Dita e Ashures

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, zotëriun e njerëzimit, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij gjer në amshim!

Vlera e agjërimit të kësaj dite

Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar ka veçuar njerëz, kohë, ditë, muaj, vende, me veçori që të tjerët, përkatësisht të tjerat nuk i kane. Në këtë kontekst, Allahu veçoi edhe “Ditën e Ashurasë”, e cila ka te mira te shumta. Ne me këtë rast do te përmendim vetëm disa:
- Dita e Ashurasë bie në një muaj, te shenjte, qe është muaji Muharrem, siç thotë Allahu: ” Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave)”. (Tewbe, 36)
Këta muaj te shenjte janë: Muharremi, Rexhebi, Dhu’l Ka’deh dhe Dhu’l Hixh-xheh.
- Agjërimi në këtë muaj, duke përfshirë këtu edhe Ditën e Ashures, është prej agjërimeve vullnetare me te preferuara. Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Davudi transmetojnë se: “Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ishte pyetur: Cili namaz është më me vlere pas atyre te obliguarave? Tha: Namazi i natës. Cili agjërim është me i miri pas atij te Ramazanit? Tha: Agjërimi ne muajin e Allahut, te cilin e quani: Muharrem”.
- Agjërimi i kësaj dite ka qene prej agjërimeve te para te ligjësuara ne fenë tone. Këtë e sqaron shume mire edhe Aisheja, nena e besimtareve, e cila transmeton: “Ashura ishte një dite, qe e agjëronin kurejshitët edhe para ardhjes se Islamit. Edhe Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] e agjëronte por kur erdhi e Medine, përveç qe e agjëroi vetë, i urdhëroi edhe të tjerët ta agjërojnë. Kur erdhi obligimi për Ramazan, atëherë çështja mbeti vullnetare: Kush dëshironte e agjëronte e kush donte e linte”. (Buhariu dhe Muslimi)
- Ka qene prej ditëve, qe Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] shpresonte te ketë vlere me shume se ditët tjera. Ibni Abbasi rrëfen kur ishte pyetur për agjërimin e Ashures: ”Nuk di te ketë agjëruar Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ndonjë dite, qe shpresonte te ketë vlere me shume se sa ditët e tjera, përveç këtyre ditëve (te muajit Ramazan) dhe Ditën e Ashurës”.
- Agjërimi i kësaj dite muslimanit, sa ia përkujton globalitetin e kësaj feje, ia tregon po ashtu edhe vjetërsinë e saj, dhe se ajo, duke filluar qysh nga njeriu i pare, ka qene, është dhe do te mbetet feja e vetme e njerëzimit. Këtë shume qarte e shpreh thënia e Muhammedit, [alejhi's salatu ve's selam], i cili kur pyeti për urtësinë e agjërimit te kësaj dite nga çifutet, me c’rast e lajmëruan se e agjërojnë për hire te shpëtimit te Musait nga faraoni, ai iu tha se ne, muslimanët kemi me shume përparësi ne Musain se sa vet çifutet për arsye se ata nuk i besuan, e përgënjeshtruan dhe mohuan vazhdimësinë e fesë se tij, Islamit, nga pejgamberi i fundi, Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam]. Ja edhe teksti, për vërtetësinë e të cilit janë dakorduar Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi: “Ibni Abbasi rrëfen: Erdhi Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ne Medine dhe pa çifutet duke agjëruar Ditën e Ashurës. Ç’është kjo?- pyeti? Thane: Kjo është ditë e mbarë, ditë, në të cilën Allahu shpëtoi çifutet nga armiku i tyre kështu që e agjëroi këtë ditë edhe Musai. “Unë kam më shumë të drejtë në Musain se sa ju”- tha Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, kështu që e agjëroi dhe urdhëroi të agjërohej”.
- Agjërimi i kësaj dite, edhe pse është kryer edhe nga çifutet, megjithatë është një segment, që dallon besimtarin nga pabesimtari. Pse e them këtë? Për arsye se kur Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] i thanë se çifutët e shenjtërojnë këtë ditë, e konsiderojnë si festë dhe stolisin gratë e tyre me stoli e inxhi, ai, duke shprehur segmentin, që neve na bën të dallojmë prej tyre tha: “Atëherë ju (mos bëni ashtu por) agjërojeni”. (Buhariu dhe Muslimi)
- Agjërimi i kësaj dite me gjase fale mëkatet e vitit te kaluar. Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ka thënë: ”Kam shpresa se agjërimi i Ditës së Ashurës fale mëkatet e vitit të kaluar”.

Si agjërojmë në këtë ditë?
Vlen të përkujtojmë se agjërimi i kësaj dite ka qenë obligative para ligjësimit të agjërimit te Ramazanit. Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] Ditën e Ashurës kishte dërguar një telall (thirrës) që të thërras ne popull: “Kush nuk ka agjëruar le të agjëroj e kush ka ngrënë le të mos hajë deri në mbrëmje”.
Në një transmetim tjetër përmendet: “Ne agjëronim dhe mësonim fëmijët tanë ta agjëronin këtë ditë. Ne shkonim në xhami dhe iu bënim lojëra nga leshi (i deleve apo çfarëdo kafshe tjetër). Kur dikush qante ne ia jepnim lodrën që të luante e të mos kërkonte ushqim deri në mbrëmje”.
Por, kur u obliguar agjërimi i Ramazanit, ky agjërim ra dhe mbeti fakultativ apo vullnetar. Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam], me rastin e obligimit te agjërimit te Ramazanit, përkitazi me agjërimin e Ashures kishte thënë: “Kush do le të agjëroj e kush do le të mos agjëroj”. (Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa sa i përket agjërimit pas kësaj, dijetaret kanë përmendur tri grada apo mënyra te agjërimit te kësaj dite:
1. Agjërimi i tri ditëve dhe atë: Ditën e 9-të, të 10-tën dhe të 11-tën. Argument për këtë është hadithi, qe e transmeton Imam Ahmedi nga Ibni Abbasi se Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] ka thënë: ”Agjërojeni Ditën e Ashurës dhe dallohuni nga çifutet. Agjërojeni një dite para apo një dite pas saj”.
Me këtë rast, dijetaret kane përmendur se edhe pse Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] tha qe ta agjërojmë një dite para apo një dite mbrapa, megjithatë lejohet që të bëhet bashkimi i tyre. Pra, të agjërohet një ditë para dhe një ditë pas saj.
2. Agjërimi i ditës së 9-të dhe të 10-të. Kur Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] agjëroi Ditën e Ashurës dhe urdhëroi njerëzit ta agjërojnë, disa thanë: O i dërguari i Allahut! Kjo ditë është ditë, të cilën e madhërojnë çifutet dhe të krishterët? Atëherë ai tha: ”Kur të vjen viti i ardhshëm -nëse do Allahu- do ta agjërojmë (edhe) ditën e nëntë. Por, kur erdhi viti tjetër, Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] kishte kaluar në fqinjësi te Allahut”. (Muslimi)
Ibni Abbasi përmend se ai ka thënë: ”Nëse mbetem gjalle deri ne vitin e ardhshëm, do ta agjëroj të nëntën”. (Muslimi)
Domethënia e këtij hadithi është se nëse jetoj vitin e ardhshëm, gjithsesi do ta agjëroj, krahas ditës së dhjetë, edhe ditën e nëntë.
3. Vetëm agjërimi i ditës së dhjete. Muaviu transmeton se e ka dëgjuar Muhammedin, [alejhi's salatu ve's selam] duke thënë: “Kjo është Dita e Ashures, agjërimi i së cilës nuk iu është obliguar, por unë jam agjërueshëm dhe kushdo qe ka dëshirë te agjëron le te agjëron e kush nuk ka dëshirë le të haje”.

Shpenzimi për këtë ditë
Preferohet shume agjërimi i kësaj dite, ringjallja e saj me adhurime dhe lutje si dhe shpenzime për familje, të afërm dhe të varfër, por pa e tepruar dhe pa e menduar se një gjë e tille është obligim.
Ndërsa sa i përket shpenzimit të tepërt dhe ekstravagant, atë feja nuk e pëlqen fare, e sidomos prej atyre, që shpenzojnë me bindjen se kjo gjë është e kërkuar, duke u mbështetur në një thënie të dobët se kinse: “Kush shpenzon për familje shumë në Ditën e Ashurasë, edhe ndaj tij do te jap me bollëk Allahu gjate tërë viti”. Kjo thënie, e mveshur Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam], është e dobët dhe si e tillë nuk merret për bazë.

Dita e Ashurës përkujton një ngjarje të dhimbshme historike
Këtë ditë, të cilën e nderoi Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] me agjërim dhe urdhëroi muslimanët për këtë gjë, me vete bart edhe një kujtim prekës. Në këtë ditë, tërë meshkujt e familjes së Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] u vranë në Kerbela, përveç Ali Zejd Abidinit, i cili ishte ende shume i vogël. U vra Husejni, nipi i Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam].

Çka nuk duhet bërë në këtë ditë?
- Nuk duhet pastruar special për këtë ditë, përveç nëse e ke zakon të pastrohesh në këtë ditë. Ekzistojnë thënie të cilat përmendin këtë gjë porse janë të fabrikuara, shpifura dhe apokrife. Një prej tyre është edhe kjo: “Kush pastrohet në Ditën e Ashurasë, ai gjate atij vitit nuk sëmuret fare përveç nëse sëmuret për vdekje”. Kjo thënie është e shpifur.
- Nuk ka dua të veçante në këtë ditë.
- Zierja e hallvës dhe gatimi i ëmbëlsirës së ashtuquajtur “ashure”, që -tek njerëzit- ka zënë vend si ëmbëlsirë e veçantë e kësaj dite, është diç e pavërtetuar fetarisht. Ata gatuajnë këtë ëmbëlsire e pastaj ua japin fukarave me shpresë se ka shpërblim të madh. Por, derisa nuk është vërtetuar kjo gjë fetarisht, atëherë ajo mbetet risi, prej së cilës duhet ikur.
- Ndalohet vizita e varrezave në këtë dite. Është bërë traditë në disa vende që burra dhe gra të vizitojnë së bashku të afërmit e tyre të vdekur.
- Gratë kinse për ta bërë sa më “madhështore” këtë ditë, vendosin kanë të kuqe në flokë. Kjo gjë fetarisht është e urryer.
- Disa mendojnë se është mirë pasi që të pastrohesh të dalësh në vizitë të dijetarit, të sëmurit, ta lëmosh kokën e jetimit, t’i presh thonjtë, të vizitosh të afërmit dhe të këndosh kaptinën Ihlas 1000 herë. Këto gjera edhe pse janë të kërkuara përherë, megjithatë në këtë ditë nuk janë të veçanta, kështu që nëse nuk ke kryer këto gjëra më parë, por ke lënë vetëm për këtë ditë, ato janë të ndaluara.
- Për vlerën e kësaj dite janë rrëfyer gjëra, të cilat nuk janë fare të sakta, si:

- Allahu ia pranoi Ademit pendimin në këtë ditë,
- Ibrahimi shpëtoi prej zjarrit,
- Ejjubi u shërua në këtë ditë,
- Junusi doli nga barku i peshkut,
- Ja’kubi u bashkua me Jusufin, etj.

Këto gjera janë te pavërteta dhe nuk duhet besuar fare andaj neve ua përmendëm, jo për t’ua shtuar dyshimin, por në rast se i dëgjoni apo ndeshni me to gjatë leximit, ta dini se janë të pavërteta.

***

Përshëndetjet qofshin Mbi Muhammedin, alejhi’ s salatu ve’s selam
Lutja jone e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit te botëve!

Zgjodhi dhe përshtati ne shqip: Sedat Gani islami
Burimi: Ashura -bejne’l ittibai ve’l ibtida’, Dr. Muhammed Ahmed Sahlul

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.