: "O ju besimtarë kur të ngriheni për të falur namazin, lajini fytyrat tuaja dhe duart deri në bërryl, lëmoj eni kokën dhe lani këmbët deri në zog, kurse, nëse jeni të papastër, pastrohuni (tërë trupin)." (El Maide, 6).
Përveç zbatimit të një detyre të rëndësishme fetare; pastrimi i trupit ka një dobi të madhe për shëndetin e njeriut. Prandaj çdo besimtar e besimtare pas marrëdhënieve intime bashkëshortore janë të obliguar që t'i pastrojnë mirë gojën, hundën dhe tërë trupin. Ndryshe, së paku një herë në javë është sunet të pastrojmë trupin; posaçërisht ditën e xhumasë-të premten. Në lidhje me këtë, Muhamedi a.s. ka thënë :"Çdo mysliman e ka për obligim ndaj Zotit për t'u pastruar në çdo 7 ditë duke larë kryet dhe trupin e tij". Me një rast tjetër ai ka thënë: "Të larët ditën e xhuma është obligim për çdo mysliman që është moshërritur".
Ndërkaq femrat janë të detyruara që të pastrohen edhe pas zakoneve mujore dhe atyre pas lindjes se fëmijës. Me rastin e marrjes se abdesit duhet t'i pastrojmë duart duke i fërkuar në mes gishtave, gojën, duke i pastruar dhëmbët me misvak- brushë ose së paku me gishta, hundën deri në brendësi, fytyrën, krahët deri mbi bërryla dhe duhet t'i jepet mes'h kokës duke e përshkuar me dorë të lagur, duhen pastruar veshët, qafa dhe këmbët deri mbi nyje. Prandaj në marrjen e abdesit janë përfshirë të gjitha ato gjymtyrë të trupit të cilat janë të zbuluara dhe janë në kontakt me objekte të ndryshme gjatë punës dhe që njëkohësisht edhe përlyhen shpesh.
Muhamedi a.s. higjienës i ka kushtuar kujdes të posaçëm, ai përveçqë ka qenë shembull vetë, me shumë hadithe ka këshilluar se si duhet të mbahet pastërtia. Mes të tjerash, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Rregullat e natyrshme janë dhjetë: prerja e mustaqeve, lëshuarja e mjekrës, të bërët synet, të përdorurit e misvakut- brushës, pastrimi i hundës, prerja e thonjve, pastrimi mes gishtave, pastrimi i nënsqetullave, të rruarit e vendeve të turpshme, marrja taharet-pastrimt me ujë pas kryerjes së nevojave fiziologjike.”
Muhamedi a.s. ka pasur mustaqe dhe mjekër, njëkohësisht ai është interesuar për mirëmbajtjen e tyre. Mustaqet i ka prerë rregullisht dhe nuk ka lejuar qe t'i kalojnë buzën e epërme domethënë i ka prere sa i është parë të kuqtë e buzës, kurse mjekrën e ka pasur të gjatë sa e kap me grusht, tepricën e ka shkurtuar. Shokët e tij tregojnë se ai e ka pasur zakon që të mbajë me vete krehër, pasqyrë, gërshërë dhe erë të mirë-misk. Me një rast kur ka parë njërin me flokë të çrregulluara ka thënë: a thua ky nuk ka pasur me çka t'i rregullonte flokët e tij?!
Islami çështjes se synetisë i ka kushtuar rëndësi të madhe. Edhe pse është një akt fetar në përgjithësi, ajo ka karakter higjienik andaj është e dobishme për mbrojtjen e shëndetit të njeriut nga sëmundjet e ndryshme. Mjekësia e kohëve të fundit është duke i kushtuar asaj rëndësi të posaçme saqë në disa vende të Perëndimit kanë filluar për t'i bërë synet fëmijët e porsalindur nëpër spitale. Pastrimi i dhëmbëve ka një rëndësi të posaçme për shëndetin e njeriut, sepse nga mbeturinat e ushqimit mes dhëmbëve mund të formohen mikrobe të ndryshme, të cilat i shkatërrojnë dhëmbët dhe i sjellin edhe pasoja të tjera të dëmshme. Muhamedi a.s. pastrimit të dhëmbëve me misvak që sot mund të zëvendësohet me brushë, i ka dhënë rëndësi të veçantë andaj në lidhje me këtë ai ka thënë: "Sikur të mos e rëndoj a ymetin tim, kisha për t'i urdhëruar që ta përdorin misvakun për pastrimin e dhëmbëve me rastin e çdo namazi".
Si në punë, si për nevoja të tjera njeriu më së tepërmi shërbehet me anë të duarve, prandaj edhe më së shumti përlyhet, edhe mund të infektohet me anën e tyre e sidomos me rastin e të ushqyerit. Në lidhje me këtë Muhamedi a.s. ka urdhëruar për t'i larë duart para ngrënies së bukës dhe pas saj. Në pastrimin e duarve hyn edhe prerja e thonjve, ngase mosprerja e tyre shkakton grumbullimin e mbeturinave dhe formimin e mikrobeve te ndryshme. Thonjtë jemi të obliguar që t'i presim një herë në javë. Nder masat për mbajtjen e higjienës personale që u theksuan më lart në hadi th in e Pejgamberit a.s janë edhe mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat dhe vendet e turpshme në çdo 40 ditë, si dhe pastrimi me ujë (të marrët taharet) pas kryerjes se nevojave fiziologjike.
Përveç pastërtisë së trupit, Islami na ka urdhëruar që t'i mbajmë të pastra edhe rrobat. Zoti xh.sh ka thënë: "Dhe rrobat tuaja pastroj". Muhamedi a.s. në veshmbathje ka qenë modest, por gjithnjë i rregulluar dhe i pastër. Rrobat duhen ruajtur sidomos me rastin e urinimit, ngase Muhamedi a.s ka thënë:" Ruajuni me rastin e urinimit, se shumica e ndëshkimit në varr rrjedh prej tij". Me një rast Muhamedi a.s. kur e ka parë një njeri me rroba të përlyera ka thënë: A thua ky nuk ka pasur ujë që t’i pastroj rrobat e veta?! Pastrimi i trupit dhe i rrobave sipas udhëzimeve të Islamit nuk duhet të behet vetëm formalisht me përdorimin e ujit, por duhen fërkuar mirë duke përdorur mjetet pastruese përkatëse p.sh. sapun, shampon etj.
Shëndeti për njeriun është një begati shumë e vlefshme, andaj e kemi për detyrë që ta çmojmë dhe ta ruajmë nga të gjitha ato gjëra që shkaktojnë dëmtimin dhe shkatërrimin e tij. Zoti xh.sh në Kuran a.sh. ka thënë: "Mos e hidhni vetveten në rrezik. .. " (El Bekare, 195).
Islami na ka lejuar përdorimin e të gjitha llojeve të ushqimeve dhe të pijeve që janë të pastra dhe të dobishme për organizmin tonë, kurse na i ka ndaluar ato që janë të ndyra dhe të dëmshme për shëndetin tonë. N der gjërat e ndaluara rreptësishtë janë: pijet alkoolike, droga, mishi derrit, mishi i shtazëve të ngordhura etj. Mbi dëmet e mëdha që i shkaktojnë njeriut pijet alkoolike dhe mishi i derrit, atë që e ka thënë feja Islame para 14 shekuj e gjysmë sot mjekësia shkencërisht është duke vërtetuar. Edhe përdorimi i pijeve të lejueshme duhet të jetë me masë për shkak se edhe nga teprimi i tyre organizmi i njeriut mund të pësoj dëme. Andaj nëse dëshirojmë që të jemi të freskët shpirtërisht dhe të shëndoshë fizikisht, duhet të jemi të matur gjatë përdorimit të ushqimit. Zoti xh.sh. me këto fjalë të Kuranit ka thënë: "Dhe hani e pini (nga gjerat e lejueshme), por mos e teproni se me të vërtetë Zoti nuk i do ata që e teprojnë (që hanë e pinë tepër)". (El Araf, 31).
Në lidhje me këtë, Muhamedi a.s. ka qenë shume preciz, asnjëherë nuk ka ngrënë para se të jetë i uritur dhe kur ka ngrënë nuk është ngopur. Ai ka porositur që 1/3 e lukthit të plotësohet me bukë, 1/3 me ujë dhe 1/3 të rezervohet për frymëmarrje të lirë. Me një rast, gjithashtu ai ka thënë:
"Ftohni ushqimin, se ka më tepër bereqet ". Prandaj ushqimi i nxehtë, jo vetëm që është i papëlqyeshëm, por është edhe i dëmshëm për organizmin.
Sëmundja është armiku më i madh i shëndetit të njeriut, andaj, nëse ajo paraqitet, duhet të merren masa sa më urgjente për evitimin e saj. Nga aspekti fetar, me rastin e sëmurjes, jemi të obliguar që të bëjmë kontrollimin mjekësor dhe r'i sigurojmë barnat për shërim. Usame ibni Sherik tregon se me një rast erdhën te Pejgamberi a.s. disa beduinë (banorë të shkretëtirës) dhe i thanë: O i Dërguari i Zotit, në qoftë se sëmuremi a duhet të mjekohemi, Muhamedi a.s. u tha: "Mjekohuni se Zoti nuk ka krijuar asnjë sëmundje që nuk ia ka krijuar ilaçin me përjashtim të plakjes dhe vdekjes".
Nga kjo mund të kuptojmë se nuk ka sëmundje të pashërueshme me përjashtim të dy proceseve të natyrshme, pleqërisë dhe vdekjes, të cilat nuk kanë ilaç. Me një rast tjetër, Muhamedi a.s ka thënë: "Çdo sëmundje ka ilaç dhe kur ilaçi ia qëllon sëmundjes, ai shërohet me emër të Zotit". Edhe nga kjo thënie e Pejgamberit a.s. kuptohet se çdo sëmundje ka ilaç, vetëm duhet të përpiqemi për ta gjetur ilaçin që i përgjigjet sëmundjes ekzistuese, duke mos humbur shpresën asnjë moment për shërim duke na shoqëruar bindja se do të bëhet vetëm ashtu siç e ka paraparë dhe caktuar Zoti xh.sh ..
Me rastin e sëmurjes se Sad ibni Ebi Vekkasit, tregohet se Muhamedi a.s ka kërkuar intervenimin e mjekut Harith (i cili ishte idhujtar) për ta mjekuar. Ai nuk u shërbye vetëm me ndonjë dua-lutje të posaçme edhe pse ishte i Dashuri i Zotit, por kërkoi që ta kontrollonte mjeku. Sipas parimeve të Islamit, të qiturit fall, shkrirja e plumbit, vizita e tyrbeve duke kërkuar ndihmë nga ai qe gjenden i varrosur në to, me qëllim të shërimit me rastin e ndonjë sëmundjeje; rreptësishtë janë të ndaluara. Ngase Kurani nuk ka zbritur si mjet për t'u shkruar njerëzve të sëmurë dhe shtazëve, por ka zbritur si ligj dhe program jete për njerizimin. Islami porosit që së pari të kërkojmë ndihmë nga Zoti xh.sh e pastaj nga njerëzit që kanë specializuar në degën e mjekësisë e jo që të kërkojmë ndihmë nga njerëzit e vdekur dhe falltarët që mashtrojnë njerëzit. Mjerisht edhe pse i takojmë fesë me të logjikshme në botë dhe jetojmë në shekullin e atomit, përsëri ka myslimanë të cilët shërbehen me këto zakone primitive. Muhamedi a.s tregohet se me një rast ka thënë se nuk është e lejueshme për të jetuar-banuar me një vend në të cilin nuk ka mjekë dhe gjykatës-sundues.
Ata njerëz që vuajnë nga sëmundje ngjitëse duhet të izolohen nga të shëndoshët, enët e ushqimit dhe të pijes duhet t'i kenë të posaçme dhe ata që u shërbejnë duhet të kenë kujdes që të mos infektohen prej tyre. Zoti xh.sh ka thënë "O ju besimtarë, merrni masat për mbrojtjen tuaj". (En Nisa, 71).
Kurse Muhamedi a.s ka thënë: " Fol me atë që është i sëmurë nga gërbula -sërnundja ngjitëse me një largësi mes vete sa një shigjetë (rreth 1 metër e gjysmë). Me një rast tjetër, ai ka thënë: "Kur të dëgjoni se është paraqitur murtaja (sëmundja ngjitëse) në një vend mos hyni në të, kurse në qoftë se ndodheni në atë vend, mos dilni prej tij!"
Omeri r.a duke udhëtuar me një pjesë të ushtrisë për në Sham (Siri) dëgjoi se ishte paraqitur murtaja atje, andaj vendosi që të kthehej. Me këtë rast, dikush prej shokëve i tha: "A po ik prej caktimit të Zotit ? Ai iu përgjigj" Po iki prej caktimit të Zotit në caktimin e Zotit ". Prej këtyre fjalëve të Omerit r.a kuptohet qartë se si shkaqet e sëmundjeve ashtu edhe masat mbrojtëse janë të parapara nga ana e Zotit xh.sh. Muhamedi a.s nuk është kujdesur vetëm për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, por është interesuar edhe për shtazët, andaj me një rast ka thëne: "Mos të përzihen devetë e sëmura me të shëndoshat!"
Nga kjo që u theksua deri këtu, mund të konkludojmë se masat që i ka paraparë feja islame para 14 shekujve e gjysmë në lidhje me mbajtjen e pastërtisë, mbrojtjen e shëndetit dhe të mjekimit janë në përputhje të plotë me udhëzimet dhe këshillat e mjekësisë bashkëkohore. Rregullat për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e shëndetit, myslimanët qysh nga fillimi i kanë zbatuar edhe në jetë. Kur në Evropë mospastrimi i trupit gjatë tërë jetës është konsideruar në pikëpamje fetare si vepër e lëvdueshme, myslimanët jo vetëm në çdo shtëpi por në çdo dhomë të fjetjes kanë pasur hamamxhikë (banjo të vogla) për t'u pastruar, ndërsa në shumë qytete kanë ndërtuar hamame - banjo publike për pastrim të posaçëm. Gjithashtu mjekësia në vendet myslimane ka qenë në nivel të lartë dhe qysh në shekullin e 9-të fillojnë të formohen shoqatat e mjekëve për hulumtimin dhe zbulimin e barnave kundër sëmundjeve të ndryshme, ndërsa nëpër qendrat kryesore themelohen spitalet për sëmundjet e përgjithshme si dhe spitalet e veçanta për sëmundje ngjitëse. Ndërkaq, Evropa as në shekullin e 14-të nuk ka pasur spitale as që ka ditur për masat preventive kundër sëmundjeve ngJ1tese, prandaj në atë kohë me miliona njerëz kanë vdekur nga murtaja. Rregullat e higjienës dhe bazat e mjekësisë Evropa më vonë i ka marrë nga ana e myslimanëve.



Hajrullah Hoxha
TakVim-Kalendar për vitin 1978, bot. Shoqata e Ylemave në Prishtinë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës