Mbahet Kuvendi zgjedhor nė Gjakovė

Më 23.01.2012, në Medresenë e Madhe në Gjakovë, me fillim pune në ora 10:00, u mbajt kuvendi zgjedhor për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm të për anëtarë të KBI-së në Gjakovë, për mandatin katër vjeçar 2011-2015.

Më 23.01.2012, në Medresenë e Madhe në Gjakovë, me fillim pune në ora 10:00, u mbajt kuvendi zgjedhor për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm të për anëtarë të KBI-së në Gjakovë, për mandatin katër vjeçar 2011-2015.
Kuvendin zgjedhor e hapi kryetari aktual i KBI-së Fatmir ef.Iljazi, që pasoi me këndimin e një ashere nga Kur'ani nga Visar ef.Koshi, imam i xhamisë së Mahmut Pashës.
Pas përfundimit të leximit të Kur’anit, fjalën e mori prapë kryetari Fatmir ef Iljazi, i cili përshëndeti të pranishmit, duke i falënderuar për pjesëmarrje, e në veçanti e përshëndeti anëtarin e KKZ, Nexhmedin ef.Hoxha, kryetar i KBI-së në Pejë. Kryetari Iljazi, foli për përgjegjësinë, rolin dhe detyrat e anëtarëve të KBI-së, si dhe për mënyrën e procedimit zgjedhor. Në vazhdim fjalën ia dha anëtarit të KKZ Nexhmedin ef.Hoxhës: “Ju përshëndes me përshëndetjen e banorëve të Xhenetit, në emër të Myftiut të BIRK Mr.Naim ef.Ternava, në emër të KKZ të BIRK-së. Zgjedhjet tona ndryshojnë nga zgjedhjet e partive politike. Të jesh anëtarë i KBI-së është pozitë nderi, nuk ka pagesë dhe nuk do të thotë të jesh i priveligjuar, por do të thotë përgjegjësi e madhe karshi All-llahut dhe xhematit. Anëtari i KBI-së duhet të angazhohet me tërë qenien e tij për prosperimin dhe avancimin e KBI-së”. Gjithashtu anëtari i KKZ të pranishmëve iu foli edhe për procedurën e zgjedhjeve.

Sipas udhëzimit për mbajtjen e zgjedhjeve u kalua në propozimin e zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë së punës. Kuvendi zgjedhor me vota unanime zgjodhi kryesinë e punës prej 3 anëtarëve:
1. Munir ef.Salkuri – kryetar
2. Bahri Bokshi – anëtar.
3. Liman ef.Hoxha - anëtar.
4. Nexhmedin ef.Hoxha – anëtarë i KKZ.
Kryesia e punës konstatoi numrin e delegatëve pjesëmarrës dhe bëri verifikimin e legjitimitetit e tyre në bazë të shënimeve zyrtare nga tubimi i xhematlinjve nëpër xhamia. Në mbledhje marrin pjesë gjithsejtë 40 delegat.
Kryesia e punës i njoftoi delegatët për vijimin e mëtutjeshëm të procedurës së zgjedhjeve të anëtarëve të KBI-së në Gjakovë, pastaj u zgjodh komisioni kandidues prej 3 anëtarëve:

1. Fatmir ef.Iljazi.
2. Ahmet ef.Hoxha.
3. Isa Halilaj.
Komisioni kandidues, anëtari i këtij komisioni Fatmir ef.Iljazi, paraprakisht kishte përgatitur një risi për këtë mandat zgjedhor në zgjedhjet e anëtarëve të KBI-së, gjegjësisht është bërë përzgjedhja dhe tërheqja e numrave nga ana e imamëve dhe xhematlinjëve për listën kandiduese, për të mos pasur pakënaqësi në mesin e anëtarëve të Kuvendit zgjedhor rreth numrit të listës kandiduese, është bërë kutia votuese, në listën kandiduese janë përfshirë të gjitha xhamitë – i tërë territori qytet dhe fshat, gjë që u ndanë të kënaqur të gjithë pjesëmarrësit.
Komisioni kandidues bëri verifikimin e listës së delegatëve dhe sipas procedurës propozoi listën kandiduese prej 29 anëtarëve të mundshëm të KBI-së. Listën ia prezantoi Kuvendit zgjedhor.

Pas shqyrtimit të listës kandiduese, kuvendi zgjedhor bëri disa ndryshime – vërejtje duke i shtuar edhe një anëtar.
Kuvendi Zgjedhor miratoi listën kandiduese prej 30 kandidatëve për anëtarë të mundshëm të KBI-së në Gjakovë, për mandatin katërvjeçar 2011 - 2015. Komisioni kandidues shtypi listat kandiduese dhe filloi votimi.
Pas kryerjes së procedures së votimit, kryesisë së punës iu dorëzuan listat e votimit, e cila numëroi votat, konstatoi rezultatin e votimit, njoftoi Kuvendin me rezultatin e votimit.

Kryesia e Punës shpalli zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të mundshëm të KBI-së në Gjakovë, si më poshtë vijon:


1 Fatmir ef. Iljazi Teolog - Kryeimam Anëtar nga pozita
2 Ahmet ef. Hoxha Teolog - Imam 30 vota
3 Arsim ef. Morina Teolog - Imam 27 vota
4 Abdurrahman ef. Bejtullahu Teolog - Imam 25 vota
5 Enes ef. Rexha Teolog - Imam 24 vota
6 Visar ef. Koshi Teolog - Imam 21 vota
7 Munir ef. Salkurti Teolog - Imam 19 vota
8 Florim ef. Mellova Teolog - Imam 14 vota
9 Smajl ef. Mustafa Teolog - Imam 13 vota
10 Bahri Bokshi Ing.i ndërtimtarisë 23 vota
11 Flamur Dobruna Ref. financiar 14 vota



Përgatiti: Esat Rexha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati Facebook

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.