Frika dhe shpresa si degë të besimit


Frika nuk është ndjenjë e cila e çorienton njeriun, përkundrazi. Frika nënkupton të orientohesh kah Allahu xh.sh. Frika mëton ta ndërgjegjësojë njeriun që të bëhet i përgjegjshëm për veprat e veta pa marrë parasysh se ku gjendet a ku ndodhet.

Në kuadër të degëve të besimit, e më saktë degëve që kanë të bëjnë me veprat e zemrës, dijetarët kanë radhitur edhe frikën dhe shpresën. Ka tekste të shumta, si në Kuran, si në Sunet, të cilat trajtojnë këto dy degë, si nga aspekti konceptual, ashtu edhe nga ai edukativ.
Më saktë, do të shohim se çfarë synohet me frikën, cila është domethënia e saj reale, çfarë e bën të dallojë atë nga frika si instinkt dhe cilat janë efektet e saja edukative? Pastaj do të flasim për shpresën, po kështu si domethënie dhe si edukatë. Duke qenë se ka një lidhje konceptuale ndërmjet frikës dhe shpresës, do ta trajtojmë edhe atë, për të parë se kur në të vërtetë japin efekt pozitiv këto dy degë të besimit.

Koncepti për frikën

Me frikë synohet frika nga Allahu .xh.sh.. Për të, na kanë folur Kurani dhe Suneti. Allahu xh.sh. thotë: "O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu ... " (En Nisa, 1); " ... dhe ruhuni vetëm prej Meje!" (El Bekare, 41); "O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri ... " (Et Tahrim, 6).(1)
Pejgamberi a.s., ka thënë: "Mbrohuni prej Zjarrit, qoftë dhe me gjysmë hurme (duke e dhënë lëmoshë)."(2)
Po kështu ka thënë: "Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Tij, ditën kur nuk ka hije përveç hijes së Tij: ... personin, i cili, kur e përmend Allahun në vetmi, i lotojnë sytë."(3)
Frika nuk është ndjenjë e cila e çorienton njeriun, përkundrazi. Frika nënkupton të orientohesh kah Allahu xh.sh. Frika mëton ta ndërgjegjësojë njeriun që të bëhet i përgjegjshëm për veprat e veta pa marrë parasysh se ku gjendet a ku ndodhet. Frika me këtë kuptim është dija që i duhet besimtarit. Abdullah bin Mesudi ka thënë: "Mjafton frika prej Allahut si dituri dhe mashtrimi (me veprat) si injorancë."(4)
Frika është besimi. El Halimi frikën prej Allahut xh.sh., e sheh si imazh të përsosmërisë së pranimit dhe nënshtrimit ndaj pushtetit dhe vullnetit të Zotit.(5)

Koncepti për shpresën

Edhe shpresa është e trajtuar hollësisht nga Kurani dhe Suneti. Allahu xh.sh. thotë: "Thuaj: "O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti." (Ez Zumer, 53).(6)
Pejgamberi Muhamed a.s. ka thënë: "Le të mos vdes askush ndryshe vetëm se duke pasur mendim të mirë për Allahun.”(7)
Shpresa nuk është dëshirë e kotë. Shpresa është motor lëvizës i cili vë në lëvizje shpirtin dhe trupin për adhurim. Sa bukur ka thënë Shah Kermani: "Tregues i shpresës është adhurimi i mire.”(8) Pra, nëse je duke e adhuruar Allahun dhe ke ecur goxha mirë në këtë drejtim, atëherë ke të drejt të shpresosh, sepse ke dhënë prej vetes atë që është dashur të jepet.
Shpresa është rezultat i angazhimit në punë të mira, në njërën anë, dhe braktisjes së harameve, në anën tjetër. Bejhakiu duke folur për shpresën më të mirë thotë se ajo lind nga luftimi i nefsit dhe braktisjes së epshit.(9) Ibën ebi el-Izzi duke marrë parasysh këto dhe detaje të tjera të shpresës kishte përfunduar se ajo nënkupton të vepruarit sipas fesë dhe shpresimit në shpërblim.(10) Pra, shpresa është diçka që vjen pas punës.
Në fakt, shpresa ndodhë vetëm atëherë kur plotësohen tri kushte thelbësore:
• Ta duash atë që shpreson,
• Të kesh frikë të të ikën ajo që shpreson, dhe
• Të veprosh për ta arritur atë që shpreson.(11)
Pra, janë të përfshira dëshira, frika dhe veprimi.
Shpresa paraqet mënyrën se si ne mendojmë për Allahun xh.sh. Në hadith (Buhariu) qëndron se Pejgamberi a.s., ka thënë: "Allahu thotë: Unë jam ashtu siç robi më mendon ... "(12)
Së këndejmi, shpresa nuk është thjesht dëshirë. Është mendim i mirë për Allahun që buron nga besimi, nga njohja e Allahut xh.sh .. Rrjedhimisht, është mënyrë se si plotësohet boshllëku i veprave. Të parët tanë, siç përmend Bejhakiu mendimin e mirë për Allahun xh.sh., si sinonim të shpresës, e kishin si mjet me të cilin përgatiteshin për çështjet e mëdha,(13) respektivisht për llogarinë para Allahut xh. sh..
Por, me shpresë asnjëherë nuk synohet pasiviteti, dembelia, dëshira e rreme. Shpresën me këtë kuptim e kanë përshkruar si pranga ose zinxhiri e cila pengon njeriun nga lëvizja. Ibën Semmaku ka thënë: "Shpresa në zemër është zinxhir në këmbë. Nxirre shpresën nga zemra që ta zgjidhësh zinxhirin nga këmba."(14)

Lidhja ndërmjet frikës dhe shpresës

Që frika dhe shpresa të japin efektet e veta, duhet patjetër të jenë të lidhura njëra me tjetrën. Kështu kërkohet edhe nga Kurani: " ... ndërsa Atij lutuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër pune mirëve." (El A'rafë, 56).
Një shkëputje eventuale ndërmjet tyre do t'i zhvishte nga ndikimi dhe efektet pozitive. Frika dhe shpresa janë sikur krahët e një zogu i cili nuk mund të fluturojë nëse ka vetëm njërin krah ose nëse e rrah vetëm njërin krah. Që të fluturojë i duhet në mënyrë të baraspeshuar t'i rrah të dy krahët.(15) Nëse frika dhe shpresa nuk kanë këtë raport atëherë frika kalon në dëshpërim e shpresa në mashtrim. Ebu Sulejman Daraniu ka thënë: "Nëse shpresa dominon mbi frikën, zemra prishet."(16) Llukmani kur e kishte këshilluar të birin i kishte thënë: "Biri im, shpreso në Allahun me shpresë të atillë që nuk të jep guxim për mëkat, dhe kije frikë Allahun me një frikë e cila nuk do të humb shpresat nga mëshira e Tij."(17) Për këtë shkak është thënë, siç përmendet nga Murarrifi, se sikur frika dhe shpresa të vendoheshin në një peshojë asnjëra nuk do ta mundte tjetrën.(18)
Kjo nga një aspekt, ndërsa nga aspekti tjetër, frika dhe shpresa kanë role, rëndësia e të cilave përcaktohet sipas kohës. Ka kohë kur frika është më e rëndësishme, sikur që ka kohë kur shpresës duhet dhënë përparësi.
Serrij bin Mugalisi ka thënë: "Frika është më e mirë se shpresa përderisa njeriu ëshrë i shëndetshëm. Ndërsa kur t'i vjen vdekja, shpresa është më e mirë se frika."(19)
Pra, përderisa jemi të shëndershëm, ne duhet të punojmë, ndërsa kur të na afrohet vdekja dhe më nuk kemi kohë për vepra, atëherë, duhet të ndahemi nga kjo botë duke pasur mendim të mirë për Allahun, pra duhet t'i japim përparësi shpresës. Më nuk është koha e veprave, por e shpresës. Pejgamberi a.s., ka thënë: "Le rë mos vdes askush ndryshe vetëm se duke pasur mendim të mirë për Allahun."(20)

Reflektimi edukativ i frikës

Frika është mënyrë edukimi
Në edukimin fetar, frika është formë se si edukohet nefsi i njeriut. E veçanta e saj do të thosha është se jo çdoherë nxitet për të duke përmendur dënimin, por edhe shpërblimin. P.sh., në kaptinat Err Rrahman (ajeti 46) dhe En Naziat (ajetet 40-41), Allahu xh.sh., na tregon se për ata që ia kanë frikën, që për ta ka përgatitur si shpërblim xhenetin. Allahu xh.sh., thotë: "Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte!" (Err Rrahman, 46). Abdurrahman Nasir Sadiu, duke e shpjeguar këtë shpërblim thotë se, njëri kopsht është për shkak se e ka ndaluar veten nga të këqijat, ndërsa tjetri për shkak se ka bërë atë që është urdhëruar.(21)
Se frika na shpëton, na mëson edhe Pejgamberi a.s., i cili në kuadër të tri gjërave shpëtuese përmend edhe frikën prej Allahut në vetmi dhe publik.(22)

Përkujdesja për besimin

Udhëzimi në rrugën e drejtë ëshrë para së gjithash mirësi e Allahut ndaj robit. Për këtë shkak, besimtari e ka në hatër këtë mirësi dhe kujdeset që mos t'i dalë nga dora. Këtu qëndron mbase edhe sekreti i lutjes për ta ruajtur këtë mirësi. Allahu xh.sh., na e tregon këtë lutje në Kuran: "O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat rona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!" (Al Imran, 8).
Bejhakiu, duke e shpjeguar këtë ajet, thotë: "Po të mos kishin pasur frikë për udhëzimin me të cilin i ka nderuar Allahu dhe i cili (në rast moskujdesi a përbuzje) mund (iu merret, nuk do të luteshin."(23) Pra, lutja është dëshmi dhe tregues i përkushtimit të tyre për ta luajtur besimin nga frika e humbjes së tij në rasr mosmirënjohje a zhytjeje në mëkate.

Përmbushja e detyrimeve fetare

Imam Bejhakiu në "Shuab el-iman" duke trajtuar këtë degë flet se si ajo ndikon në ruajtjen e lidhjeve me Allahun xh.sh .. Ai që ka frikë pronarin, e ktyen punën siç duhet. Ai që ka frikë Allahun, e adhuron siç i takon.(24)
Frika e bën besimtarin të kujdesshëm dhe vigjilent, për dallim nga mëkatarët të cilët janë të shkujdesur dhe fare nuk bezdisen kur bëjnë mëkat. Bejhakiu kur trajton frikën përmend se vetëm kategoria e hasirunëve - të humburve janë ata që nuk ia kanë frikën Allahut xh. sh.. Pra, për besimtarin, zhveshja nga tiparer që dallojnë shtresat e mëkatarëve është krahas detyrës edhe nder dhe privilegj.(25)
Nga kjo perspektivë, frika e ruan besimtarin nga mendjemadhësia, tipari më i urryer. Është përmendur se si zemra e besimtarit është përplot frikë dhe nëse i përmendet Allahu xh.sh., ajo ndikohet, pra heq dorë nga të këqijat.(26) Për dallim nga njeriu mendjemadh, të cilit, siç na mëson Kurani, kur t'i përmendet Allahu xh.sh., mbërrhehet nga mendjemadhësia e refuzimi: "Kur atij i thuhet "Kije frikë Allahun!", ai mburret dhe bën më shumë të këqija. Atij i mjafron Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq është ai vend!" (El Bekare, 206).

Besimtarët nuk janë të mashtruar

Jo vetëm që besimtari nuk është mendjemadh, por as i mashtruar. Pavarësisht veprave që bën, asnjëherë nuk mbështetet në ato si vendimtare. Vendimtare e sheh vetem mëshirën e Allahut xh.sh .. Besimtari e di se vepra nuk mjafton për t'u futur në Xhenet. Madje, as pejgamberët, ani pse kanë pozitën që kanë, me veprat e tyre nuk mund ta fitojnë Xhenetin. Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s., ka thënë: "Askënd vepra e vet nuk mund ta fut në Xhenet!" As ty, o i Dërguari i Allahut? - e pyetën. 'Jo as mua, përveç nëse Allahu më mbulon me mëshirën e Vet."(27)

Kultivimi i lartë i përgjegjësisë personale

Të kesh frikë Allalum xh.sh., do të thotë të veprosh atë që Ai të urdhëron dhe t'i shmangesh asaj nga e cila rë ka ndaluar. T'ia kesh frikën Allahut xh.sh., pra nënkupton t'i përmbahesh këtij rregulli kudo që të jesh e ngado që të shkosh. Këtë e ka përmbledhur Pejgamberi a.s., me pak, fjalë: "Ke frikë Allahun kudo që gjendesh!"(28)

Ndjekja e modelit të Pejgamberit Muhamed a.s.

Frika, në kuptim të devotshmërisë dhe ruajtjes së madhe nga mëkatet, është tipar tjetër me të cilin dallohej Pejpamberi a.s., nga të gjithë besimtarët. Këtë gjë Pejgamberi a.s., ua rikujtonte besimtarëve kohë pas kohe: "Prej të gjithë juve, unë më së shumti ia kam frikën Allahut!" - iu thoshte.(29)
Duke qenë se e kemi model në çdo gjë, atëherë ta kemi edhe në kultivimin e këtij tipari të çmuar apo kësaj vepre të çmuar të zemrës.

Personaliteti i fortë i besimtarit

Ta kesh frikë Allahun xh.sh., nënkupton të jesh me Të, ta kesh mbështetjen e Tij, ndihmën dhe mbrojtjen e Tij. Për këtë shkak, Halimi, kur flet për frikën, thotë se frika duhet të jetë vetëm ndaj Allahut xh.sh., që është Mbret i mbretërve, jo ndaj të tjerëve.(30)

Reflektimi edukativ i shpresës

Angazhimi me vepra të mira
Duke qenë se, sipas konceptit fetar, shpresë e vërtetë konsiderohet ajo që paraprihet (dhe shoqërohet) me vepra të mira, atëherë për besimtarin nuk mbetet gjë tjetër pos t'i qaset punëve të mira për të shpresuar më pas. Dijetarët kanë thënë se shpresa sjell angazhimin e gjatë me vepra të mira.(31) Ndryshe, siç shënon Bejhakiu, shpresa pa vepra konsiderohet shfaqje e arrogancës karshi Allahut xh.sh.(32)

Thirrje për pendim

Shpresa nuk nënkupton të jesh i pamëkate. Shpresa është mënyrë se si dilet dhe shpëtohet prej mëkareve. Kushdo që ka bërë mëkat pasraj është penduar dhe ka ndrequr gabimer e bëra, meriton të shpresojë se pendimi i tij është pranuar.(33)

Luftimi i pesimizmit

Ibën ebi el-Izzi shpjegon se pendimi nga mëkater jep shpresën për falje.(34) Pra, mëkatet nuk janë fundi.
Mëkatet nuk janë belaja më e madhe. Më keq është humbja e shpresës. Kjo për shkak se Allahu është Falës dhe Mëshirues. Nga këtu, pesimizmi konsiderohet si mëkat i madh për shkak se është një lloj shpërfillje e kësaj mëshire të madhe e cila mbulon çdo mëkat. Me pendim falet edhe mëkati më i madh. Andaj shpresa në faljen e Allahut xh.sh., duhet të merret si ilaç kundër pesimizmit.

Përmbledhja e besimit të drejtë

Shpresa, së bashku me frikën, paraqesin imazhin e plotë të besimit. Për këtë shkak, është thënë: Vetëm ai që e adhuron Allahun xh.sh., me dashuri, frikë dhe shpresë është besimtar i vërtetë.(35) Kjo për arsye se këto tri detaje nëse nuk sillen paralel dhe në mënyrë të koordinuar njëra me tjetrën mund të prodhojnë bindje të gabuara, siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë.



1. Ka dhe ajete tjera, si: Ali Imran: 175; Maide: 44; Enbija: 28; 90; Ra'd: 21; Ibrahim: 14, etj. Shih: Kazvini, "Muhtesar Shuab el-iman", f. 31.
2. Buhariu, nr. 1417.
3. Buhariu, nr. 1423.
4. Shih: Bejhakiu, "Shuab el-iman", 2/204.
5. Shih: El-Halimi, "El-minhaxh fi Shuab el-iman ", 1/508.
6. Shih edhe: Isra: 57; A'rafë: 56; Nisa: 48; 116, etj. Kazvini, "Muhtesar Shuab el-iman", f. 33-34.
7. Muslimi, 171: 2877.
8. Kushjeri, "Err-rrisaletu el-kushejrije", 1/260.
9. Shih: Bejhakiu, "Shuab el-iman". 2/320.
10. Shih: Ibën ebi el-Izzi, "Sherhu el-akideti el- Tahavije". f. 312.
11. Shih: Ahmed Ferid, "Pastrimi i shpirtit", f. 173.
12. Shih Bejhakiu, "Shuab el-iman", 2/317.
13. Po aty; 2/314.
14. Po aty, 2/325.
15. Ebu Ali Rrudhbari, sipas: Bejhakiu, "Shuab el-iman ", 2/328.
16. Shih: Bejhakiu, "Shuab el-iman", 2/324.
17. Po aty. 2/337.
18. Po aty, 2/326.
19. PO aty, 2/320.
20. Muslimi, nr. 2877.
21. Shih: Bejhakiu, "Shuab el-iman", 2/192.
22. Hadlthin e shënon Bejhakiu në "Shuab el-iman", nr. 745, ndërsa Albani në "Sahih el-Xhami", nr. 3045, e konsideron hasen.
23. Shih: Bejhakiu, "Shuab el-iman", 2/193.
24. Shih: Abdurrahman bin Nasir es-Sa'di, "Tefsir el-Kerim err-Rrahman", f. 1156.
25. Shih: Bejhakiu, "Shuab el-iman", 2/193.
26. Shih citimin që Bejhakiu i bën Sudiut përkitazi me komentimit e ajetit 2 nga kaptina Enfalë në "Shuab el-iman", 2/199.
27. Hadithin e shënon Musllmi nr. 2816.
28. Hadithin e shënojnë Tirmidhiu nr. 1987, dhe Ahmedi, nr. 21392. Albani në "'Sahihu Et-Tirmidhij" e konsideron hasen.
29. Shih: Muslimi nr. 1110.
30. Shih: El-Halimi, "El-minhaxh fi Shuab el-iman", 1/514.
31. Shih: Xhemaluddin e-Kasimi, "Tehdhibu meuidhati el-mu'minine", 2/164.
32. Shih: Bejhakiu. "Shuab el-iman", 2/325.
33. Shih: Xhemaluddin e-Kasimi, "Tehdhibu meuidhati el-mu’minine", 2/164.
34. Shih: Ibën ebi el-Izzi, "Sherhu el-akideti et- Tahavije" f. 312.
35. Po aty.f 313.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dersi i xhumasë - Ligjeruës Myftiu Naim ef. Tërnava, Tema: Punët e hajrit