Koordinatorët e Shoqatës Humanitare Bamirëse -Bereqeti- po marrin pjesë në një seminar në Konja të Turqisë


Me organizim të Shoqatës Humanitare Bamirëse "Bereqeti", koordinatorët e kësaj shoqate po marrin pjesë në një seminar në Konja të Turqisë.

Këta kanë filluar këtë seminar me vizitën në Shoqatën "IHH", në të cilën u mirëpritën nga kryetari i kësaj shoqate z. Hasan Hysejn.
Më pas, këta vazhduan vizitën në shoqatën "Ìki Dogu iki bati - Dy Lindje dhe dy Perëndime", në të cilën u mirëpritën nga z. Murat Arslan, kryetar i kësaj shoqate.
Në fund, të këtij seminari, ata vizituan shoqatën "Dost Eli", në të cilën u mirëpritën nga kryetari i kësaj shoqate z. Mehmet Seçer.
Gjatë këtij seminari, koordinatorët u njohën me punët dhe aktivitetet që zhvillojnë këto shoqata. Ata shkëmbyen përvojat e tyre dhe u dakorduan që në të ardhmen të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.
Pas Konjës, koordinatorët e "Bereqetit" do të vazhdojnë vizitën dhe trajnimet në Stamboll.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi