Ylli i futbollit bëhet gruaja e parë trajnere në Egjipt


Faiza Heidar u rrit duke luajtur futboll në lagje dhe sot është kapitene e kombëtares së Egjiptit për femra.

Faiza është gruaja e parë që trajnon një nga klubet profesioniste të burrave në vend.

"Zakonisht në fiilim ka disa tallje, por pastaj ata e kuptojnë se do të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe do të mësojnë diçka", thotë 36-vjeçarja për Reuters.

Faiza është trajnerja e parë egjiptiane, mashkull apo femër, që ka fituar statusin e Premier Skills Coach Educator, të certifikuar nga Premier League e Anglisë.

Futbolli mbetet një sport mashkullor në Egjipt.

"Unë i thash asaj të mos shkonte. Ajo më tha: "Jo, unë do të shkoj ". Ajo e donte këtë sport. Më pas unë e lejova të shkojë dhe u luta që Zoti ta ndihmojë. Ajo shkoi, dhe ka bërë aq mirë." thotë nëna e Heidar, Khodra Abdelrahman


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)