Në Gjakovë përkujtohet lindja e Muhamedit a.s.


Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, të premten mbrëma, pas namazit të akshamit, organizoi program fetar dedikuar ardhjes së Muhamedit a.s. si mëshirë për botën.

Programi nisi me leximin e një pjese kur’anore nga imami i xhamisë, Hfz. dr. Safet ef. Hoxha, që u pasua nga fjala e hyrjes, mbajtur nga kryetari i KBIGJ-së, Dr. Valon ef. Myrta, i cili iu përkujtoi të pranishmëve rëndësinë e lumturimit me drejtëudhëzimin që la pas mesazhi dhe shembulli i Pejgamberit tonë të dashur.

Më pas, mysafiri i nderuar Musli ef. Arifaj, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, përmes ligjëratës së tij hodhi dritë mbi mirësitë dhe bekimet me të cilat Muhammedi a.s. ndëroi vlera dhe përhapi dritën e besimit për mbarë njerëzimin.
Programin e begatuan me Ilahi mevlydi imami veteran, Esat ef. Rexha, Kryeimami Visar ef. Koshi, Hfz. dr. Safet ef. Hoxha dhe mr. Enver ef. Xhiha.

Programi u përmbyll me dua nga kryimami Visar ef. Koshi, në prezencën e bedimtarëve të pranishëm.










Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Program fetar dedikuar ardhjes së Muhamedit a.s. si mëshirë për botën