Hiqet distanca sociale në Xhaminë e Madhe të Mekës


Derisa masat për distancimin shoqëror u hoqën, autoritetet saudite thanë që pelegrinët duhet të vaksinohen dhe të vendosin maska.

Xhamia e Madhe në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës është kthyer në funksionim me kapacitet të plotë, me besimtarët që luten krah për krah për herë të parë që kur filloi pandemia e koronavirusit.
Të Dielën, shenjat e dyshemesë që i udhëzojnë njerëzit në distancë sociale brenda dhe rreth Xhamisë së Madhe u hoqën.
"Kjo është në përputhje me vendimin për të lehtësuar masat parandaluese dhe për të lejuar pelegrinët dhe vizitorët në Xhaminë e Madhe me kapacitet të plotë," raportoi Agjencia Zyrtare e Shtypit Saudit (SPA).
Fotografitë dhe pamjet e së dielës në mëngjes treguan njerëzit që luteshin krah për krah në safe, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë COVID-19 vitin e kaluar.
Derisa masat për distancimin shoqëror u hoqën, autoritetet thanë se vizitorët duhet të vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit dhe duhet të vazhdojnë të mbajnë maska në hapsirat e xhamisë.
Sipas ministrisë së brendshme, Arabia Saudite do të lehtësojë kufizimet e COVID-19 nga 17 tetori në përgjigje të një rënie të mprehtë të infeksioneve ditore dhe një avancimi të konsiderueshëm të numrave të vaksinimit.
Autoritetet gjithashtu hoqën kufizimet për njerëzit plotësisht të vaksinuar në vende të mbyllura, tubime, transport, restorante dhe kinema.
Maskat nuk janë më të detyrueshme në vende të hapura publike ndërsa akoma imponohen në vende të mbyllura, shtoi ajo.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Program fetar dedikuar ardhjes së Muhamedit a.s. si mëshirë për botën