Historia e babait të një dijetari të madh


Abdullah b. Mubarek ishte një nga dijetarët më të mëdhenj islamë, i devotshëm dhe luftëtarë. Babai i tij, punoi me meditje në kopshtin e një pasaniku për një kohë të gjatë

Një ditë erdhi pronari i kopshtit dhe i tha: "Më sill një shegë të ëmbël".

Ai shkoi te një pemë e shegës dhe ia solli frutin. Pronari e hapi, e provoi dhe vërjeti se ishte e tharta.

“Ti ke ngrënë të ëmblën, ndërsa mua më sjellë një shegë të thartë. Kthehu dhe më sill një shegë të ëmbël”, i tha pronari.

I njëjta rast ndodhi përsëri, kështu që Mubarek u kthye për herë të tretë. Kur ia solli shegën e thartë për herë të tretë, pronari e pyeti:

"A nuk di të bësh dallimin midis shegës së ëmbël dhe asaj të thartë?" e pyeti pronari.

Ai tha: "Jo".

Pronari e pyeti i habitur: "Si mund të ndodh kjo?"

Mubarek u përgjigj: "Sepse unë kurrë nuk kam provuar asnjë shegë për të ditur cila është e ëmbël e cila e thartë."

Pronari i quditur e pyeti: "Pse nuk e ke provuar?"

Ai u përgjigj: "Sepse ajo është pronë e juaj dhe ju nuk ma keni lejuar.”

Kur pronari u bind për sinqeritetin dhe saktësinë e pretendimit të tij, ai vendosi ta martoij vajzën e tij me të dhe nga ajo martesë lindi Abdullahu.


Në disa shkrime biografike përmendet se pronari i kopshtit e pyeti Mubarekun: "Me kë mendon se duhet të martoj vajzë time?"

Mubareku iu përgjigj, “Zotëri, burrat dhe gratë martohen për arsye të ndryshme. Në xhahilijet, prejardhja ishte thelbësore, tek hebrejët pasuria, ndërsa tek krishterët bukuria. Sa i përket këtij ummeti, tek ne besimi është thelbësor.”
Kur i dëgjoi këto fjalë të mençura, pronari i kopshtit i tha gruas së tij, "Pasha Allahun, vetëm ai mund të jetë burri i saj", dhe e martoi me Mubarekun, me të cilin ajo lindi një djalë, Abdullahun, një dijetar të madh, të devotshëm dhe luftëtar.


Artikulli i kaluar
Tre vëllezër
Artikulli radhës
Kuptimi i një ëndrre

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Fjalimi i drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora me rastin e përurimit të këtij Instituti