Sëmundjet e zemrës sipas Kuranit


Llojet e sëmundjeve të zemrës ashtu siç i përshkruan Kurani, janë të shumta, por unë do të përpiqem t’i përmend disa prej tyre dhe të jap sqarime për to në pika të shkurtra.

Llojet e zemrës së sëmurë në Kuran janë të shumta, ato cilësohen kështu:

1. Sëmundje

Ky lloj cilësimi i zemrës në Kuranin fisnik ka një specifikë të veçantë. Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë (Shih: El- Bekare, 100, Et-Tevbe, 125, Elmudethir, 31)
Ibn Mesudi dhe disa shokë të tjerë të Pejgamberit a.s., Zoti qoftë i kënaqur me ta, thonë për këtë ajet: (në zemrat e tyre ka sëmundje ) ka dyshim dhe Zoti edhe më shumë ua shton dyshimin e tyre.(1)


2. Mbyllje

Lidhur me mbylljen e zemrës, Kurani ka folur në shumë ajete. Kjo cilësi e zemrës ka trajtim të veçantë dhe është përmendur disa herë në Kuranin fisnik, madje duke filluar nga ajeti tetë i kaptinës së dytë në Kuranin fisnik, ku Allahu i Madhërishëm thotë( Shih: ajetet El –Bekare 7 dhe El- Enam, 46). Në lidhje me mbulesën e zemrës,
Allahu i Madhërishëm gjithashtu thotë: Shih: (Shuraa, 24)
Për sa i përket komentimit të ajetit kuranor, në të cilin Allahu i Madhërishëm thotë: “Allahu ua mbylli atyre zemrat, dhe veshët e tyre... ”, Imam Taberiu në tefsirin e tij thotë: “Zemra e njeriut lirisht mund të thuhet se i ngjason një vendi në të cilin depozitohen gjërat, sepse në të mblidhen njohuri me të cilat arrijmë t’i kuptojmë gjërat. Nga ky kuptim ne mund të themi se mbyllja e zemrave dhe e të dëgjuarit do të thotë që këto dy pjesë të trupit i humbin funksionet e tyre për të cilat janë krijuar, sepse ato nuk janë në gjendje t’i kuptojnë gjërat në esencën e tyre”. Ndërsa Muxhahidi thotë në tefsirin e tij se zemra është sikur një shuplakë e dorës, sa herë që zemra gabon, nga ajo (shuplaka) bie një gisht, derisa t’i bien të gjithë gishtërinjtë.(2)


3. Mbulesa me perde

Një nga sëmundjet e zemrës është edhe mbulesa me perde. Kjo sëmundje në Kuranin fisnik përshkruhet si shumë e rrezikshme për zemrën e njeriut, pasi ajo ndikon drejtpërsëdrejti në të dhe e mbulon me një perde, e cila pengon pranimin e rrugës së drejtë dhe pranimin e argumenteve të Allahut Fuqiplotë. Lidhur me këtë, Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik thotë: (Shih: En- Nisa, 155 dhe Gafir, 35) Ndërsa në një ajet tjetër Allahu përshkruan gjendjen e zemrave të atyre që janë të luhatshëm në besimin e tyre dhe për pak interesa të kësaj bote ndërrojnë besimin e tyre. Allahu thotë: (Shih: El Munafikun, 3).


4. Vrazhdësia

Edhe vrazhdësia është nga sëmundjet e zemrës, e cila ndikon në mospranimin e argumenteve të Allahut të Madhërishëm. Vrazhdësia e saj në kaptinën ‘El Bekare’ cilësohet edhe më e madhe se vrazhdësia e gurit, sepse ekzistojnë lloje gurësh që në përbërjen e tyre janë më të butë, po edhe gurë nëpërmes të cilëve dalin uji edhe bimët. Lidhur me këtë, Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë: (Shih: El-Bekare, 74 dhe Hadid, 16).


5. Dyshimi

Edhe dyshimi përmendet në Kuranin fisnik si një nga sëmundjet e zemrës, që ka ndikim të madh në shtrembërimin e saj nga rruga e drejtë. Zoti i Madhërishëm në Kuranin fisnik thotë: “Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan”. (El Mutafifin, 14).
Dyshimi më së shumti paraqitet tek zemrat e pabesimtarëve. Këtë e sqaron edhe hadithi i Pejgamberit a.s. , të cilin e transmeton Ebu Hurejra:“Nëse njeriu bën një mëkat, atëherë në zemrën e tij ngjitet një pikë e zezë, e, po qe se pendohet, atëherë zemra e tij pastrohet, po nëse bën mëkate pandërprerë, atëherë zemra e tij mbushet me pika të zeza derisa arrin në atë që thotë Allahu i Madhërishëm”. (Muslimi): “Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan”. Ndërsa Hasen El Basriu thotë: “Dyshimi me të cilin mbushet zemra, nuk është asgjë tjetër përveçse kur njeriu bën mëkat mbi mëkat, derisa zemra e tij të mbushet me dyshim dhe të vdesë tërësisht”.


6. Verbërimi i zemrës

Verbërimi i zemrës gjithashtu është një sëmundje që e pengon atë për të pranuar argumentet e Allahut. Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik thotë: Shih: El -Haxh, 46).
Ibn Kethiri, në komentimin e këtij ajeti, thotë: “Ata nuk kanë dobi prej këtyre gjymtyrëve të trupit, edhe pse ato kryejnë funksionin e tyre, si veshët për dëgjim, sytë për shikim, - ata prapëseprapë nuk i shfrytëzojnë për atë që janë krijuar, këto gjymtyrë nuk janë krijuar për asgjë tjetër përveçse për ta adhuruar Allahun e Madhërishëm dhe përmes tyre njeriu ta njohë Krijuesin e tij duke i shikuar argumentet e Tij në gjithësi dhe duke dëgjuar atë që ka lejuar Allahu i Madhërishëm. Ata që nuk i shfrytëzojnë gjymtyrët e trupit për atë që janë krijuar, ata degradohen në shkallë edhemë të ulët se shtaza, sepse shtaza, edhe pse nuk i kupton fjalët e bariut ose të njeriut në përgjithësi, ajo i dëgjon ato dhe, me instinktin që ka, shkon nga i thotë bariu, kështu që ai që i nënshtrohet ligjit të Allahut, ngrihet në shkallë edhe më të lartë se melaiket, ndërsa ai që kundërshton ligjin e Allahut, degradohet edhe më poshtë se shtaza”. Lidhur me këtë Allahu i Madhërishëm thotë(3) (Shih: El- Aëraf, 179)


7. Animi nga e shtrembëta

Animi nga e shtrembëta, duke mos i përfillur argumentet e Allahut dhe duke mos i pranuar ato fare, ndikon shumë në sëmundjen e zemrës. Allahu i Madhërishëm thotë në Kuranin fisnik: (Shih: Ali Imran, 7 dhe 8 si dhe Saff, 5)


8. Hipokrizia

Hipokrizia është gjithashtu një sëmundje që ndikon në zemër dhe përhapet prej individit deri në shoqëri. Ajo ndikon në sëmundjen e zemrës, që ajo të mos i pranojë argumentet e Allahut. Zemra me virusin e hipokrizisë, vetëm shtiret se i pranon argumentet e Allahut, por ajo në realitet nuk i pranon ato. Këtë sëmundje mund ta quajmë edhe më të rrezikshmen për zemrën, sepse ajo vepron gjëra të cilat, në të vërtetë, nuk janë ashtu. Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik, lidhur me hipokritët dhe hipokrizinë, thotë: (Shih: Tevbe, 77)
Pasuesit e Islamit janë të shumtë; në mesin e tyre ka edhe hipokritë, të cilët Islamin e shfaqin si veprim që duket, ndërsa në brendinë e tyre ata janë hipokritë. Hipokritët janë të shumtë në të gjitha kohët dhe vendi i tyre në Ahiret do të jetë shkalla më e thellë e zjarrit.
Ndodh që njeriu të ketë vetëm një pjesë hipokrizi dhe mosbesimi, edhe pse ai ka një pjesë të imanit në rregull. Lidhur me këtë, Pejgamberi a.s. thotë: “Nëse tek një njeri gjenden katër cilësi, ai është hipokrit i vërtetë, ndërsa nëse tek ai gjendet vetëm njëra prej tyre, atëherë ai është mynafik vetëm në atë cilësi derisa ta braktisë atë, e ato janë: kur flet, gënjen; kur i besohet, tradhton; kur premton, nuk zbaton dhe, kur ka mospajtime me dikë, e tepron”. Këtu vlen të theksohet se hipokritët janë njerëzit të cilët shfaqin atë që nuk e kanë në brendi të tyre dhe gjithherë e thonë të kundërtën e asaj që kanë në zemër. Kurtubiu në ajetin kuranor:((Shih: El- Bekare ,8)thekson që njerëzit , të cilët përmenden në këtë ajet kuranor janë hipokritë, sepse fjala e tyre bie në kundërshtim me veprën e tyre, brendia e tyre bie në kundërshtim me sjelljet e jashtme të tyre.(4)


9. Zilia

Zilia është sëmundje që i shkakton probleme të mëdha zemrës. Disa e cilësojnë si një dëm që mund t’i shkaktojë atij që ka pasuri, kurse një grup tjetër e cilësojnë atë si të shpresuarit e njeriut të varfër për të marrë një dhunti dhe një pasuri, me të cilin është furnizuar tjetri.
Pejgamberi a.s. thotë: “Nuk ka zili përveç në dy raste: ndaj njeriut të cilit Allahu i ka dhënë dituri dhe urtësi e ai punon me të, gjykon e ua mëson të tjerëve atë, dhe një njeriu të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai nuk ka rrugë në të mirë përveçse e jep në rrugën e Allahut”.


10. Egot

Egoja gjithashtu është nga sëmundjet shum të rrezikshme për zemrën. Atëherë kur zemra u nënshtrohet egove, medoemos që edhe trupi dhe mendja do t’u nënshtrohet atyre. Lidhur me këtë, Allahu i Madhërishëm thotë: (Shih: Ahzab, 32)
Kështu, pra egot duhet të edukohen dhe nuk duhet të nënçmohen, ato edukohen përmes zemrës, e cila luan rol kyç në edukimin e tyre. Kështu, po qe se njeriu nuk u nënshtrohet egove dhe epsheve të tij dhe largohet nga puna e keqe vetëm për hir të Allahut atëherë ai është brenda Fjalës së Zotit, i Cili thotë:(Shih: Naziat 40-41)
Egot, pra, kur dëshirojnë një gjë, ato edhe përpiqen ta arrijnë atë, por duhet të kemi kujdes.
Nëse ajo gjë është prej të ndaluarave, atëherë të largohemi prej saj, e nëse është prej të lejuarave, ta veprojmë atë sepse do të shpërblehemi.(5)

_____________________________________________

(1) Emradul kulubi e Ibn Kajim El Xhevzijeh Darul Mearif, Kajro 1989.
(2) Emradul kulubi Ibid.
(3) Emradul kulubi i ibnul kajim elxhevzije, Ibid f. 164.
(4) Tefsiri i Ibn Kethirit, pjesa e parë 98.
(5) Sekinetul Imani Muhamed Kemali, f. 80 dar ibnu kethir, Jemen.



Mr. Avdyl Rrahmani
Dituria islame nr. 258