Edukatorja malajziane shndërron kopshtin e fëmijëve në një anije kozmike


Viti i kaluar bashkë me fillimin e këtij viti padyshim se kanë qenë periudhë e vështirë për të gjithë. Për të qenë e kënaqur me përvojën e tyre të të mësuarit, një mësuese malajziane bëri shumë përpjekje që të krijoi një klasë argëtuese për fëmijët parashkollorë.
Cikgu Farra edukatore në kopshtin e fëmijeve Talang Hulu në Perak, kohë pas kohe ka postuar në facebook imazhet e kopshtit të transformuar, duke bërë atë të duket si një anije kozmike me murale të pikturuara me dorë.
Veprat e saj artistike të detajuara dhe dizajnet përfshijnë një galaktikë të plotë me diellin dhe yjet, një kabinë dhe një astronaut që del për një shëtitje hapësinore.
“Ne jemi thjesht njerëz të zakonshëm të fshatit, por zemrat tona janë të mëdha. Mund të mos duket si diçka e vërtetë, por të paktën ne jemi përpjekur. Njerëzit mendojnë se mësuesit e fshatrave janë të zakonshëm ose të mërzitshëm, por ne duam ta ndryshojmë këtë bindje", tha ajo në një nga postimet e saj.




















Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Fjalimi i drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora me rastin e përurimit të këtij Instituti