Surja “JA SIN”, pėrkthimi dhe transkriptim nė shqip

Mbas botimit të librit "Xhuzi Amme" Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, këtë herë vjen në ndihmë besimtarëve muslimanë me botimin e sures "Ja Sin".

Shumë komentues të Kuranit shpjegojnë se vetë shprehja "Ja Sin, Ti o njeri!", është thirrje për njeriun që jeton, është i pajisur me virtyte të vërteta njerëzore dhe i aftë për të lexuar e për të nxjerrë mësime nga Libri i Shenjtë.

Surja "Ja Sin" me përmbajtjen e saj gjendet pranë zemrës, shpirtit, jetës dhe veprimit të çdo besimtari, për këtë arsye ajo quhet dhe "zemër e Kuranit".

Të gjithë ata që udhëhiqen në jetën e tyre nga mësimet e Kuranit Fisnik dhe porositë e Profetit Muhamed (a.s,), në suren "Ja Sin" do të gjejnë mbështetje të fuqishme morale për të qenë besimtarë të devotshëm.

Kjo sure u drejtohet të gjallëve si udhëzim dhe orientim në jetën e kësaj bote, por është edhe lidhje shpirtërore me ata që nuk jetojnë më. Kush rrok thelbin e sures "Ja Sin", lartësohet shpirtërisht e moralisht, e përsos vetveten dhe, me sjelljen e veprimin e tij, fiton kënaqësinë dhe shpërblimin e Zotit Fuqiplotë.
Libri është konceptuar në mënyrë të atillë që njëra fletë të ketë tekstin arabisht të sures, kurse në fletën përkrah të jetë transkriptimi i sures me shkronja latine dhe përkthimi i vargjeve të saj në gjuhën shqipe.
Kjo u jep mundësinë për ta lexuar versionin origjinal atyre që kanë dëshirë ta lexojnë suren në gjuhën arabe. Për të gjitha këto vlera, shpresojmë se lexuesi shqiptar do t'i vlerësojë përpjekjet tona për të përcjellë tek ai këtë sure të vyer.


Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam
Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization - AIITC
Rr. Ali Demi, P. 14, Ap. 1,
P.O. Box: 2905, Tirana- Albania
Tel: +355 42 382156; Fax/Tel: +355 42 34 00 89;
Fax: +355 42 230303
Mobile: +355 67 20 63 709
E-mail: contact@aiitc.org , aiitc@albaniaonline.net
www.aiitc.org

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.