Kryetari i KBIGJ, Dr. Valon Myrta mori pjesë në promovimin e librit - Trashëgimia Islame në Llapushë 1529-2020


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon Myrta, në cilësinë e anëtarit të kryesisë së BIRK-ut, mori pjesë në promovimin e librit "TRASHËGIMIA ISLAME NË LLAPUSHË 1529-2020", në sallën e Kuvendit të Komunës në Malishevë, të autorit Hoxhë Harun Shabanaj.

Në fjalën e tij përshendetëse, kryetari Myrta theksoi se libri i cili u promovua sot ka një rëndësi të jashtëzakonshme pasi që për t’u ruajtur historia ajo duhet të shkruhet. Autori me sukses ka arritur ta përmbledhë në një libër atë çfarë mbahet mend nëpër dekada e shekuj nga trashigimia Islame në Llapushë. Në të gjejmë personalitetet fetare të rreshtuar drejt përgjatë viteve. Ata ishin pjesë përbërëse e proceseve për çlirim nga okupatori serb. Gjë që na gëzon dhe na bën krenar për trashigiminë tonë.

Ky botim të cilin po e promovojmë sot, sigurisht që do të shërbejë si një gurëthemel mbi të cilin do të ngrihet e pasqyruar trashigimia Islame në këtë trevë.

Urojmë dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi dhe të promovojmë këso veprash që ndriçojnë historikun dhe të kaluarën tonë të bujshme, me sfidat dhe arritjet nëpër kohë.

Promovimi i këtij libri sot shlyen prej nesh një pjesë të detyrimit që kemi për paraardhësit. Prandaj, edhe e urojmë autorin e nderuar që të këtë suksese dhe mbarësi në hulumtime të ardhme të kësaj natyre!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim