Shėrimi i ishiasit me bishtin e deles

Dr Zoher bin Rabeh Gerrami

Në transmetimin që shënon Ibn Maxhxheh, transmetohet nga Enes ibn Maliku r.a. që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ilaç për ishias është bishti i deles i shkrirë dhe i ndarë në tri pjesë, secila pjesë merret në lukth esull tri ditë pandërprerë.”
Çfarë nënkupton delet që kullosin në regjionet me kullotë natyrore. Simptomat e ishiasit janë dhembja e cila përhapet përgjatë nervit ishiadik duke filluar nga pjesa lumbale, përgjatë anës së brendshme të këmbës, eventualisht deri te shputa.
Sa më tepër zgjat aq më tepër dobëson dhe atrofon këmbën. Simptomat mund të përfshijnë dhembjen në shpinë dhe mund të jetë e rrezikshme nëse përcillet me inkontinencë të zorrëve ose fshikëzës urinare. Çfarë shkakton ishiasin?
Ishiasi ka shkase të ndryshme: në raste të shumta shkas është hernia e diskut intervertebral e cila shkakton komprimimin e nervit. Infeksioni me disa enterobaktere që shkaktojnë inflamacionin e nervit në fjalë.


Mrekullia shkencore në hadith

1. Roli i yndyrës në shërimin e kësaj sëmundje. Pejgamberi s.a.v.s. ka përmendur që për shërimin e ishiasit, në disa raste të përdoret bishti i deles, i cili në realitet është yndyrë.
Shkenca moderne thotë: Metabolizmi i lipideve i ka tri degë. Secila prej tyre është e lidhur me llojin e yndyrës që futet në sasi të mëdha. Yndyrat, prandaj sjellin deri te formimi i tri llojeve të ndryshme kimike të cilat kanë efekte të kundërta ndaj njëri-tjetrit. Këto bashkëdyzime të njohura si prostaglandine kanë ngjajshmëri me hormonet dhe kanë efekte të ndryshme në dhembje dhe inflamacione në trup.
Prostaglandinët e tipit 1 parapengojnë dhembjen dhe kanë prejardhje nga acidi yndyror i quajtur gama-acidi linoloik (GLA). GLA i takon grupit të yndyrave omega 6 të cilat gjinden në sasi të kufizuar te disa bimë shkretinore. Për këtë prodhimet medicinale që përmbajnë ekstrakt të këtyre bimëve janë të shtrenjtë. Këto prodhime u ndihmojnë njerëzve që nuk kanë enzime aktive për transformimin e acidit linoloik në gama-acid linoloik, e pastaj në prostaglandine të tipit 3.
Prostaglandinët e tipit 2, në anën tjetër, rritin dhembjen. Këto formohen nga grupi i yndyrave omega 6, gjithashtu, dhe kryesisht nga acidi linoloik që e hasim në margarinë dhe ëmbëlsira, si dhe te vajërat bimore të transformuar në industrinë ushqimore në trans-yndyra të forta, kështu tortet, çokolatat dhe ëmbëlsirat mund të qëndrojnë në gjendje të fortë në temperaturën e dhomës.
Prostaglandinët e tipit 3 janë të njohur për shkak të veprimit të tyre në qetësimin e dhembjeve dhe inflamacioneve. Këto formohen nga acidi linoloik-alfa (ALA), i cili transformohet në dy lidhje EPA dhe DHA. Acidi linoloik-alfa gjindet në vajëra të gjetheve natyrore dhe bimëve, dhe në këtë, pra është përparësia e ushqimit natyror bimor të cilin e hanë njerëzit dhe kafshët sikurse delet që jetojnë në shkretëtirë (oaza).
Vajërat që përmbajnë acidin linoloik-alfa janë të lirë. Këto i takojnë grupit omega 3 e njohur sipas dobisë së tyre të madhe në gjendje të lëngët në temperaturën e dhomës.
Disa prej dobive të yndyrave të tipit omega 3 janë:
- Zvogëlimi i nivelit të kolesterinës.
- Mbrojtje nga goditja në zemër dhe tru.
- Mbrojtje nga tensioni i lartë i gjakut, artriti reumatoid, ekzema dhe karcinomi.
Përveç kësaj është vërtetuar që yndyrat e tipit “sys” kanë rol në zvogëlimin e sasisë së lipideve në organizëm, dhe humbje të peshës trupore. Për ndryshim të yndyrave të grupit omega 3, yndyrat shtazore të ngopura dhe yndyrat bimore të hidrogjenizuara, të cilat në industrinë ushqimore transformohen në yndyra të tipit “trans”, njësoj sikurse yndyrat e tipit omega 6 nuk përmbajnë këto përparësi që posedojnë yndyrat e llojit omega 3, por kanë shumë karakteristika të dëmshme.
Ky dallim i madh në dobi të yndyrave omega 3 mund të kuptohet me paraqitjen e efekteve fiziologjike të acideve yndyrore kryesore. Acidet yndyrore janë të përfshira në formimin e indeve të trurit, syrit, veshit, gjëndrrave reproduktive dhe indeve të gjëndrrave tjera. Ato marrin pjesë në formimin e membranave të gjitha qelizave të organizmit dhe kanë funksionin mbrojtës të qelizave. Acidet yndyrore kanë rol në ripërtëritjen e indeve nervore siç është rasti me herninë diskale, njërin prej shkaktarëve kryesor të ishiasit. Shkenca ka vërtetuar se yndyrat e tipit omega 3 kanë rol të rëndësishëm në shërimin e inflamacionit të fijeve nervore i cili është faktor i dytë më i rëndësishëm i shkakut të ishiasit. Libri i specializuar për këtë lëmi, është botuar në vitin 1998 nga autori Joel Krimmer, profesor i mjekësisë dhe shef i Katedrës për reumatizëm në shkollën e mjekësisë në Nju Jork. Libri quhet “Yndyrat shëruese dhe inflamacionet (The Medical Fats and Inflammation)” dhe përmban shumë veçori mbi biokiminë e shërimit të inflamacionit me ndihmën e yndyrave omega 3.
2. Delet e shkretëtirës ushqehen me bimë natyrale të pasura me yndyra omega 3 nga të cilat shkencëtarët mund të nxjerrin 700 ilaçe. Vajërat çudivepruese, të cilat delet i marrin nga këto bimë, gjinden në bishtin e tyre.
3. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë që bishtin së pari duhet shkrirë, në mënyrë që bakteret e dëmshme dhe mikroorganizmat të mbyten me temperaturë.
4. Gjithashtu, duhet konsumuar tri ditë, e jo më tepër, për t’u mënjanuar oksidimi i yndyrave dhe thartira nga lukthi.
5. Gjithashtu, këtë preparat duhet marrë në lukth të zbrazët, kështu që lipidet tjera mos të parojnë me yndyrat nga bishti i deles gjatë absorbimit në traktin digjestiv si dhe në nivelin qelizor të pankreasit (tërmishëza) ku enzimet në membranë kryejnë transformimin e këtyre yndyrave omega 3 në prostaglandine të tipit 3 mrekullibërëse, që zvogëlojnë inflamimin dhe dhembjen e shkaktuar nga ishiasi.



Përktheu dhe përshtati nga boshnjakishtja:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

Nga: ANnesa (E Martė, 4 Qėrshor 2013 11:53)
Esselamu alejkum, Zoti ju shperbleft..desha tju bej nje pyetje.. Dvllau im vuan nga nervi ishiatik...a mund tme tregoni me saktesisht si perdoret ky bishti i deles...dhe a sherohet kjo semundje ose.patjeter tbehet ndonje nderhyrje kirurgjike ?? Faleminderit me tregoni rreth sherjmit te ksaj Zoti ju shperbleft innshallah
Nga: redaksia (E Enjte, 6 Dhjetor 2012 00:14)
Esselamu Alejkum, I nderuar... siç e keni pare ky artikull eshte pergatitur nga dr.Ali Iljazi, prandaj per t'ju pergjigjur juve ne duhet ta kontaktojme doktorin ... ose nese keni deshire ju vete mund te kontaktoni me ate, por duhet se pari te na e dergoni adresen tuaj private, e kete mund ta beni permes adresave tona ...
Nga: muhamet (E Mėrkurė, 5 Dhjetor 2012 01:22)
Eselam Alejkum; Zoti ju shperbleft per ket artikull dhe per te gjitha qe i beni per te miren e njerzve.Desha te pyes per ket bishtin e deles pasi nje vajz e imja vuan nga unazat e mjedisit (nervi ishiatik)se abon bishti i deleve tek ne ne kosov sidomos qe kullotin ne bjeshk dhe si te pregaditet bishti se me lart ishte cekur duhet shkrir.Se aduhet rrjepur futet ne val dhe deri ti shkrihet dhjami dhe at dhjam ta perdorim apo ma skjaroni ma mir.

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.