Tre mijë iftare shtrohen çdo ditë në Prishtinë dhe Vushtrri

Tash e 14 vite, pllatoja mbi Pallatin e Rinisë në Prishtinë në muajin e Ramazanit po mbushet me besimtarë.

Agjërues të shumtë i janë përgjigjur ftesës për të bërë iftar së bashku për vite me radhë.

Në Prishtinë dhe Vushtrri aktualisht janë duke u dhuruar 3 mijë iftare, ku për shkak të pandemisë iftaret po paketohen për agjëruesit.

Një punë e tillë ka filluar nga amaneti i një babai nga Prishtina që kishte emigruar në Turqi.