Intervistë me Brunilda Gjura Tafili, kampione e garave me makina


Brunilda Gjura Tafili: nënë e tre vajzave dhe studente Master në degën “Komunikim Masiv dhe Gazetari”.
Dikur kishte ëndërr të bëhej pilote. Vozitjen e makinës e ka mësuar që në moshën 9 vjeçare: Që prej dy vjetësh merret me garat e makinave duke rrëmbyer kështu dhe disa çmime të rëndësishme.
“Kur shkova të regjistrohem për garat, u ndejva paksa e kompleksuar, kisha një farë ndrojtje në vetvete, mirëpo kur pash edhe një grua tjetër me shami fitova edhe më shumë kofidencë dhe besim në vetvete. “shprehet ajo.


Brunilda, na shpejgo pak më shumë në lidhje me këto gara dhe si funksionon i gjithë procesi?


“Faktikisht unë garoj në kategorinë e katërt, që është dhe kategoria më e vëshirë, pra me makina mbi 2 mijë kubik. Shumica ngurrojnë të marrin pjesë me këto lloj makinash sepse të tilla gara kërkojnë makina të vogla, pra më lehtë të manovrueshme, për shkak të zigzageve që përshkrojnë të gjithë terretirin e garimit.
Personalisht, në kategorin time dola e katërta, në garën e parë, ndërsa në garën e dytë dola e para. Me krenari e mbaj edhe këtë vit vendin e parë, në kategorinë e makinave më të rënda, mbi 2000cc, disiplina Slalom. Ky çmim i fundit më motivoi akoma dhe më shumë që të vazhdoj të garoj. Ndërsa këtë vit kam konkuruar në katër gara. Në garën e parë në Drag kam zënë vendin e dytë dhe kam korkuar me BMW 330 ka qenë një rezultat goxha i knaqshëm për arsye se kjo lloj gare varet nga cilësia e makinave se sa aftësia vozitëse dhe për arsye të ndryshme nuk arrita dot që të siguroj një makinë akoma më cilësore dhe të përshtathsme. Ndërsa në garat e tjera në Slalom në të gjitha rastet, përveç në Prizren kam dalë e para.“
Përveç se një grua me shpirt të fort konkurres, Brunilda përpiqet që përmes këtij sporti të rrisë ndërgjegjësimin duke u sensibilizuar me fushata të ndryshme që shumica lidhen me gratë dhe “dertet” e tyre. Kështu, në garën në Ferizaj që u zhvillua në muajin tetor, ajo lidhi një fjongo rozë në makinën e saj si shenjë sensibolizimi për luftën ndaj kancerit të gjirit. Ndërsa në garën e fundit në Prizren, ka shpalosur moton ““Më motivo, mos më gjyko!” për viktimat dhe të rehabilituarit e dhunës seksuale në Kosovë.”
Por, cilat janë disa nga sfidat që hasen gjatë angazhimit me këtë lloj sporti, në kontekstin e nivelit kombëtar?
“Përkrahja nga institucionet nuk është në nivelet e duhura: kemi mungesa të theksuara si në infrastrukture, si në mjete për të marrë pjesë në gara. Pra në momentin që dikush aplikon për të tilla gara, duhet t’i marrë vetë përsipër të gjitha shpenzimet dhe kostot e pjesmarrjes. Në mungesë të një automjeti të papërshtatshem, në disa raste është detyrar familja ime që të më sjellë një automjet nga Tirana, duke shtuar këtu dhe shpenzimet përkatëse qoftë në kohë qoftë në vlerë monetare”
Përtej këtyre vështirësive ajo është përballur dhe me paragjykime që lidhen me faktin se në përgjithësi ky lloj sporti konsiderohet nga shoqëria jonë si një sport për meshkuj. Por, edhe paragjykime që lidhen me sterotipin e të qenurit nënë e cila duhet të rrijë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët e sajë, dhe kjo ndodh thuajse në çdo garë, veçanërisht në një rast kur një garë e rëndësishme rastisi në një periudhë kohe kur vajza e saj e fundit ishte vetëm 5 muajshe. Por, falë mirëkuptimit dhe mbështetjes së familjes së saj, ajo ka arritur që këto sfida t’i përballojë më së miri.


Cili është motivimi kryesor që të shtyn të merresh me këtë sport, duke marr parasysh angazhimet e shumta si nënë dhe studente me kohë të plotë, duke shtuar këtu edhe vështirësit që i përmende më lartë?


“Autosporti nuk mund të jetë vetëm një timon që drejton katër goma, por për të shtyrë përpara kauza që i shërbejnë shoqërisë. Megjithatë, motivi kryesor, kuptohet që është pasioni im për makinat dhe vozitjen, që ka lindur që kur isha 9 vjeçe dhe mësova për herë të parë të ngasë një makinë. Gjithashtu, një tjetër arsye është netëorku i rëndësishëm që krijon gjatë kësaj kohe duke qenë në kontakt me gra të tjera që ndajnë të njëjtin pasion me ty. Një arsye që duhet theksuar patjetër është edhe mundësia që në ato kushte dhe rrethana, sado mund të mbetet një përpjekje modeste, ke mundësinë që të ndërgjegjësosh duke dhënë kështu sado pak një kontribut për fushatat që më së shumti të shqetësojnë, sdiomos duke qenë një grua.
Falë këtij sporti gjithashtu, kam mundësinë të thyej sterotipet gjinore që lidhen me faktin se një grua nuk është e zonja në timon, por edhe sterotipe që lidhen me të qenurit grua muslimane. Diskriminimi që ndodh për shkak të shamisë e ndjej në nivel institucional sidomos kur refuzohem nga aplikimet për punë edhe pse e konsideroj veten të kualifikuar dhe të aftë mjaftueshëm për pozicionin në fjalë.
Dhe në fund, mbetet një sport si gjithë të tjerët, të cilët të kultivon vetëdisiplinimin dhe daljen nga zona e rehatisë, dhe në këtë rast: madje të ndërgjegjëson për rëndësinë e jetës dhe për një kujdes akoma më të përforcuar për respektimin e rregullave të qarkullimit.”/muslimania.al/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dedikime për Muhamedin a.s. në muajin e Mevludit - lindjes së tij.