Në cilat shtete të Evropës mësohet lënda fetare?

Lënda fetare në Kosovë ka bërë shumë njerëz të flasin, të dëshpërohen, për më tepër politikanët të mos votojnë. Në të vërtetë, ligji për arsim kosovar, lëndën fetare nëpër shkolla e kundërshton.

Çka është më e rëndësishme, konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë njerëzore e legalizojnë mësimin fetar nëpër shkollat publike. “Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë”, Neni 18.
Po ashtu, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, neni 20 në lidhje me arsimin dhe fenë thotë: “Shtetet palë në këtë Pakt janë të mendimit se arsimi duhet të synojë lulëzimin e plotë të personalitetit njerëzor dhe të ndjenjës së dinjitetit të tij, të forcojë respektin për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”.
Ata veç kësaj, janë të një mendimi se arsimi duhet të mundësojë që çdo person të luajë një rol të dobishëm në një shoqëri të lirë, të favorizojë mirëkuptimin, tolerancën dhe miqësinë ndërmjet të gjitha kombeve dhe të gjitha grupeve racore, etnike e fetare ...
Shtetet palë në këtë Pakt zotohen të respektojnë lirinë e prindërve dhe kur është rasti, të kujdestarëve ligjorë, për të zgjedhur për fëmijët e vet institucione të tjera përveç atyre publike, por që të jenë në përputhje me normat minimale që mund të jenë caktuar ose miratuar nga shteti në fushën e arsimit, dhe për të siguruar arsimimin fetar dhe moral të fëmijëve në përputhje me bindjet e tyre.
Duke pranuar se BIK-u bashkë me PD, po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për futjen e mësim – besimit nëpër shkollat e Kosovës, nga ana tjetër, kjo kërkesë hasi në vesh të shurdhër dhe pas një kohe në pritje si pik e rendit të ditës nuk u votua nga shumica si të mos mjaftojë e gjithë kjo “gratë intelektuale të Kosovës” ngriten dhe “kinse” të modernizuara kërkojnë që lënda fetare të mos aprovohet.

Megjithatë, lënda fetare mbahet në disa shtete të Evropës (40).

Në Austri - mbahet mësimi fetar në të gjitha shkollat austriake, e pjesë e këtij mësimi është edukata islame.

Në Gjermani - kushtetuta e garanton mësimin fetar në shkollat shtetërore si lëndë "normale".

Në Angli - mësimi fetar është pjesë e plan-programit mësimor,

Në Spanjë, mësimi fetar, në rend të parë ai katolik, në shkollat shtetërore është lëndë fakultative (lënda notohet, mirëpo nota nuk merret për bazë me rastin e regjistrimit në shkolla).

Në Belgjikë, po ashtu zyrtarisht, edukata fetare është e garantuar me ligj, e pjesë e kësaj edukate është edhe ajo Islame.

Në Greqi, si anëtare e Unionit Evropian, ende është në fuqi ligji i vitit 1930, i cili favorizon fenë ortodokse, kurse në mënyrë flagrante shkelen të drejtat e pakicave fetare. Mësimi fetar është i obliguar për nxënësit që deklarohen si ortodoksë.

Në Irlandë, kushtetuta garanton të drejtën e prindërve që fëmijët e tyre të arrijnë jo vetëm njohuri fetare, po edhe edukatë fetare.

Mësimi fetar është i obliguar edhe në Finlandë e në Danimarkë, të cilat kanë kishat e tyre shtetërore nacionale.

Norvegjia e ka kishën shtetërore si dhe obligueshmërinë e mbajtjes së mësimit fetar. Nëpër shkolla ku ka numër të konsiderueshëm të pakicave fetare, mund të organizohet mbajtja e mësimit fetar. Shteti i pranon dhe i paguan mësimdhënësit e lëndës fetare të tyre. E njëjta situatë është edhe në shtetet e tjera skandinave.

Në Hungari, mësimi fetar është lëndë fakultative dhe nuk është e përfshirë në plan-programet shkollore; mësimdhënësi fetar nuk është anëtar i këshillit mësimor por nëpunës kishtar që e paguan shteti.

Në Poloni mësim besimi është i obliguar dhe është në kuadër të plan-programit shkollor.

Më se 20.000 mësimdhënës fetarë e kanë statusin e mësimdhënësve të rregullt që prej vitit 1997. Për rrogat e tyre vjetore shteti ndan afro 85 milionë dollarë.

Në Itali prej vitit 1985, pas nënshkrimit të marrëveshjes (konkordatit) me Vatikanin, mësimi fetar është lëndë sipas dëshirës.

Në Lituani, gjithashtu mësimi fetar është lëndë sipas dëshirës.

Lënda fetare aplikohet edhe tek fqinjët tanë në hapësirat e ish-Jugosllavisë, si në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, ku kam pasur fatin t`i ndjek mësimet fetare edhe vet

Këndejmi, politikanët në Kosovë heshtin …

Në të kundërt në shtetin fqinjë të Maqedonisë, Ministria e Arsimit, nuk heq dorë nga mësimi fetar në shkolla. Ministri Stojanovski deklaron se dikasteri që ai drejton, do të ngrejë sërish iniciativën që projekti i mësim besimit të gjejë zbatim në shkolla gjatë vitit shkollor 2009-2010, duke u bazuar në shtetet e BE-së që e lejojnë mësimin fetar.

“Padyshim që mësimi fetar është i domosdoshëm. Se në çfarë forme do të jetë kjo, ne do ta shqyrtojmë mundësinë, do t’i shohim edhe përvojat e vendeve të tjera. Pjesa më e madhe e shteteve evropiane e realizojnë mësimin fetarë. Dhe të jemi shëndosh, nga viti i ardhshëm do të shohim se në cilën formë do të realizohet. 70% e fëmijëve të klasës së 5 dhe prindërit e tyre janë deklaruar se dëshirojnë të mësojnë besimin fetar, kjo në një farë forme dëshmon se ky koncept është koncepti i vërtet dhe duhet të vazhdojmë në këtë drejtim”, deklaroi Pero Stojanovski, ministër i Arsimit.

Anasjelltas për futjen e lëndës fetare Vllatko Gjorçev tha: “Bëhet fjalë për vendim politik pasi që në 40 shtete të Evropës kemi mësim besim fetar. Në gjysmën prej tyre mësim besimi fetar është i obligueshëm nëse në pjesën tjetër mësohet në mënyrë fakultative ashtu që të gjitha këto shtete janë sekulare, por në to mësohet mësim besimi fetar”, tha, deputet i VMRO – DPMNE-së.

Së fundi, nga politikanët e Kosovës nuk munda të gjej asnjë deklaratë (përjashtim të PD-së), pro- lëndës fetarë nëpër shkolla.

Muslimanët heshtën kur “intelektualët kosovarë” prishën shkollën dhe ndërtuan katedralen, por një fjalë e urtë popullore thotë ”Pika pika mbushet pusi” çdo ditë e më shumë në Kosovë, muslimanët po diskriminohen, deri kur…? Për më tepër, lënda fetare në institucionet publike paraqet një shkallë të civilizimit dhe të drejtës njerëzore o ju analfabet me diploma. Shkurt, synimi ynë është një rini më e shëndoshë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index -> Shkrime Autoriale
"Qëndrimet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe qëndrimet e redaksisë sonë."

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.