Dëshmia e femrës dhe e mashkullit


Sipas parimeve islame, dëshmia e dy femrave është e barabartë me dëshminë e një mashkulli, por shikuar nga pikëpamja shkencore, a ekziston ndonjë urtësi që dëshmia e dy femrave të jetë e barabartë me dëshminë e një mashkulli? Çka zbuloi shkenca bashkëkohore për këtë çështje? Islami me këtë vlerësim, e ka nderuar femrën apo e ka nënçmuar, siç pretendojnë disa ateistë? ...
Sipas një studimi që është bërë në Amerikën e veriut, thuhet se kujtesa e femrës nuk është fikse gjatë jetës, sepse kujtesa e saj pas menopauzës bie çuditshëm. Mirëpo, femra në moshën e saj të mesme ka një kujtesë më të mirë, më të fuqishme se sa kujtesa e mashkullit, por një formë që ndryshon nga kujtesa e mashkullit.
Në një studim tjetër i publikuar në revistën “JNeurosci” sqarohet se femrat i kujtojnë gjërat në një metodologji ndryshe nga meshkujt. Kujtesa e saj është e prekur emocionalisht më shumë se sa kujtesa e burrave; kujtesa e saj ndikohet nga emocionet shumë më shumë gjatë përkujtimit të ngjarjes. Atëherë, dëshmia e një femre për një çështje të caktuar bie në ndikim të emocioneve drejt ngjarjes për të cilën duhet dëshmuar kur ajo është në gjendje të mesme, porse pas menopauzës, kujtesa e saj është e hutuar.
Tërë kjo konfirmon se prania e një femre tjetër gjatë dëshmisë së femrës do të japë ndikim të fuqishëm cilësisë së dëshmisë dhe saktësisë së informacionit që do ta japë femra si dëshmitare. Vlerësohet kështu ngase femra e dytë për dëshmi sigurisht nuk do të ketë të njëjtat efekte emocionale rreth të njëjtës ngjarjeje, e kjo i jep mundësinë gjykatësit që të bëjë gërshetimin mes dy dëshmive me qëllim që të arrijë deri te e vërteta.
Në Universitetin e Pensilvanisë u bë një studim i madh me 949 kujtesa (tru) të meshkujve dhe të femrave. Studiuesit zbuluan se femra është më e mirë në të kujtuarit se sa meshkujt për shumë detyra të ndryshme, sepse ajo gjatë të menduarit përdorë të dy pjesët e trurit, kurse sa i përket çështjeve që kërkojnë më shumë precizitet për një çështje të caktuar, atëherë mashkulli është më superiorë në të menduarit e tij, sepse gjatë të menduarit përdorë vetëm një pjesë të trurit.!
Shkencëtarët në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Pensilvanisë ishin të befasuar nga rezultatet e këtij studimi. Lidhje me këtë Dr. Ruben Gur thotë: “Rezultatet ishin tronditëse kur pamë këto ndryshime të mahnitshme mes trurit të femrës dhe të mashkullit, porse ato janë komplementare!. Por gjëja shumë e rëndësishme është se femrat posedojnë fuqi dhe aftësi më të lartë se sa meshkujt për çështjet sociale, kurse burrat karakterizohen me fuqinë e lartë për punët që kërkojnë koncentrik më të madh siç janë kontrolli dhe udhëheqja e pushtetit.
Pra, me këtë studim përfundojmë se dijetarët janë unik në mendimet e tyre se meshkujt nuk janë si femrat, kurse çështja e dëshmisë është çështje serioze që lidhet me fatin e njerëzve dhe ajo mund të jetë e gabuar dhe kështu dëmton interesat e popullit. Prandaj meqë femra mund të ndikohet nga emocionet e saja gjatë përkujtimit, meqë ajo pas moshës së menopauzës të kujtuarit e ka dëmtuar dhe pasi që femra gjatë përkujtimit përdorë dy pjesët (anët) e trurit, që nënkupton se fuqia e koncentrimit është më e vogël, si dhe për arse tjera Allahu (xh.sh.) i lehtësoi asaj barrën e dëshmisë, e nderoi ate dhe i lejoi asaj që të ketë edhe një dëshmitare tjetër për ta kompletuar dëshminë.
Nga kjo që thamë se sipas islamit nuk pranohet dëshmia e vetme e një femre, me përjashtim në rastet e veçanta, siç është dëshmia që ka të bëjë me nderin dhe moralin. Në këtë rast, pas këtyre fateve, a do të kishim thënë se islami e nënçmoi femrën?
Nga këtu e kuptojmë madhështinë e fjalëve të Kur’anit ku Allahu (xh. sh.) thotë: “Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t’ia përkujtojë tjetra.” (El Bekare: 282)



Nga këto foto vërejmë se lidhjet te truri i femrës përfshijnë shumë pjesë të hemisferave të trurit duke shkuar djathtas dhe majtas dhe duke u ndihmuar me dy pjesët e trurit. Materia e bardhë dhe materia Gri, gërshetohen plotësisht në forma të ndryshme te truri i mashkullit dhe te truri i femrës sikur ato të jenë komplementare (plotësuse) mes veti.
Këtu vjen në shprehje edhe ajeti kur’anor ku Allahu (xh. sh.) thotë: “Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj për t’u qetësuar pranë saj. Earaf: 189.
Sipas studimit nga Universiteti i Pensilvanisë, dallimi është shumë i qartë mes funksionimit të trurit të femrës dhe të mashkullit. Te truri i mashkullit vërejmë se secila gjysmë e trurit funksionon ndaras (shih vizat e kaltra në foto), kurse truri i femrës lidhen të dy pjesët e trurit në funksionim dhe koordinim të përshtatshëm (shih vizat e kuqe në foto).



Ky rezultat konfirmon se burri ka aftësi më të mëdha për t’u përqendruar në një çështje të caktuar, e çështja e dëshmisë është çështje që kërkon përqendrim në një çështje të caktuar. Kurse femrat në detyrat sociale të llojllojshme dhurojnë më shumë kujtesë dhe japin edhe zgjidhje më të përshtatshme. Nga kjo na del në pah dhe na sqarohet se Allahu (xh. sh.) kur dëshminë e dy femrave e bëri të barabartë me dëshminë e një mashkulli, e bëri për ta nderuar femrën, për ta ruajtur nderin e tyre.




Dr. Abdudaim El Kehil
Nga arabishtja: Jusuf Zimeri


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë