Perla të urtësisë.


Në çka shikon zemra jote?

Shpesh pikëllohemi për shkak se fokusohemi në gjëra të gabuara. P.sh. nëse kemi gabuar, ne fokusohemi në mëkat e jo tek i Gjithëmëshirshmi. Nëse jemi të thyer, ne fokusohemi në thyerje e jo në El-Xhebbarin, Ai i Cili përmirëson. Nëse na dhemb diç, ne fokusohemi në plagën e jo në Atë i Cili i shëron të gjitha plagët. Nëse jemi të frikësuar, ne fokusohemi në frikë në vend të Mbrojtësit. Nëse ballafaqohemi me problemin, ne e shohim problemin e jo Atë që mund ta zgjidh problemin. E shohim luanin e jo dresuesin e luanit. Ne e shohim jopërsosmërinë e dynjasë, por jo përsosmërinë e Allahut. Ne shohim gjërat e menjëhershme, por jo edhe të nesërmen. Shohim pemën, por jo edhe frutat, shohim gjembin, e jo trëndafilin. Tërë dhembja jonë, pikëllimi ynë, pashpresa jonë, janë rrjedhë nga shikimi në krijim në vend të Krijuesit. Pyetni në çka shikon zemra juaj.


* * *


Nëkërkim të Xhennetit


Pjesën më të madhe të jetës sonë e kalojmë në përpjekjen që të balancojmë në mes momenteve të rënda dhe të lehta. Në anën tjetër jemi mësuar që me qenë në rrugën e Drejtë nuk është lehtë dhe se ajo është e mbushur me sprova dhe kërkon sakrifica.
Mirëpo, në anën tjetër ne si qenie njerëzore vazhdimisht anojmë kah ajo që është më e lehtë. Atë që kemi kuptuar është se në këtë rrugë gjithmonë ka sprova, nxitje dhe testime. Ndonjëherë ka momente të vështira dhe fortuna. Por, me dëshirën e Zotit mu në këto sprova për ty fshihet lehtësia. Ai i cili kërkon strehim tek Allahu, është i shpëtuar edhe kur sprovat janë më të rënda.
Jashtë ndoshta bie shi, por brenda strehës së Allahut është terur. Jashtë ndoshta bubullon, por brenda teje është paqe dhe qetësi. Bile edhe zjarri më i madh në jetën tënde mund të bëhet i ftohtë dhe shpëtimtar sikur ishte për Ibrahimin a.s.
D.m.th. tek ne qëndron. Qëndrimi ynë është i gabuar, ngase përpiqemi ta bëjmë Xhennetin në dynja. Por, një gjë e tillë është e pamundur. Duhet që ta korrigjojmë shikimin tonë në jetë në këtë botë. Xhenneti apo jeta e qetë në dynja mund të ekzistojë vetëm në shpirtin e njeriut.
Xhenneti juaj është në ju dhe askush nuk mund t’ua rrëmbejë. Dhe as një stuhi, as shiu nuk mund t’i bëjë asgjë. Për këtë, punoni në atë që ta ndërtoni këtë Xhennet dhe përpiquni të hyni në këtë Xhennet dhe do ta keni Xhennetin në dynja dhe ahiret.
“E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete.” (Er - Rrahman, 46)


* * *


Mesazhi i Pejgamberit s.a.v.s., për ata që nuk e kanë parë, por e pasojnë


Është vështirë të jetojmë aq larg nga njeriu që e duam aq shumë . . .
Është vështirë pa e parë fytyrën e tij të bekuar apo pa e ndier aromën e ëmbël me të cilën ishte i njohur.
Është vëshirë pa e dëshmuar ndaj mëshiruesit të njerëzve. Vështirë është që asnjëherë nuk do ta dëgjojmë zërin e tij të bukur duke lexuar Kuran.
Por, mbi të gjitha vështirësitë është a thua ai do të donte sikur të na njihte?
Frymoni lirshëm, ai ju do më tepër sesa mund të paramendoni. Ne e dimë që marrëdhënia mes Pejgamberit tonë të dashur s.a.v.s. dhe sahabëve të tij ka qenë marrëdhënie unikale. Ata e kanë dashur shumë, por edhe ai i ka dashur ata shumë. Ata e përkrahën në moment më të vështira dhe ishin të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetët e tyre.
Pejgamberi ynë i dashur s.a.v.s. disa ditë para fatkeqësisë më të madhe të kalimit të tij nga kjo botë, duke ecur ngadalë në mesin e sahabëve i tha fjalët që zemrën e secilit musliman do ta mbush me gëzim dhe kënaqësi. Ai u tha: “Do të doja sikur të takoja vëllezërit e mi.”
Sahabët e hutuar e pyetën: “A nuk jemi ne vëllezërit e tu?”
Ai u përgjigj: “Ju jeni sahabët e mi, vëllezërit e mi janë ata që do të më besojnë mua e nuk më kanë parë.”
Allahu ekber! Ai është përmalluar të na njoh neve. Zemra e tij ka qenë e mbushur me dashuri ndaj nesh, ndaj atyre që do t’i besojnë atij e nuk e kanë parë dhe nëse një gjë e dimë me siguri se dashuria e tij nuk ka qenë sipërfaqësore. Nuk ka ndjenjë më të madhe në këtë botë se të dashuroni dhe kjo dashuri t’u kthehet, e tani paramendoni që e doni krijesën më të mirë dhe e dini faktin që kjo dashuri do t’u kthehet. Elhamdulil-lah.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës