Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!” PO, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” (Zumer: 9)


Vërtet Allahu xh.sh dëshiron t'i pajisë besimtarët e tij me armë të forta, në mënyrë që ata të jenë të palëkundur dhe stoikë para çdo sfide e pengese që mund t'ua vendosin atyre jobesimtarët. Dhe për ta, ndër armët më të forta, ai bëri diturinë, shkencën.
Ai përmes librit të Tij, Kuranit famëlartë, na nxit që çdo gjë që na rrethon ta shikojmë dhe ta vështrojmë në mënyrë studioze që të bindemi për vërtetësinë dhe pashmangshmërinë e ekzistencës se Allahut xh.sh. Kurani u tërheq vëmendjen intelektualëve për gjërat më të bukura, të cilat, me madhështinë dhe bukurinë e tyre, ndikojnë në mënyrë edukative dhe fisnikëruese.
Ai paraqet pamje të bukura në çdo kënd të gjithësisë, në tokë, në qiell, në ujë, madje edhe në veten tonë dhe rregullisht thekson se aty ka shenja për ata që mendojnë.
Andaj, Allahu xh.sh mu për këtë, në shumë ajete e konfirmon dhe e thekson përparësinë e diturisë. Ndër ato ajete, është edhe ky: ''A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mesim.”(1)
Po ashtu, edhe i Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s na nxit për dituri duke na thënë: "Kush niset në rrugë që të kërkojë dituri, Allahu do t'ia lehtësojë rrugën për në xhenet".(2)
I çuditshëm është fakti se disa dëshirojnë që ta vënë në gjumë të përjetshëm intelektin njerëzor në emër të ndonjë përkushtimi të verbër duke thënë se është mëkat të logjikosh dhe të srudiosh ligjet natyrore dhe të përzihesh në fuqinë e Allahut xh.sh. A thua vallë ta kalojmë jetën pa i shijuar ëmbëlsirë e natyrës dhe të mirat e kësaj bote, pa u ngazëllyer e mahnitur me krijuesin e tyre?!
Krijuesi, në të parën fjalë me të cilën na është drejtuar, thotë: "Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)."(3)
Nga kjo shohim qartë se Urtësia Absolute e Krijuesit dëshiron që njeriu ta ndezë ngazëllim in e dhuruar të mendjes dhe ta shndërrojë atë në rreze dhe dritë të shpirtit.
Prandaj, zhvillimi dhe përparimi i in-telekrit njerëzor është qëllimi më i lartë i Kuranit, do të thotë i Islamit. Kështu që hidhet poshtë çdo ide që të shtyn të mendosh se Kurani i frikësohet shkencës apo mendjes së shëndoshë.
Ajo që njeriun e bën njeri të ndershëm dhe vazhdimisht e ngre në të gjitha nivelet shpirtërore dhe fizike, është mendja e tij si dhuratë e Allahut xh.sh nga thesari i Tij i pashtershëm.
Mendja është syri shpirtëror i njeriut dhe ky sy duhet të jetë i hapur para ve-
prës së Allahut xh.sh dhe para natyrës (shkencës) si libër i pashkruar i Tij.
Është kështu, sepse çdo vepër, me dëshirë dhe pa dëshirë, të drejton nga krijuesi-autori i saj, kjo është në natyrën e çdo njeriu dhe s'ka si mohohet. Për këtë ne kënaqemi me bukurinë që na rrethon dhe, sa më shumë që ne thellohemi në shkencë dhe në arsimim (dije), aq më shumë do të madhërojmë Allahun xh.sh, duke e ditur se dija e Tij është e pakufishme dhe ka përf-shirë çdo gjë, ndërsa dituria jonë është shumë e kufizuar dhe relative.
Prandaj, njeriu, kur përparon në shkencë e arsimim dhe arrin kufijtë e mundësive të veta intelektuale, është e natyrshme të mos tregojë mendjemadhësi dhe të mos mbivlerësoj ë vetveten dhe dijen e tij.
Prandaj, dijetarët dhe shkencëtarët më të mëdhenj janë më modesrët, Kjo dëshmohet edhe me shkencëtarin (filozofin), i cili ka thënë: "E di vetëm atë se nuk di asgjë".(4) Nëse ky fakt pohon diçka, pohon, nga ana e vet, fjalën e Allahut xh.sh, i Cili thotë: "Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, Allahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës."(5)
Pra, kështu Kurani ka mbetur për njerëzimin ai që ka qenë dhe do të jetë gjithmonë mrekulli, në fshehtësitë e të cilit mund të depërtojë njeriu vetëm atëherë kur do t'i afrohet më shumë Allahut xh.sh . Ai do të mbetet gjithmonë pararendës i shkencës dhe forcë lëvizës e intelektir njerëzor.
Po e përfundoj këtë shkrim me lutjen kuranore, ku Allahu xh.sh thotë: "Dhe thuaj: Zoti im, ma shto diturinë!"(6)


__________
1. Zumer: 9
2. Transmeton Muslimi
3. El-Alak : 1
4. https://sq.wikipedia.org/wiki/Sokrati
5. El-Fatir: 28
6 Ta-ha:114


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë