Tė mėsosh mbi fenė nuk ėshtė predikim

Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin veten keq ngaqë deri më tash ishin pothuajse të painformuar e që në shkollë, përveç ndonjë mësimi aty këtu në tekstet e historisë, kishin lexuar shumë pak në lidhje me temat që diskutonim.

Madje, në bisedë e sipër, po trajtonim çështjen sesa e rëndësishmë është që nxënësit shqiptarë të njiheshin me besimet fetare si dhe marrëdhëniet mes tyre përgjatë historisë dhe në ditët e sotme.

Propozimi i komuniteteve fetare në Komisionin Parlamentar të Edukimit dhe Informimit Publik për futjen e një lënde mbi njohuritë për fenë në arsimin parauniversitar, më duket se po deformohet që në fillim. Specialistët apo edhe ish-politikanë (ish- ministri i Arsimit, Et’hem Ruka, historiani Pëllumb Xhufi) kanë reaguar menjëherë kundër këtij propozimi, pasi sipas tyre ka të bëjë më shkeljen e laicitetit të shtetit dhe shkollës tonë, e kësisoj është antikushtetues. Që në fillim më duhet të theksoj që të mos ketë keqkuptime: Lënda në lidhje me njohuritë mbi fenë dhe lënda me përmbajtje teologjike, janë dy kontekste të ndryshme.

Të jetë e pranishme në kurrikulën e arsimit parauniversitar në shkollat publike një lëndë që ka të bëjë me njohuritë e përgjithshme të historisë mbi fetë në botë dhe në Shqipëri, zhvillimit dhe komunikimit mes tyre nuk gjej vend se mund të jetë keq për nxënësit shqiptarë, të cilët deri më tani, siç u theksua më lart, janë mjaftuar me ndonjë njohuri të përciptë. Nuk besoj se e keqja e shtetit laik shqiptar do të vijë pikërisht nga njohja e nxënësve me historinë e feve dhe marrëdhëniet mes tyre.

Në këtë botë të sotme, kur fëmijët kanë të aksesueshëm gjithçka nëpërmjet internetit, njohja pikërisht nga kurrikula në shkolla do të jetë edhe më e sigurt edhe më e besueshme për nxënësit. Por, po ashtu do të jetë ndihmesë e madhe që fëmijët e të rinjtë tanë të mos krijojnë e forcojnë stereotipe dhe paragjykime për njërën fe apo tjetrën. E aq më keq të kenë koncepte të gabuara nga mungesa e informacionit, që më së miri mund ta marrin nga mësuesit e tyre. Aq më tepër është e rëndësishme të theksohet se edhe formimi i tyre kulturor do të jetë më i plotë. Kuptohet, se për hartimin e programit të kësaj lënde kontributin më domethënës duhet ta kenë ekspertët dhe specialistët e fushës.

Shqipëria është një vend me besime të ndryshme dhe neve gjithmonë gjejmë vend të evidentojmë harmoninë ndërfetare ndër shekuj. Por, në forcim të kësaj harmonie e dialogu e konsideroj të rëndësishëm hapin për pajisjen e nxënësve më njohuritë mbi fetë. Duhet të jemi të gjithë të sigurtë se të mësosh mbi fenë, nuk e shkel laicitetin e shkollës, pasi të mësosh mbi fenë dhe besimet fetare nuk do të thotë të predikosh fenë. /gazetaidea/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati Facebook
Index -> Shkrime Autoriale
"Qėndrimet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe qėndrimet e redaksisė sonė."

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.