Zbulohet një nga xhamitë më të vjetra në Izrael

Mbetjet e një xhamie antike, që besohet se datojnë në dekadat më të hershme të Islamit, janë zbuluar në qytetin verior izraelit të Tiberias, thanë arkeologët.

Themelet e xhamisë, të cilat u gërmuan jo shumë larg Detit të Galilesë nga studiuesit e Universitetit Hebraik të Jeruzalemit, tregojnë se ajo u ndërtua përafërsisht një brez pas vdekjes së Pejgamberit Muhamed a.s., duke e bërë atë një nga faltoret më të vjetra muslimane që arkeologët do të studiojnë.
“Ne dimë për shumë xhami të vjetra që u gjetën në fillim të periudhës islame”, thotë udhëheqësja e ekspeditës Katia Cytryn Silverman.

Sipas saj, xhami të tjera që datojnë nga e njëjta periudhë, të tilla si Xhamia e Pejgamberit a.s. në Medine, Xhamia e Madhe në Damask ose Al-Aqsa në Jeruzalem, janë ende në përdorim dhe arkeologët nuk mund t’i studiojnë ato.

Cytryn-Silverman shprehet se zbulimi i xhamive në Tiberias ofron një mundësi të rrallë për të eksploruar arkitekturën e objekteve muslimane për lutje në fillim të zhvillimit të tyre dhe tregon për tolerancën e udhëheqësve të hershëm muslimanë ndaj feve të tjera.

Në kohën kur u ndërtua xhamia, rreth vitit 670, Tiberias ishte nën sundimin musliman për disa dekada.
Nën sundimin musliman, Tiberias u bë kryeqyteti i provincës në perandorinë e hershme islame, por deri vonë ishte e njohur pak për të kaluarën e hershme muslimane të qytetit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Fjalimi i drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora me rastin e përurimit të këtij Instituti