Gruaja, pozita dhe tė drejtat e saj

"Burrë - grua, i pasur - i varfër, i bardhë – i zi, çdo trup në qiell e çdo njeri në tokë, Ditën e Gjykimit do të dalë përpara Zotit i vetëm, e duke ardhur vetëm si rob i Tij dhe asnjë dallim nuk do të bëhet!"

Kjo është barazia e vënë nga vetë Zoti i Plotfuqishëm. Barazi që ne akoma dhe sot nuk po e gjejmë e nuk po e shikojmë.

Dihet që, barazia gjinore i referohet trajtimit të njëjtë apo uniformitetit në sasinë, vlerën dhe intensitetin e masave të marra dhe të zbatuara për burrat e gratë. Në kontekstin e të drejtave ndërkombëtare ky koncept, pra "barazia gjinore", është sanksionuar si në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të vitit 1948, ashtu edhe në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave të vitit 1979, e ku më pas qeveritë e botës riafirmuan angazhimin e tyre në vitin 1995 në Deklaratën e Platformës së Pekinit për Veprim mbi "të drejtat e barabarta dhe dinjitetin e lindur njerëzor të të gjithëve, grave e burrave".

Por, në kohët e sotme akoma ka njerëz që mendojnë se gruaja dhe burri janë krijuar si dy krijesa konkurrente midis tyre, dhe harrojnë se, në fakt, ato janë krijesa të cilat plotësojnë njëra-tjetrën, e po ashtu ka edhe të tjerë që mendojnë se gratë u bënë të lira e fituan të drejtat e tyre vetëm në Perëndim dhe se çlirimi i grave si lëvizje shoqërore filloi në shekullin e 20-të.

Në të vërtetë fillesat e lëvizjes për çlirimin e gruas nuk kanë filluar në këtë periudhë dhe nuk është bërë nga një grup apo nuk është fituar nëpërmjet disa deklaratave apo konventave. Të drejtat dhe liria e saj u shpallën nga Zoti, nëpërmjet të Dërguarit të Tij - Muhamedit (a.s.) - që në shekullin e shtatë.

Këtë e gjejmë të argumentuar në mjaft citate uranore e thënie profetike, që do të jenë të argumentuara më poshtë.

Në të gjithë botën e në të gjithë kohërat nocionet "burrë" dhe "grua" janë dalluar si dy gjëra me përkatësi të ndryshme, e balanca që kërkohet ndërmjet këtyre të dyjave sigurisht nuk qëndron në aspektin psiko-fizik sesa në aspektin e të drejtave dhe lirive që duhet t'i përgjigjen respektivisht secilit prej tyre.

Por, Zoti i botëve, Krijuesi i gjithësisë, do të krijonte burrin dhe gruan me fizionomi të ndryshme në përputhje me funksionet që ata do të kishin në tokë. E përsa kohë që kjo harmoni do të ruhet, njeriu do të realizojë lumturinë e vërtetë dhe ekuilibrin e tij në jetë. E nëse do të thyhet kjo harmoni, do të ketë çrregullime dhe disharmoni në shoqëri.

Padyshim se feja Islame sugjeron barazinë e të drejtave, përgjegjësive dhe detyrave të të dy gjinive, si dhe bazohet në simpati, tolerancë dhe respekt për njëri - tjetrin, në të njëjtën kohë ajo solli me vete një emancipim të paparë për gruan, e cila ishte shumë e persekutuar në kohërat pagane.

Cila është pozita në të cilën Zoti e ngriti gruan?

Të flasësh për pozitën e gruas, për rolin e saj, për vendin që asaj i takon dhe
vendin që ajo zë në Islam, do të thotë të trokasësh në një derë që është e mbushur me dyshime dhe shpifje, akuza dhe trillime, zakone e tradita por dhe me spekulime të shumta që flasin në emër të religjionit, në emër të Islamit, apo edhe teprime dhe sajime të cilat kanë nevojë për të shpalosur fakte historike e reale, e fakte të së vërtetës hyjnore.

Prandaj më lejoni të bëj një panoramë më të konkretizuar dhe të përmbledhur të pozitës dhe vendit që gëzon vajza, gruaja, nëna në fenë Islame.

Pozita dhe statuti i saj:

Si vajzë: Të drejtat e femrës në të gjitha shoqëritë sekulariste vazhdojnë të jenë të kufizuara, pasi, si sistemet kapitaliste, ashtu edhe ato socialiste, besojnë në supremacinë e mashkullit ndaj femrës në të gjitha fushat e jetës dhe kulturës. Si rezultat, një padrejtësi pa kufi ushtrohet sistematikisht ndaj saj e kjo fillon qysh në lindje, ku dallohet preferenca ndaj djalit apo kur rastet më shumta të aborteve janë sepse seksi i fëmijës është femër.

Qysh në fillim, Islami, me qëllim që të përmirësonte situatën e femrës gjatë periudhës së injorancës, e ndaloi rreptësisht mbytjen e vajzave të vogla. Dhe ishte Profeti Muhamed (a.s.) që nëpërmjet fjalës së Zotit si dhe me shembullin dhe këshillat e tij ndryshoi thellësisht atë mentalitet çnjerëzor.

Në librin e shenjtë thuhet: "Për çfarë mëkati ato u mbytën..."; fjala është për mbytjen e vajzave të porsalindura në kohën paraislame, por që është aktuale edhe sot. Nga ana tjetër kjo sentencë ka të bëjë dhe me abortet. Apo thënien profetike: "Kush rrit, edukon dhe arsimon dy vajza deri në moshën e pjekurisë, në botën e përtejme qëndron pranë meje sa largësia e dy gishtave!"

Si grua: Padyshim se gruaja është ekuilibri i familjes dhe prishja e saj afekton ndershmërinë e kësaj bërthame të shoqërisë njerëzore. Në anën tjetër mirëqenia e përparimi i saj bëhet shkak të ndërtohet një shoqëri e një komb i shëndoshë dhe i aftë për të përballuar të gjitha sfidat e jetës.

Pozita e femrës, në të ashtuquajturat civilizimet e mëdha të së kaluarës zbulon që "gruaja në periudhën e jetës së saj, nuk ka pasur ekzistencë të pavarur". Burri shpesh e shikonte atë si robëreshë dhe rrallëherë si shoqe apo bashkëpunëtore.

Madje edhe Evropa moderne, e cila pohon se femrën e liroi krejtësisht nga shovinizmi i burrit, dështoi për t'ia dhënë asaj rolin e drejtë në shoqëri.

Është me interes për t'u nënvizuar se qytetërime të suksesshme varen direkt nga respekti që kanë ndaj gruas dhe se të gjitha përgjigjet mbi nevojat e saj gjenden në Sheriatin-Legjislacionin Islam, të cilin komuniteti ndërkombëtar e injoron, sepse nuk ka asnjë institucion, deklaratë apo konventë që ta vlerësojë rolin dhe t'i japë pozitën e duhur siç ia jep asaj kushtetuta islame. Ja se ç'thotë Profeti Muhamed (a.s.): "Ju këshilloj të merrni parasysh të drejtat e grave, e për këtë në veçanti të kini frikë Zotin, ju i morët gratë si amanet nga Zoti juaj duke dhënë fjalën në emër të Tij. Ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre. Ju keni të drejta mbi gratë, por edhe ato kanë të drejta mbi ju!"

Si nënë: Statusi i saj finalizohet si nënë ku Zoti i Plotfuqishëm do ta afrojë atë me të drejtën e Tij për ta adhuruar duke thënë: "Dhe Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhurohet askush përveç Tij, dhe që të jeni bamirës ndaj prindërve (ku njëri prej tyre është nëna)…” apo thënia profetike: "Parajsa ndodhet nën këmbët e nënës!"

Ja pra, mesazhi i Islamit erdhi si rezultat i çlirimit të gruas nga skllavëritë e shoqërive të ndryshme, që shmangnin mësimet origjinale hyjnore, ku kërkohet respekt i ndërsjelltë mes burrit dhe gruas. Kjo është kushtetuta islame dhe ky është vendi që gruaja, vajza e nëna gëzon në Islam.

Ky është Mesazhi Islam, që për asnjë arsye apo rrethanë, një anëtar i thjeshtë i shoqërisë, në rastin tonë një grua, nuk mund të privohet nga të drejtat shoqërore si qenie njerëzore, qenie e cila detyrohet të ruajë dhe mbrojë një kulturë që vetë Zoti e ka urdhëruar. /Drita Islame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

Nga: leonita (E Hėnė, 7 Maj 2012 12:42)
mu me pelqenn ajo qe ka qen me heret
Nga: leonita (E Hėnė, 7 Maj 2012 12:41)
kto te gjitha jan te verteta kurse me heret kan qen te kundertat..
Nga: saranda (E Enjte, 20 Maj 2010 23:35)
skam cte them me teper te gjitha u than ne ket paragraf dhe qe te gjitha jan te verteta..

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.