Mualimja Mihana Goga-Bekteshi zgjedhet njëra ndër vullnetarët e vitit 2020


Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve “Let’s Do It Kosova”, njëra ndër organizatat që realizon aktivitete të ndryshme mjedisore vullnetare, ka shpallur vullnetarët e vitit 2020, shkruan Kosova Post.

Në mesin e këtyre vullnetarëve është edhe Mihana Goga Bekteshi nga departamenti i Gruas në Këshillin e Bashkësisë Islame në Obiliq.

Mihana u vlerësua lartë për punën dhe angazhimet e saj vullnetare gjatë kohës së pandemisë.

"Një aktiviste shembull nga komuna e Obiliqit në fushën e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit. Mihanen e kemi prezente pothuajse në c?do aktivitet tonin mjedisor, e ajo nuk ndalon së kontribuari edhe duke vetëorganizuar aksione vetëdije?suese të pastrimit e duke i bërë pjesë të këtyre organizimeve edhe akterët relevantë të komunës prej nga vjen", u tha në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve.

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi