“Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përroska, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryrë lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu Allahu e sqaron shembullin e të vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kështu i sjell shembujt Allahu.” (Er-Ra’d, 17)

Shembulli nënkupton sjelljen në vëmendje të modelit që i pasqyron cilësitë e brendshme, ose gjendjet e personave a të grupeve të denja dhe jo të denja, ku fuqia e imagjinatës përdoret në mënyrë të mirë, duke folur për gjërat që i formojnë bazat e sjelljes së njeriut. Përmes këtij pasqyrimi paraqiten, në nivel të standardit, bukuritë, shëmtitë dhe imazhet e njerëzve (si mendim i tyre).
Kurani në këtë drejtim, ndërkaq, ka ardhur deri te mbinatyrshmëria. Këtu do t‘i përmendim llojet e shembujve dhe për secilin prej tyre do të japim ilustrimin nga Kurani:

1. Konceptet mendore që janë të paraqitura në formën shqisore

Kurani jobesimtarët që nuk janë të pranuar nga Zoti i Lartësuar, të cilët nuk do ta arrijnë lumturinë e botës së përtejme, i paraqet dhe i përshkruan në
dy mënyra:
a) sikur ata që presin të pikëlluar para dyerve qiellore, kurse dyert para tyre janë të mbyllura;
b) sikur ata të cilët e japin mundin në punën e pamundur, sikur prova që litari i trashë të futet në vrimën e gjilpërës.
“Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhenet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët.” (ElA’raf, 40)

2. Mishërim i gjendjeve mendore dhe shpirtërore

Kurani ata që i kishin mjetet e njohurisë në dispozicion i paraqet dhe i pasqyron si persona të cilët nuk kanë asnjë mjet për udhëzim, prandaj, si pasojë e kësaj, ata kanë një jetë të vështirë:

“Dhe lexoju atyre tregimin e atij që ia patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburve. E sikur të donim Ne, do ta ngrinim lart me atë (dituri), por ai nuk iu largua tokës (Dynjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë, ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i atyre që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfeja tregimet (ummetit tënd), në mënyrë që ata të mendojnë.” (El-A’raf, 175-176)

3. Ilustrimi i shembujve të lidhur me njerëzit

Në Kuran janë paraqitur shembuj të njerëzve, siç janë njerëzit kokëfortë që i rezistojnë të vërtetës nga stimulime të kota dhe të pavlera, në injorancë:
“Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t’i shihnin engjëjt e fshehtësitë), ata gjithqysh do të thonë: “Neve na janë ndalë sytë (të parit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur.” (El-Hixhr, 14-15)

Ose shembulli për besimtarët dhe jobesimtarët në ajetin kuranor:

“Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përroska, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryrë lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, Allahu e sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kështu i sjell shembujt Allahu.” (Er-Ra’d, 17)

Ibn Ebi Hatim transmeton përmes Ali bin ebi Talhas nga Ibn Abasi (r. a.): „Ky shembull që përmend Allahu i përfshin zemrat e njerëzve të cilat besojnë vendosmërisht (jekin) dhe të cilat dyshojnë (shekk). Kështu, pjesa e ajetit hidhet si mbeturinë paraqet dyshimin, kurse pjesa tjetër e ajetit ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë paraqet besimin (jekin).” Ai thotë: „Me këtë shembull Allahu e përshkruan besimtarin dhe jobesimtarin.“

Ose shembulli tjetër si në vijim:

“Me lejen e Allahut toka e mirë mbin bimët, e ajo që nuk është kualitative, ajo nuk mbin ose vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i radhisim argumentet Tona për ata që falënderojnë.” (El-A‘raf, 58)

Ibn Ebi Hatim transmeton përmes Ali bin ebi Talhas nga Ibn Abasi (r. a.):

„Me këtë shembull Allahu e përshkruan besimtarin dhe jobesimtarin: besimtari është i mirë, i frytshëm dhe vepra e tij është e mirë dhe e frytshme; jobesimtari është i keq, jo i frytshëm dhe si e tillë është edhe vepra e tij.“

Ose shembulli për munafikët (dyfytyrëshit):

“Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndez një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, Allahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin. (Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe). Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata i vënë gishtat në veshët e tyre. Po Allahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t’i shpëtojë askush). Vetëtima gati ua merr të parit dhe, sa herë që ajo u bën dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte Allahu, do t’ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të parit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtet, Allahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.” (El-Bekare, 17-20)

Ibn Ebi Hatim transmeton përmes Ali bin ebi Talhas nga Ibn Abasi (r. a.)

„Ky është shembull të cilin Allahu ua kishte përmendur munafikëve. Janë mburrë me Islamin, ashtu që myslimanët ishin martuar me ta, janë trashëguar në mes vete dhe kanë ndarë pre të luftës, por kur kanë vdekur, Allahu ua kishte marrë krenarinë e tyre ashtu sikur i merret drita njeriut.“

Pasqyrimi i ngjarjeve aktuale

Në Kuran, përveç shprehjeve, përshkruhen edhe gjendjet, personalitetet, ngjarjet dhe fushëbeteja të luftërave, kështu që lëvizjet në ngjarjet janë trup dhe të paraqitura qartazi, e si shembull mund të përmendim ngjarjen me aleatët (Beteja në Hendek), në të cilën shfaqet qartë fitorja e plotë e myslimanëve, humbja e hapur e paganëve, si dhe të gjitha lëvizjet e jashtme dhe reagimet e brendshme të personave dhe grupeve, prandaj është e mundur të dëshmohet në të gjitha ngjarjet dhe ndodhitë, dhe t’I ndiejmë për së afërmi:

“O ju që keni besuar, përkujtojeni të mirën e Allahut ndaj jush, kur juve u erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e Allahu e shihte atë që ju vepronit.ej së poshtmi, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për Allahun. Atje, në atë vend qenë sprovuar besimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thoshin: “Allahu dhe i dërguari Tij nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!” Dhe kur një grup prej tyre thanë: “O banorë të Jethribit, nuk
ka qëndresë për ju, ndaj kthehuni!” E një grup prej tyre kërkonin lejen e Pejgamberit, duke thënë: “Shtëpitë tona janë të pambrojtura!” Edhe pse ato nuk ishin të pambrojtura, në realitet ata nuk donin tjetër, por vetëm të iknin.” (El-Ahzab, 9-13)

5. Pasqyrimi i cilësive objektive

Edhe një lloj tjetër i shembujve në Kuran është paraqitja e cilësive objektive, gjërat të cilat kanë një ekzistencë të jashtme ose objektive. Në Kuran, edhe paraqitja e bukurive dhe paraqitja e shëmtive, ose ndikimi pozitiv dhe negativ i gjërave, janë dhënë mirë. Ndër të tjera, në lidhje me jetën e kësaj bote dhe mosekzistimin e saj thuhet:

“E ti (Muhamed) paraqitjua atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet, saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për çdo send.” (ElKehf, 45)

Kurani e ka krahasuar jetën në këtë botë me shiun që ngjall, i cili është shkaku i ngjalljes së tokës dhe rritjes së bimëve, si dhe acarimin e ekzistencës së llojllojshme, e cila përfundimisht do të vyshket dhe do të zhduket.
Imagjinojeni pamjen e rënies së shiut dhe deri në çfarë mase është I këndshëm, pas së cilit pason rritja e bimëve dhe lulëzimi në gjithë tokën, por në fund bimët dhe gjelbërimi do të vyshken dhe do të bëhen të thatë, do të bëhen viktimë e erërave dhe do të zhduken në pafundësi.

6. Pasqyrimi i tregimeve kuranore që përmenden si shembull

Ndër shembujt që përshkruhen dhe ilustrohen në Kuran, ekzistojnë rrëfime që përmenden si shembull, sikur që është ky:
“Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pasë sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do ta vjelin atë herët në agim. E nuk thanë (kur u betuan): “Në dashtë Allahu - ishallah!” E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt. Dhe ai gdhiu si të ishte I vjelë. Ata në mëngjes thërritnin njëritjetrin. Ngrihuni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t’i vilni! Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos I dëgjojë kush). Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër. Dhe vazhduan herët në atë qëllimin e përcaktuar të tyre. E kur e panë atë, thanë: “S’ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)”. Jo, (nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të! Ai më i maturi prej tyre tha: “A nuk ju thashë, përse nuk e përmendni Zotin?” Atëherë ata thanë: “I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë.“ Dhe u kthyen e po e qortojnë njëri-tjetrin. Thanë: “Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!” Shpresohet se Zoti ynë do të na e zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm tek Zoti ynë mbajmë shpresën. Ja, kështu do të jetë dënimi (I mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.” (El-Kalem, 17-33)

Në këtë pasqyrim janë paraqitur disa shembuj të gjendjeve të ndryshme:

1. Gjendja e një vetëbesimi jo të duhur gjatë së cilës harrohet Allahu I Lartësuar,
2. Gjendja e vetëdashurisë (egoizmit), e cila i privon të tjerët,
3. Gjendja e vetëpëlqimit, në të cilën njerëzit mendojnë se janë të fuqishëm,
4. Gjendja e dëshpërimit dhe trishtimit, ku njerëzit e shohin veten të paaftë
dhe të mjerë,
5. Gjendja e përulësisë dhe kthimi në të vërtetën dhe nënshtrimi caktimit të Zotit.


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë