Duaja në kontekstin besimor


Për ‘lutjen’ si një akt shpirtëror i njeriut, në gjuhën arabe ka shumë shprehje që drejtpërdrejt apo tërthorazi e shprehin atë.

Mirëpo, shprehja më adekuate për 'lutjen’ është fjala 'dua’ e cila në aspektin etimologjik është infinitiv i foljes së gjuhës arabe: ‘deaa’, jed'u da'ven, da'veten, du'aaen dhe da'vaa, që do të thotë: kërkoj prezantimin e tij. Ajo ka edhe shumë kuptime të tjera, varësisht prej pozitës së saj në fjali. Kur përdoret në sferën fetare me të synohet "thënia, me të cilën njeriu i lutet Allahut”(1)
Ndërsa në aspektin terminologjik të fjalës, duaja si term kur’anor dhe besimor manifeston: "kërkesën e njeriut ndaj Krijuesit të tij, që t'i largojë të dëmshmen apo t'i sjellë të dobishmen"(2)

Duaja, për nga aspekti i adresimit të saj, është dy llojesh:
1. Duaja ndaj njeriut për një çështje të caktuar. Ky lloj i duasë është kërkesë për përmbushjen e ndonjë nevoje dhe lejohet të bëhet edhe ndaj njerëzve, por duke besuar se njeriu është një shkak për përmbushjen e kërkesës së saj, e assesi nuk është krijues që e mundëson përmbushjen e kërkesës.
2. Duaja ndaj Allahut. Kjo dua bëhet ndaj Allahut të Madhërishëm, në cilësinë e Tij si Krijues për çdo gjë që njeriun e aspiron, duke synuar shpërblimin e Tij dhe duke u frikësuar prej dënimit të Tij.
Ajeti: “Adhurojeni (luteni) Allahun me një adhurim lutje) të sinqertë ndaj Tíj..."(Ga?r, 14), argumenton qartë se ky lloj i duasë konsiderohet adhurim (ibadet) ndaj Allahut dhe bërja e saj edhe ndaj dikujt tjetër konsiderohet politeizëm i madh (shirk). Për këtë, Allahu ka kërcënuar: "...e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimít ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem." (Ga?r, 60).


Legjitimiteti i duasë (lutjes)


Argumentet që dëshmojnë legjitimitetin e lutjes ndaj Allahut,janë nga Kur’ani dhe Hadithi. Në shumë prej ajeteve, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për lutje. Ai thotë: "Luteni Zotin tuaj, të përulur e në heshtje, sepse Ai nuk i do ata që e teprojnë." (El-A'raf, 55).
Po ashtu, i Lartësuarí thotë: "E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata të udhëzuar drejt, le të më përgjigjen Mua dhe le të më besojnë Mua."
Po ashtu,ekzistojnë shumë hadithe të vërteta që dëshmojnë se Pejgamberi (a.s.), i është drejtuar Allahut me dua.
Transmetohet se Pejgamberi (a.s.), thoshte: "O Allahu im, kërkoj nga Ti udhëzim në rrugën e drejtë, devotshmëri ndaj Teje, faljen e mëkateve dhe begati.” (Transmeton Muslimi).
Duke parë rëndësinë që ka duaja në jetën e besimtarit, Pejgamberi (a.s.), ka thënë: "Duaja është truri i ibadetit" (Transmeton Tirmidhiu), ndërsa në versionin tjetër, të cilin e transmeton imam Tirmidhiu nga Nu'man bin Beshir, i cili ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberín (s.a.v.s.), duke thënë: "Duaja është adhurim/iradet”, pastaj e lexoi ajetin: "Më thirrni Mua, e Unë ju përgjigjem juve..." (Ga?r, 60)


Kriteret e pranimit të duasë


Thënia e Pejgamberit (a.s.), "duaja është adhurim" do të thotë se ajo është më madhështorja e ibadetit, sikurse është fjala e Pejgamberit (a.s.), "haxhi është qëndrimi në Arafat”.
Kriteret e lutjes dhe pranimit të saj nga ana e Allahut të Lartësuar janë përcaktuar në hadithin, të cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ka thënë: ”(Allahu) vazhdon t'i përgjigjet lutjes së robit, derisa nuk lutet për keq, për të ndërprerë marrëdhëniet farefisnore ose nuk ngutet. Dhe u pyet Pejgamberi (as): “O i Dërguari i Allahut, çka është ngutja?” Pejgamberi (a.s.), tha: “Ajo është kur lutësi thotë: "Unë e kam lutur e lutur (Allahun), por nuk po shoh që më pranohet. Ndaj lodhet nga kjo gjendje dhe e lë lutjen.” (Transmeton Muslimi).
Përveç kritereve të përgjithshme të ibadetit në përgjithësi, sikurse janë besimi i shëndoshë, pjekuria në moshë, qëllimi (nijeti), etj., hadithi në fjalë, përcakton edhe tre kritere adekuate të duasë:
1) lutja të mos bëhet për një gjë që është mëkat;
2) të mos kërkohet ngutja e saj, sepse kjo nënkupton obligueshmërinë ndaj Allahut, e Allahu nuk obligohet me asgjë dhe nga askush;
3) lutja të bëhet duke qenë plotësisht i bindur se Allahu do t'i përgjigjet asaj. Këtë e vërteton hadithi, të cilin e transmeton Ebu Hurejra (r.a.). Pejgamberi (a.s.), ka thënë "Luteni Allahun, duke qenë plotësisht të bindur se do të merrni përgjigje. Dijeni se Allahu nuk i përgjigjet duasë që del nga një zemër e luhatshme dhe e pavëmendshme.” (Transmeton Tirmidhiu).


Ngritja e duarve gjatë duasë


Ligjshmëria e ngritjes së duarve gjatë duasë, është çështje e vërtetuar nga shumë hadithe të Pejgamberit (a.s.). Vërtet ka shumë raste kur Pejgamberi (a.s.), bënte dua, qoftë për veten e tij, qoftë për ndonjë person veçmas apo për mirësi të përgjithshme dhe i çonte duart e tij përpjetë, gjersa shpeshherë i shihej bardhësia e nënsqetullave të tij.
Transmetohet nga Enes bin Maliku, i cili ka thënë: "Gjersa Pejgamberi (a.s.), ishte duke ligjëruar në hytbe, ditën e xhuma, një njeri hyri në xhami dhe duke qëndruar në këmbë, u drejtua kah Resulullahu (s.a.v.s.) dhe itha "O i Dërguari i Allahut, nga thatësia e madhe u shkatërruan pasuritë (devetë, lopët, dhentë etj.), janë ndërprerë rrugët, prandaj lute Allahun të na lëshojë shi. Me atë rast, i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.), i çoi duart e tij përpjetë dhe tha: 'O Allah, na lësho shi, O Allah, na lësho shi, O Allah na lësho shi...! "(Transmeton Buhariu).
Ngritja e duarve përpjetë gjatë duasë, është një praktikë e hershme, të cilën e kanë praktikuar edhe umetet e tjera para Muhamedit (a.s.).
Në një hadith të gjatë, të cilin e transmeton Imam Buhariu nga Seid bin Xhubejr, përmendet se, kur Ibrahimi (a.s.), e la një pjesë të familjes së tij në Mekë dhe pasi u largua prej tyre aq sa nuk shiheshin, u kthye me fytyrë nga Qabeja, dhe, duke i ngritur duart e tij përpjetë, bëri dua me këto fjalë: “Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosu në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që të falin namazin, pra bëj që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ta dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoji ata me fruta.” (Ibrahim, 37).


Fshirja e fytyrës me duar pas duasë


Po ashtu, fshirja e fytyrës me duar pas duasë, konsiderohet prej tipareve të duasë. Një veprim të këtillë e ka bërë edhe Pejgamberi (a.s.).
Transmetohet nga Omer bin El-Hattab (r.a.), i cili ka thënë: "Pejgamberi (a.s.), sa herë që i çonte duart e tij gjatë duasë, nuk i lëshonte ato, gjersa më parë nuk e fshinte me to fytyrën.” (Transmeton Tirmidhiu).
Le të themi se fshirja e fytyrës me duar pas duasë, nuk konsiderohet pjesë përbërëse e duasë, sepse ajo (duaja) lejohet edhe në heshtje edhe duke mos i ngritur duart përpjetë. Mirëpo, fshirja e fytyrës me duar tregon edhe
mbarimin e duasë, por edhe akordimin etik të lëvizjeve të duarve menjëherë pas duasë. Ndërsa në aspektin besimor, fshirja e fytyrës konsiderohet një akt që simbolizon transmetimin e efekteve të duasë te i gjithë trupi i njeriut, nëpërmjet fshirjes së fytyrës si pike reference e individit. Ky konstatim haset në shumë hadithe të Pejgamberit (a.s.), në të cilat përmendet se Ai (a.s.), me rastin e rukjeve (këndimit të Kur’anit) ndaj të sëmurit, e vendoste dorën
e tij në ballin e të sëmurit apo mbi vendin e dhimbjes dhe këndonte lutje (dua) nga Kur’ani dhe Suneti.


Efektet e duasë

Pa dyshim, lutja sjell dobi të shumta për besimtarin. Ajo është armë e fuqishme e njeriut. Më lart cituam hadithin "Duaja është ibadet”, ndërsa ibadeti mbart mirësi në këtë botë dhe shpërblim tek Allahu në botën tjetër.
Përveç kësaj, nëpërmjet duasë, njeriu kërkon dobi te Ai që ka mundësi realizimi, por edhe njëkohësisht mbrojtje nga të këqijat.
Transmeton Ubadete bin Samit (r.a.), se Resulullahi (s.a.v.s.) ka thënë: "Në tokë nuk ka asnjë musliman që i lutet Allahut për diçka, e që Allahu nuk do t'i japë ose në shenjë të kësaj nuk do t'ia heqë ndonjë të keqe, përveç nëse lutësi lutet për mëkat ose për ndërprerjen e farefisnisë.” Një njeri nga
të pranishmit tha: ”Atëherë, le të shpeshtojmë lutjen." Pejgamberi (a.s.), tha: “Atëherë, Allahu jep edhe më shumë.” (Transmeton Tirmidhiu).


Fryma besimore


Esenca e duasë qëndron në parimin besimor të çështjes. Ai që i drejtohet Allahut me dua, e bën këtë sepse e beson Atë për Krijues të çdo gjëje që ekziston. Për dallim nga jobesimtari, i cili nuk i lutet Allahut, sepse nuk e percepton Atë për Krijues.
Për ta kuptuar esencën e lutjes dhe nevojën për realizimin e saj, është fare e thjeshtë. Le të themi se lutja bëhet për të arritur një aspiratë. P.sh. në rrafshin e realitetit njerëzor, kur njeriu e aspiron realizimin e një pune, u drejtohet (i lutet) faktorëve relevantë, sepse shpreson që ata faktorë mund t'ia mundësojnë arritjen. Edhe kjo në një farë mënyre paraqet besueshmëri, porse me karakter relativ. Ndërsa, kur është fjala për drejtimin e lutjes kah Allahu, koncepti ndryshon tërësisht, sepse kjo manifeston besueshmërinë e njeriut në Allahun, si Krijues absolut i çdo gjëje edhe i atyre objektivave dhe aspiratave, për të cilat bëhet lutje. Si mund ta kuptojmë këtë?
Besimtari e di se Allahu e ka krijuar (e krijon) njeriun dhe realitetin faktik në kuadër të të cilit jeton, zhvillohet, vepron dhe i sendërton aspiratat e veta. Kjo do të thotë se Allahu e krijon mundësinë për realizimin e veprës, të cilën bën njeriu. Nëse njeriu e lëviz dorën e tij, kjo ndodh me krijimin e Allahut. Nëse ai e realizon një vepër nëpërmjet kësaj lëvizjeje, edhe kjo është me krijimin e Allahut. Pra, nuk ka diçka në këtë gjithësi, prej subjekteve dhe lëvizjeve të tyre e që ato nuk janë me krijimin e Allahut. Edhe atëherë kur njeriu beson në tjetrin (si shkaktar) se mund t'ia mundësojë realizimin e një vepre edhe atëherë e beson atë si një aktor që sillet brenda krijimit të Tij.
Nga këtu, të gjitha synimet e njeriut, për të cilat shpreson t'i arrijë e për të cilat bën lutje te Allahu, realisht konceptohen si ekzistente brenda kësaj gjithësie. Po kështu, brenda realitetit të krijimit, Allahu e ka krijuar të mirën si objektivi synimit të njeriut dhe njeriu i lutet Allahut t'ia mundësojë atë. Përsëri, Allahu e ka krijuar të keqen si apati të njeriut dhe njeriu i lutet Allahut t'ia largojë atë. Në të gjitha rastet, vendkthimi i njeriut është kah Allahu. Ndërsa ky kthim paraqet frymën e vërtetë besimore të lutjes, sepse njeriu duke themeluar besueshmëri në Allahun për arritjen e synimeve, shpall haptas plotfuqishmërinë e Krijuesit, në njërën anë dhe varësinë e tij në anën tjetër.
Nëpërmjet kësaj lutjeje, njeriu assesi nuk zhbëhet nga pozita e tij reale si qenie e krijuar dhe si individ i formësuar. Përkundrazi, ai tregon vetëdijesim për njohjen e vetvetes si qenie në nevojë dhe me qëllim të caktuar. Njohja e vetvetes në kontekstin e krijimit dhe qëllimit të tij, ndihmon në qartësimin e shumë dilemave, të cilat ndikojnë në avancimin e njeriut.



1. Ibrahim Mustafa, Hamid Abdul Kadir, Ahmed Hasan Ez-Zijat, Muhamed Alij Nexhar,'El-Mu3 2. Ebu Abdilah Amir Abdilah Falih, ”Mu'xhernu el-fodhi'l cikideti" botimi i II-të142o h/zooo, Rijad, fq.184



Ma. Orhan Bislimaj


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi