Ftoi (arab. safarxhal) Pyrus cydonia

Talha bin Ubejdullah , r.a., ka thënë: "Njëherë kur shkova tek i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e gjeta duke mbajtur një ftua në dorë, të cilin ma ofroi duke më thënë: 'Merre këtë, o Talha, dhe haje, sepse ky është mjet për forcim, i cili përqëndron fuqinë e zemrës". (1)

Ftoi është pemë e familjes së mollëve me trung të vogël Cydonia oblonga, e familjes së trëndafilit. Më së shumti përdoret i zier dhe si reçel. Ftoi është i ftohtë dhe i thatë në shkallë të ndryshme, varësisht nga shija e tij. Por, ftoi është mjet i fuqishëm për tkurrje dhe është i mirë për barkqitje. Ftoi i ëmbël është më pak i ftohtë dhe është më i afërt me ftoin e lehtë, ndërsa ftoi i hidhur dhe i thartë është më tepër mbyllës, i thatë dhe i ftohtë.

Të gjitha llojet e ftoit e shuajnë etjen, ndalin të vjellat, rritin nxjerrjen e urinës, ekuilibrojnë ndjenjat, shërbejnë për shërimin e furunkulave (të thatëve) në zorrë, mënjanojnë të ënjturit gjatë menstruacioneve, ndihmojnë laktacionin (rrjedhën e qumështit) dhe rrisin tajitjen e qumështit të gjirit, zvogëlojnë nauzenë (ndjenjën e të vjellave) dhe qetësojnë lëkurën dhe membranën (qelizore).

Ngrënia e ftoit pas bukës zbut barkun, vepron si laksativ (pastrues i zorrëve), lehtëson vrerin dhe koncentrimin e vrerit të verdhë, dhe parapengon ngritjen e avullimeve. Ngrënia e ftoit para bukës vepron si konstriktor (lidhës, shtrëngues) i fuqishëm.

Ftoi përshpejton gjithashtu kalimin e qullit të ushqimit të tretur dhe të sedimenteve të tjera nëpër zorrë, por ngrënia e tepërt e tij mund të shkaktojë dhembje në zorrë dhe të dëmtojë nervat. Ngrënia e ftoit të zier vepron si shtrëngues (lidhës) i lehtë dhe është më i këndshëm për bark. Hapja e vrimës në ftua, heqja e farave dhe mbushja e tij me mjaltë dhe me argjilë të pastër dhe pjekja në hi të nxehtë (pastaj përdorimi i tij) për shërim e bën ftoin elektuarium. (2)

Më së miri është kur ftoi hahet i zier ose i pjekur me mjaltë. Fara e frutit të ftoit është e dobishme për stërfyellin (lat. Trachea), shëron acarimin e fytit dhe kollën. Vënia e melhemit të përfituar nga ftoi ndal djersitjen, forcon venat dhe barkun.

Si pemë e zier, ftoi forcon barkun dhe mëlçinë, vepron si mjet për forcimin e zemrës, mënjanon shtrëngimet në gjoks, relakson zemrën dhe hap enët e gjakut.

Ftoi ka prejardhje nga Persia. Përdoret i freskët ose në formë kompostoje, reçeli, prevedeje, marmelate, si dhe për t'i dhënë shije, aromë dhe për ta bërë më të qëndrueshme marmelatën e mollës, të dardhës dhe të frutave të tjera.

Ftoi është i ushqyeshëm: ai përmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinë, acide, kripëra minerale (kalium etj.). Fruti i ftoit është i pasur me lëndë aromatike, që ia shtojnë vlerën. Ftoi ka veti rrudhëse dhe, për këtë qëllim, është përdorur që në kohët e lashta. Përdoret kundër diarresë, dizenterisë dhe të vjellave. Përdorim të mirë ka në forcimin e organizmit të pleqve dhe të atyre që janë në rekonvaleshencë. Rezultate shumë të mira janë arritur kundër çrregullimeve të lukthit dhe të zorrëve, kur ftoi përdoret si çaj, i cili ka efekt rrudhës (shtrëngues).

Receta: 1-2 kokrra ftoi pastrohen dhe priten në copa të vogla, të cilat zihen një orë në tre çerek litre ujë. Lëngu i përfituar pihet 1-2 gota në ditë. Kjo kurë zgjat 2-3 ditë.

Vlerë të madhe kanë edhe gjethet e ftoit, të cilat përdoren si qetësues kundër nevrastenisë, pagjumësisë, kundër rrahjeve të shpeshta të zemrës (takikardia), kundër kollës së pandërprerë etj.

Receta: 5 g gjethe të ftoit zihen në 100 g ujë për 10 minuta. Çaji pihet menjëherë.

Lëngu i përfituar nga zierja e gjetheve të ftoit përdoret për larjen e syve në raste kur dhembin.

Farat e ftoit përmbajnë lëndë mucilagjinoze e yndyrna. Ato përdoren kundër hemorragjive (gjakderdhjeve), hemorroideve etj. Kanë efekt në rastet e çrregullimeve të lukthit dhe të zorrëve dhe ndihmojnë në pastrimin e zorrëve.

Në këto raste merren: 200 g fara dhe pasi të shtypen, zhyten në 100 g ujë. Lëngu i fituar, pas kullimit, pihet njëherësh. Ky lëng përdoret edhe për larjen e plagëve dhe për gargara (shpërlarje) në acarimet e grykës.



1. Ibn Maxhxhe, 3339; Hakimi, 4/411; hadithi është i dobët (daif).
2. Eliksir, përzierje e pluhurit shërues me mjaltë ose shurup për pastrimin e organeve.



MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.