Myftiu Tërnava dërgoi letër ngushëllimi me rastin e vdekjes së Dr. Rexhep Boja


Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka dërguar një letër ngushëllimi familjes Boja me rastin e kalimit në ahiret të udhëheqësit, drejtuesit, pedagogut e ambasadorit tonë të shquar, Dr.Rexhep Bojës.

Në letër ngushëllimi e tij thuhet se me këtë rast bashkë ndjejmë dhembjen me ju dhe njëkohësisht lusim Zotin e madhërishëm që ish myftiun ta marr në mëshirën e Tij. Kalimi në ahiret i Rexhep Bojës është humbje jo vetëm për ju si familje por edhe për të gjithë ne. Rahmetliu tërë jetën ia kushtoi ngritjes dhe avancimit të jetës fetare te ne sikur që ka dhënë një kontribut të paçmuar për shtetësimin e Kosovës.

Lusim Allahun Fuqiplotë që dr. Rexhep Bojën ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme në xhenet dhe shpirtin e tij ta bashkoj me shpirtrat e Pejgamberëve e dëshmorëve, ndërsa familjes, miqve e farefisit t’ falë durim.