Hixhreti, ndryshim i historisė sė njerėzimit
Më 26.11.2011, pas namazit të jacisë në xhaminë e Qylit në Gjakovë u organizua ligjëratë me titull Hixhreti, ndryshim i historisë së njerëzimit, ku si mysafir ishte ftuar Fatmir ef.Latifi nga Mitrovica.
Organizatorë të kësaj ligjërate ishin Këshilli i Bashkësisë Islamë në Gjakovë, në bashkëpunim me xhematin dhe imamin e Xhamisë së Qylit.
Pas faljes së namazit të jacisë, të pranishmëve iu drejtua imami i xhamisë Abdurrahman ef. Bejtullahu, i cili i përshëndeti dhe i falënderoi ata për pjesëmarrje, njëherit i përkujtoi për qëllimin dhe vlerën e ligjëratës së sotme e cila përputhet me hixhretin e Pejgamberit të Allahut, Muhammedit s.a.v.s. prandaj për këtë arsye edhe u titullua Hixhreti, ndryshim i historisë së njerëzimit.
Më pas fjalën e mori mysafirit i cili foli për historinë, vlerat dhe mësimet e hixhretit të Pejgamerit s.a.v.s. dhe shokëve të tij. Ai foli për rrjedhën e hixhretit i cili është dëshmi e intervenimit direkt hyjnor, sepse sipas të gjitha paramendimeve Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka mundur të dalë i gjallë nga shtëpia e tij në Meke, por para gjithë rojeve, nën mbikëqyrjen e Allahut ai i qetë dhe pa u diktuar kaloi dhe i sigurt arriti në Medine. Me ardhjen e tij në Medine u përfundua vetëm një pjesë e hixhretit, sepse vetë hixhreti ishte largim me qëllim kthimi. Ne sot hixhretin nuk duhet ta kuptojmë si një ngjarje, si një transferim prej një vendi në një vend tjetër, por si kthesë të madhe në historinë e njerëzimit, kthesë nga jeta pasive në atë aktive, lëvizje nga situata e pashpresë deri te ajo e shpresës... Prandaj secili prej nesh gjithsesi duhet ta plotësojë hixhretin në veten e tij, të largohet nga e keqja dhe të drejtohet kah e drejta dhe e vërteta... tha në fund të ligjëratës hoxha i nderuar.
Në fund, pas një pauze të shkurtë, xhematlinjtë kishin përgatitur disa pyetje të cilave hoxha iu përgjigj me maturi dhe urtësi.

E Hėnė, 28 Nėntor 2011; 00:28 







Komentet
No Comments!