Turpi është kulmi i moralit dhe i virtytit të mirë, është nxitës për çdo mirësi dhe lumturi. Ai e nxit njeriun të shmang të shëmtuarën dhe të veproj të atë që është e bukur. Ai që nuk ka turp është i vdekur në këtë botë dhe i mjerë në Ahiret. Turpi është çelësi për të gjitha të mirat: "Turpi sjell vetëm të mira" (Mutefekun alejhi).
Prandaj, ai është rrënja e çdo të mire dhe zhveshja nga ai është mos bërja e asaj që është e drejtë.
Mënyra për të mos qenë rob i njohjes vizuale është përmes rizbulimit dhe universalizimit të moralit të Islamit. Në hadith, turpi përvijohet si një moral dhe një vlerë e përbashkët nga të gjithë pejgamberët. Ibën Mesudi tregon se Muhamedi a.s. ka thënë: "Atë çka e kanë arritur njerëzit prej fjalëve të para të pejgamberëve ka qenë: Nëse nuk turpërohesh, vepro ç'të duash." (Mutefekun alejhi.)
Ai që nuk ka turp, tek ai nuk ka njerëzillëk, përveç mishit, gjakut dhe imazhit të dukshëm, ashtu siç nuk ekziston asgjë e hajrit në të. Në esencë, turpi është stimulim dhe guxim që mbush zemrën, në mënyrë që egoja të mos ngrihet në mundimin e shpirtit, që ajo të mos kënaqet në dëshirat dhe teket e saj, e të shpërfill ndalesat dhe të cenojë kufijtë.
Vetëdija se Zoti ynë kërkon nga ne të jemi larg nga të gjitha llojet e të këqijave, duhet të jetë gjithmonë e pranishme me ne. Një dijetar thotë: "Turpi është nië rrobë, e cila nuk ka asnjë të metë." Myslimani turpërohet nga Allahu që ta sheh në mëkate, e ulë shikimin.
Në Knranin fisnik Zoti ynë i Plotfuqishëm thotë: "Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit),... Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre... (En-Nur, 30-31).
Në hadith tregohet se turpi dhe besimi nuk mund të ndahen nga njëri tjetri: “Turpi është nga imani, imani dhe turpi janë miq që të dy; nëse niëri nga ata largohet atëherë largohet edhe tjetri." (Transmeton El-Hakimi).
Ebu Hurejre thotë: se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Imani është shtatëdhjetë e disa apo gjashtëdhjetë e disa dege: më e vlefshme është "La ilahe il-la Allah, kurse më e ulëta është të larguarit e pengesës nga rruga. Edhe turpi është dëegë e imanit". (Mutefekun alejhi)
Kjo do të thotë që turpi i vërtetë motivon t’i përmbahemi edhe degëve të tjera të besimit. Çdo fe ka themelet e moralit, e themeli i moralit të Islami është turpi. Sipas kësaj, jeta nuk është thjeshtë një vlerë, është një moral i plotë që prodhon' vlera.
Njeriun e turpëruar e do Allahu, po ashtu e duan edhe njerëzit. Haja( (jeta) dhe hajat (jeta) vijnë nga e njëjta rrënjë. Pra turpi është vetë jeta.
Musai a.s., kur ndershmërinë dhe turpin e vajzave të Shuajbit a.s., u ndihmoi atyre dhe u dha ujë bagëtisë: “E njëra prejt tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: "Babai im të thërret që të paguaj ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!... (El-Kasas, 25)
Këtu Kur’ani tregon se vajza e cila turpërohet ka vlerë të madhe.
Ne duhet të jetoimë me vetëdijen se Zoti ynë është më afër nesh se damari i qafës sonë: “Ne jemi më afër tij se damari i qafës së tij...” (Kaf, 16)
Mes nesh dhe zemrave tona është Zoti ynë: “... Dhe ta dini se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij." (El-Enfal, 24)
Në të vërtetë, këtë duhet ta ndjejmë. Kjo e çliron njeriun nga të gjitha robëritë, nga të gjitha varësitë. Devotshmëria e verterë, kërkon që një person të ketë turp edhe kur është vetëm me veten e tij.
Turpi ka vend të posaçëm tek Allahu. Ai është një nga çelësat për në Xhenet. Për këtë arsye Pejgamberi a.s, ka thënë: "Turpi është prej imanit, e imani (shpie) në Xhenet, ndërkaq paturpësia është prej arrogancës, e arroganca (shpie) në zjarr." (Transmeton Ahmedi)
Pejgamberi a.s. tha: "Turpërimi i sinqertë prej Allahut është që ta mbrosh kokën dhe atë që përmban, barkun dhe atë që përmban, ta përkujtosh vdekjen dhe sprovimin. Ai që e do botën tjetër dhe e lë zbukurimin e kësaj bote, pra i jep përparësi botës tjetër ndaj kësaj bote. Kush vepron kështu ai është turpëruar sinqerisht prej Allahut." (Transmeton Tirmidhiu).
Dr. Mehmet Gormez na kujton dallimin mes esh'hedu dhe amentu. Të jesh në një marrëdhënie shehadeti me Allahun, domethënë esh'hedu. Allahu është dëshmitar për mua në çdo moment dhe unë dëshmoj për Allahun dhe jam dëshmitar i ajeteve të tij. Pra duhet të arrijmë në nivelin ihsanit, sikur e shohim gjithmonë Allahu xh.sh.. Ai që posedon ihsan (mirësi) është muhsin. Muhsini është dëshmitar, jo audiencë. Dëshmitari e kupton se edhe dikush është dëshmitar për të. Që do të thotë se ai jeton me vetëdijen që Allahu e vëren atë në çdo fjalë, gjendje dhe sjellje.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Program fetar dedikuar ardhjes së Muhamedit a.s. si mëshirë për botën