Lopa dhe brenga e saj


Në një livadh të gjelbër, jetonte një lopë e vetmuar e cila tërë ditën hante bar deri në mbrëmje, kur fryhej dhe bëhej e trashë.
Por, gjatë natës dobësohej nga brenga, sepse mendonte: “Çfarë do të ha nesër?”
Në mëngjes, livadhi i gjelbër, bari i rritur dhe lopa me oreks dhe lakmi hante.
Në mbrëmje trashej, por natën përsëri e kapte paniku dhe ethet duke menduar: “Çfarë do të ha nesër?”
Kështu, lopa veproi vite të tëra. Furnizimi nuk i mungonte fare, asnjë ditë, asnjë moment, por gjithmonë natën e mundonte brenga: “Çfarë do të ha nesër? E mjera unë, çfarë do të ndodh nëse mbaron ushqimi?”

Të dashur lexues...
Lopa është nefsi ynë, ndërsa livadhi është dynjaja, në të cilën nefsi dobësohet nga frika e shujtës ditore.
Vazhdimisht nefsi mendon: “Çfarë do të ndodh nesër? Nga do të ushqehem?”
Lëreni të kaluarën, shikoni të ardhmen, mos u bëni rob të nefsit, sepse ai është i pangopur dhe i pakënaqur, ndërsa nafaka juaj është e garantuar.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë