Ēaji i gjelbėr, zbulime tė reja tė dobishme

Janë thënë shumë gjëra rreth dobive të çajit të gjelbër. Por shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë fakte të reja.

Për shembull, kohët e fundit kanë gjetur selen në këtë çaj, një prej mikroelementëve më të dobishëm.
Seleni në kombinim të balancuar zinku, kaliumi dhe elementësh të tjerë dhe vitaminash na mban çuditërisht të rinj dhe seksualisht aktivë.
Ai është veçanërisht i shëndetshëm kur është në bashkëpunim me tokoferolin (vitamina E). Përveç këtyre seleni ka veti antioksiduese të cilat forcojnë muskulin e zemrës.
Për të parë më thellë në vetitë e shëndetshme të çajit të gjelbër, shkencëtarë të një universiteti në Kaliforni kanë bërë shumë eksperimente të ndryshme. Ato kanë studiuar modelet e ushqyerjes dhe mënyrat e jetesës mbi 200.000 njerëz.
Ato gjithashtu kanë ekzaminuar rreth 4.000 pacientë të cilët vuanin nga atak në zemër. Rezultatet e përgjithshme nxorën një fakt interesant: çaji i gjelbër është një mbrojte e shkëlqyer e enëve të gjakut të zemrës.
Informacione të sakta tregojnë se ata që pinë, të paktën, tre gota çaj çdo ditë kanë 20% më pak rrezikshmëri për atak në zemër.


Dobitë e pirjes së çajit të gjelbërt

Të mirat shëndetsore dhe efektet e çajit të gjelbërt janë zbuluar 4000 vite me parë dhe qysh atëher konsiderohet si pije e mrekullueshme!
Çaj i gjelbër vepron si agjent antiviral. Përmban flluorur, në mineral që ndihmon në parandalimin e kaviteteve dhe forcon enamelin e dhëmbëve. Një gotë çaj i gjelbër në ditë ndihmon në zvoglimin e formimit të pllakave dhe infeksioneve bakteriale në goje. Vepron si anti-inflamator, përveç tjerash mirëmban një metabolizëm dhe sistemin çarkullues të shëndetshëm dhe aktivë. Kjo vërteton se kjo pije është njëmend në mrekulli në një filgjan!
Trupi juaj përgjigjet ndaj efekteve negative të radikalëve të lire duke shfrytëzuar molekulat antioksiduese mbrojtëse që jan prezent në sistemin tone në mënyrë që të detoksifikoj këto efekte të dëmshme.
Kjo është arsyeja pse ju inkurajoheni nga profesionistët shëndetsorë që të rrisni nivelin e antikosiduesve në trupin tuaj.
Fatmirsisht, kjo arrihet lehtë thjeshtë duke shtuar në dietën tuaj ushqime me vlera ushqyese sikur fruta dhe perime që natyralisht janë të pasura me antioksidues.
Nevelet antioksiduese në çaj të gjelbër janë 100 herë më efektive se sa Vitamin C dhe 25 herë me të mira se vitamin E në mbrojtje të sistemin imunitar tonë. Edhe një arsye tjetër që të pish disa gota për çdo ditë.
Përbërësit e çajit të gjelbër janë përgjegjës për të mirat e tij shëndetsore. Ato thirren kateqins (catechins)!
Kateqins konsiderohen më të efektshmit nga të gjithë antioksiduesit tjerë dhe sasit ashtu edhe efektet janë shumë më të larta çaj të gjelbër në krahasim me çajin e zi. Fatki që çaj i gjelbër ndërhyn në më pakë ndryshime nga fleta e freskët do të thot se përmbanë sasin më të madhe të kateqinës të paprekur.
Popullsia Aziatike po i përjetojnë efektet dhe të mirat e mrekullushme të tij. Statistikat tregojnë se Aziatikët kanë përqindje me të ulët të sëmurjes përshkakë të mënyrës të shëndosh të jetuarit.
Njëra nga të mirat shëndetsore të çajit të gjelbër është potenciali i tij të veproj si agjent mbrojtës kundër vdekjse së hershme nga sëmundja e zemrës dhe kanceri.
Pirja e çajit të gjelbër thuhet të zvogloj nivelet e kolesterolit total dhe kolesterolit-LDL, kështu duke zvogluar grumbullimin e pllakëzave të gjakut dhe duke ndihmuar që shtypje e gjakut të jet në rregull.
Të mirat tjera shëndetsore të çajit të gjelbërt:
lufton kancerin
ndihmon në stabilizimin e diabetit
parandalon sëmundjet kardiovaskulare
të mbanë lëkurën tuaj pa akne, duke e bër më të bukur dhe më të shëndetshme
ndihmon në humbje të peshës
ngadalson procesin e plakjes
ndihmon tretjen
inkurajon rregullimin e jashtitjes
ofron efekte mesatare stimuluse pa shkaktuar netë pa gjumë apo nervozizëm veçanërisht gjatë shtatzënis.
parandalon zhvillimin e sëmundjes së Alzhaimerit
Ndikon në zvogëlimin e stresit dhe depresionit
Ju mund të bëni shumë gjëra me këtë pije mrekullibërëse. Ndoshta nuk e keni ditur që të mirat shëndetsore të çajit të gjelbërt nuk kufizohen vetëm me pirjen e tij por ju gjithashtu mund të mjekon i me të? Çka bën tjetër? Ju gjithashtu mund të përgadisni gatojca me çaj të gjelbër e gjithashtu të përdorni të mbeturat e çajit të gjelbërt për të ujitur bimët (lulet).
Këto të mira të fuqishme nuk mund të krahasohen me ndonjë substancë tjetër në botë pa asnë efekt anësorë.
Mirëpo, duhet ditur se çajin e gjelbër nuk duhet përgatitur me ujë të vluar, pasi në atë mënyrë i humbet taninën dhe vitaminat. Temperatura ideale e ujit për çaj të gjelbër është nga 70-80 gradë Celsius. Pasi të ziej uji, pritni disa minuta që ai të ftohet pakës, pastaj hidhni çajin në ujë dhe e kulloni pas 1-2 minutave.
Ekspertët së bashku me mjekët sugjerojnë që së paku një gotë çaj i gjelbër të konsumohet çdo ditë. /shqipmedia/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

Nga: nita (E Mėrkurė, 9 Janar 2013 09:51)
ju pershendes desha te ju pyes un deri ne kater filgjana qaj gjelber pi ne dit a asht normale apo duhem me pak te pi ju faliminderit per mirkuptim nita
Nga: admin (E Shtunė, 18 Shkurt 2012 07:16)
Çaji gjelbër redukton proceset oksiduese në trup, ngadalëson procesin e plakjes së qelizave 20 herë më shumë se vitamina E. Ka ndikim pozitiv gjatë shtatzënisë. Kjo barishte dobishme ul shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterolit. Me ushqimin e duhur dhe të shëndetshëm, çaji i gjelbër mbështet sistemin imunitar të njeriut. Ndihmon te arterioskleroza, niveli i lartë i sheqerit, diarea, të vjellat, mungesa e oreksit, ankthi, ftohja dhe gripi, dhimbjet e fytit, hepatiti, kanceri, helmimi me ushqim... etj
Nga: viki (E Premte, 17 Shkurt 2012 19:04)
Pershendetje Deshta te pyes se qajin e gjelbert a mund te pihet gjate shtatzanis. Faliminderit per mirekuptim.

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.