Arabia Saudite këtë vit nuk do të pranojë asnjë person nga jashtë për kryerjen e Haxhit


Arabia Saudite njoftoi se për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), këtë vetëm 60 mijë njerëz nga vendi do të pranohen për Haxh dhe asnjë nga jashtë.

Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite ka lëshuar një deklaratë me shkrim mbi masat që do të merren për shkak të pandemisë dhe mbi atë se kush do të ketë mundësi ta kryej haxhin.

Në deklaratë thuhet se 60 mijë persona që do të pranohen për Haxh nga vendi duhet të jenë persona pa sëmundje kronike, të moshës midis 18 dhe 65 vjeç dhe të vaksinuar kundër virusit.

Më 9 maj, Ministria e Haxhit dhe Umres kishte njoftuar se Haxhi i këtij viti do të mbahet nën kushte të sigurisë për shkak të pandemisë.

Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, Arabia Saudite kishte pranuar po ashtu numër të kufizuar të haxhilerëve vetëm nga vendi.