Ndërtimi i xhamive dhe lartësia si karakteristikë kryesore e brendshme e tyre


Xhamia është institucioni i parë themeltar i shtetit islam nga Pejgamberi ynë prijatar Muhamedi a.s., i cili fillimisht organizoi myslimanët në xhamin më të madhe në Qabe, pastaj me të shkuar në qytetin e Jethribit, menjëherë ia ndryshoi emrin në Medine Munevere (d.m.th. Qyteti i ndritshëm), në ditët e para të arritjes në këtë qytet inicio e filloi ndërtimin e xhamisë, në marrëveshje e edhe të fiseve jehude shkroi ligjet e para që u quajt Karta e Medines, ... etj. Konkretisht filloi formimin dhe konsolidimin e institucioneve të domosdoshme, për ta organizuar jetën e myslimanëve.
Xhamitë u ndërtuan në vazhdimësi nga: Katër prijësit e parë të drejtë (Hulefae`rr-Rrashidin), dinastitë Emevite e Abasite, kurse me paraqitjen e Perandorisë Osmane (me këtë emër është quajtur nga viti 1299 deri në vitin 1501), dhe Halifatit Islam Osman (me këtë emër është quajtur nga viti 1501 deri ën vitin 1924).
Pra xhamitë që u ndërtuan nga viti 1299 deri 1924 e edhe me vonë në vendet islame, u veçuan e u karakterizuan me disa cilësi e tipare dalluese si nga ana e jashtë, poashtu edhe nga pamja e brendshme. Çdo monument islam posedon shumë urtësi për formën dhe pamjen që ka, p.sh.: konstruksioni i ndërtimit të minares tregon formën e lapsit për t`na informuar neve se ka lidhshmëri të natyrshme me fjalën LEXO, që është fjala e parë e zbritur në Kur’an. Ose fakti tjetër që çdo xhami zakonisht derën e hyrjes e ka në drejtim të Kibles-Qabe për t`na dhënë këtë porosi që kur të hyjmë në xhami, p.sh.: të ecim drejt për t`u lidhur e rreshtuar drejt, për të qëndruar drejt e duke u drejtuar drejt në Qabe, për ta ngulitur fortë në vetveten tonë fjalën DREJTËSI, … etj.

Pse xhamitë zakonisht në brendësi janë të larta?

Një nga karakteristikat në ndërtimin e brendshëm të xhamive padyshim është edhe lartësia, padyshim ka disa urtësi që kur inxhinierët e arkitektët mysliman e projektuan të duken kështu, që të kishte lartësi çdo xhami në brendësi këtë e projektuar osmanlinjtë.
Ne do t`i cekim disa urtësi se pse çdo xhami nga pamja e jashtme duhet të ketë madhësi e nga brenda lartësi.
Kur një xhami është me madhësi normale, nga ana e jashtë është pamje dalluese nga objektet pran saj, është edhe ndërtesë orientuese nga largësia me minaren karakteristike, poashtu është mirë dhe e logjikshme që mos të ketë ndërtesë rreth saj me e madhe e më e lartë se xhamia, pasi xhamia e ka vlerën më të lartë tek i Madhi Zoti, poashu të jetë edhe më e larta si objekt në mes njerëzve. Për ta ngulitur tek besimtarët lartësinë shpirtërore e ndjesore për xhamin edhe në pamjen fizike të saj.
Kurse sa i përket anës së brendshme të xhamisë ndër karakteristikat më dalluese të saj është lartësia, që e përjetojnë myslimanët dhe jo vetëm posa të hyjnë brenda saj. Por, ajo që dëshiroj ta theksoj e sqaroj është se, cilat janë urtësitë që xhamia përmban lartësi, po i cekim disa prej tyre:
1. Njeriu duhet ta ndjej vetën të vogël dhe të dobët, në të gjitha gjërat në krahasim me madhështinë e Zotit Fuqiplotë.
2. Njeriu po sa të hyj në xhami të ballafaqohet me lartësinë e brendshme të saj, t`i duket vetja modest e i përulur, që ta bëj ibadetin i nënshtruar plotësisht ndaj Zotit të Gjithmëshirshëm.
3. Kur njeriu hyn në xhami e sheh se xhamia ka lartësi të brendshme, pamjen e hapësirën që i shfaqet më shumë e përjeton me sy se sa që ka mundësi ta prek e ta ecë, për t`na lënë përshtypjen se i Madhi Zot pakrahasimisht na ka mundësuar që shumë më shumë të shikojmë në këtë botë përmes pamjes së sa përmes prekjes e përjetimit nga afër.
4. Lartësia brenda xhamive na mundëson të kemi më shumë ndriçim objektiv, përmes dritareve, që nënkupton se sa më shumë që ndriçohet fizikisht nga jashtë, mund të ndriçohemi shpirtërisht përbrenda nëse i frekuentojmë rregullisht.
5. Lartësia ekzistuese e xhamive na e mundëson hapësirë të bollshme që ne të shijojmë me pamje, si dhe mund të zbukurojmë e dekorojmë duke shfaqë kreativitetin tonë, që sa më shumë të përjetohet hyrja e qëndrimi në vendet me të dashura të Zotit Mëshirplotë.
6. Me lartësinë në xhami nga arkitektët projektues, është menduar edhe efekti akustik i zërit melankolik të imamit, myezinit, e lexuesve tjerë të Kur`anit. Akustika e xhamisë si shkak i posedimit të lartësisë, ua mundëson dëgjuesve nga zëri i lexuesve, dëgjim më të këndshëm për ta përjetuar prezencën bashkërisht në ceremoni të ndryshme.
7. Duhet ta dimë secili prej nesh që çdo shkrim që gjendet në xhami, është shkruar nga një metër e lartë deri te maja me e lartë nga brenda në kube, zakonisht në xhami çdo shkrim që shkruhet ka lidhje me vendin ku do të shkruhet, p.sh.: Ajetet kur`anore zakonisht shkruhen mbi dritare, në Mihrab e mbi te që është vendi prijës i imamit, ajeti i kursisë ose tesbih dova si ajeti më i lartësuar tek Zoti, shkruhet në vendin e pikën më të lartë në rrethin qendror të kubes së xhamisë. Zakonisht përzgjidhen hadithe për të pas ndërdhishmëri me vendin ku do të shkruhet, lartësimet për Zotin xh.sh. shkruhen në gjysmëkubet si vendet anësore më të larta në xhami.
Feja islame flet me çdo shkrim, objekt e ndërtim për të dhënë porosi të fuqishme për njerëzit frekuentues. I Madhi Zot na bëftë t`i dimë urtësitë e rregullave e parimeve islame.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dersi i xhumasë - Ligjeruës Myftiu Naim ef. Tërnava, Tema: Punët e hajrit