Muhamedi është i dërguar i Allahut

Përqendrimi i shumë ajeteve kuranore që lavdërojnë cilësitë dhe sjelljet e të Dërguarit të fundit të Allahut xh.sh. llogaritet suksesi i tij në mesazhin (risalen) me të cilin ishte i ngarkuar.
Vetë Allahu xh.sh. dëshmon për bujarinë, shpirtmirësinë, personalitetin e Muhamedit a.s..
Myslimanët e duan atë dhe u binden këshillave dhe rrugës së tij, por ai Ymetin e vet e ka dashur më shumë.
Allahu e gradoi Pejgamberin a.s. me mëshirë, dashuri, liri të vërtetë dhe me sistem mirësish, begatish e vlerash-Islamin.
Në Kur'an thuhet : "Pejgamberi është më i ndjeshëm ndaj besimtarëve sesa ata ndaj vetvetes së tyre ... (El Ahzab, 6).
Edhe pse si krijesa më e dashur tek Allahu xh.sh., ai ishte njeri shumë modest, i afrueshëm, i respektueshëm. Ishte udhëheqës i muslimanëve dhe mbi supet e tij bartte peshën e vajit, nga ana tjetër edhe përgjegjësitë shtetërore, gjente kohë që të ulej me të gjitha shtresat e shoqërisë së varfër e të pasur, udhëheqës e të udhëhequr. Sjelljet e tij ishin njerëzore, bujare dhe prindërore. Ishte i afërt e i butë me shokët e tij.
"Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do të shkapërderdheshin prej teje, andaj falua atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet e, kur të' vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që mbeshieten". (Ali Imran, 158-159)
Kurse, në një ajet tjetër kuranor, Allahu xh.sh. shprehet: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali! (El Kalem, 4).
E robërit e Allahut në një ajet kuranor kanë cilësi të cilat Allahu i ka përmendur në Kur'an.
“E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre u drejtohen me fjalë injorantët, ata thonë: "Paqe!", Dhe, për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në kembë (falen)” (El Furkan, 63-64)
Pra, shpirti i Islamit tek robërit e Allahut nuk është shpirt i dorëzimit.
Në një ajet tjetër kuranor, Allahu përmend dërgimin e Muhamedit a.s.:
"Muhamedi është i dërguar i Allahut, e ata qëjanë me të (ashabet) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vetes, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej Allahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë, prej së cilës mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (Allahu i shumoi) Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. Allahu, atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh. (El Fet’h, 29)
Sado që' të shkruhet, diskutohet, debatohet mbi historinë (siren) dhe jetën e tij, asnjë studiues nuk mund të thotë kurrë të gjitha as të vërë pikën rreth këtij personaliteti. Fjalët, shprehjet, gjuha, është e vështirë' të sqarojnë fshehtësitë e ahlakut të të zgjedhurit të Allahut, Resulullahit a.s., që e dërgoi mëshirë për të të gjitha krijesat.
Islami që e komunikoi tek masa, bazohej mbi drejtësi dhe paqe, që të dyja elemente esenciale.
"Mos lejoni që urrejtja e të tjerëve ndaj jush t'ju shpjerë në gabime dhe t'ju shmangë nga drejtësia" (El Maide, 8)
Edhe në kohët më të vështira, kur i imponohej lufta për vetëmbrojtje, kursente jetët e njerëzve. Bazuar në faktet historike, gjatë zhvillimit të të gjitha luftërave të tij, janë mbytur vetëm 1018 njerëz.
Ai për luftën ka thënë: "Luftën mos e kërkoni (shkaktoni), por kur t'ju imponohet, mos ia ktheni shpinën".
Fondamenti i myslimanëve mbetet paqja dhe vetëm paqja për të gjitha krijesat, dhe sidomos për krijesën më të nderuar të Tij, njeriun, fryma e tolerancës, bashkëjetesës, vëllazërisë dhe dashurisë së sinqertë në mes njerëzve, pa dallim feje, race, ngjyre dhe fakti që nuk ka kurrfarë dallimi në mes njerëzve përveçse në takvallëk. Ishte garantuesi më i mirë i të drejtave dhe lirive njerëzore.
"Nëse dikush vret një të pafajshëm, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzimin. Nga ana tjetër, nëse ndokush shpëton një jetë, do të ishte sikur të kishte shpëtuar jetën e gjithë njerëzimit". (El Maide, 32)
Ai arriti ta nxirte njerëzimin nga errësira në dritë, nga armiqësia në paqe, nga injoranca në majat e diturisë, nga adhurimi i njeriut e fenomeneve natyrore në adhurimin e pastër - të Allahut xh.sh..
Bota ka çfarë të mësojë, të marrë nga fjalët, veprat, pëlqimet, urdhëresat e ndalesat që ofroi ai gjatë 63 vjetësh sa jetoi në këtë botë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës