Aborti nė Islam

Aborti nuk është një problem që shfaqet vetëm tek ne, veçse është një problem që është i përhapur anë e kënd botës.

Abort quhet ndërprerja e shtatzënësisë duke e nxjerrë fetusin me qëllim, me anën e mjeteve mekanike, fizike, sikur është operacioni, ose me mjete kimike, me pilula aborti.

Sipas mjekëve, aborti është tri llojesh:

(1) Aborti spontan.
(2) Aborti me qëllim dhe
(3) Aborti për shkaqe shëndetësore.

Aborti spontan quhet aborti që pëson një grua shtatzënë duke iu prishur fetusi pa dëshirën e saj, për shkak të ndonjë problemi shëndetësor, të ndonjë infeksioni ose nga ngritja e ndonjë peshe. Aborti spontan, pa dashje, nuk përbën ndonjë mëkat


Aborti me qëllim

Është fakt se këto aborte ndodhin në vendet e zhvilluara ndaj nënave që mendojnë se kanë një numër të madh fëmijësh, ose për shkak të shtatzënësisë së padëshiruar. Ose në raste kur nga femrat e moshës së re, pas kontakteve seksuale të padëshiruara,nxirret me dhunë fetusi, dhe kështu ndodh aborti me qëllim. Ky abort është i ndaluar dhe përbën mëkat. Gjithashtu, sipas mjekëve, komplikimet mjekësore që mund të shoqërojnë një abort me qëllim, mund të klasifikohen në tri grupe:

(1)Të menjëhershme, një ose dy orë pas kryerjes së abortit. Hemorragji e madhe si pasojë e dëmtimeve në uterus (mitër), përforcimi i uterusit dhe dëmtimet e shumta, si pasojë e nxjerrjes me forcë të pjesëve kockore të fetusit. Heqja jo e plotë e “produkteve” të fetusit, mund të bëhet një terren i përshtatshëm për procese tumorale në të ardhmen. Këtu hyn edhe ana traumatike e vetë aktit të abortit, si një akt kriminal, që gjithashtu lë pasoja edhe në shëndetin mendor të nënës.
(2)Të vonuara, që ndodhin disa orë deri disa ditë pas abortit. Shumica e komplikimeve ndodhin pas javës së parë: Hemorragjia është shkaku më i shpeshtë, qoftë nga dëmtimet gjatë aktit të kryerjes së abortit, dhe qoftë si rezultat i mbetjes në mitër të “produkteve” të fetusit. Infeksioni shpeshherë mund të sjellë pasoja të mëdha. Një pjesë e aborteve në kushte jospitalore, shpeshherë e gjejnë vdekjen pikërisht nga ky komplikim.


Komplikime të largëta

Janë ato që ndodhin disa javë deri disa vjet pas abortit. Infertiliteti (pamundësia për të lindur fëmijë) është një prej pasojave të abortit, e cila është konstatuar tek shumica e grave që kishin kaluar këtë dramë. Është i njohur fakti se plot çifte, edhe në vendin tonë,pas abortit të foshnjës së parë, për shumë vjet nuk kanë mundur të kenë fëmijë të tjerë, ose raste të tjera kur shtatzënësitë pas abortit të shoqëroheshin me komplikime dhe rritja e zhvillimi i atyre foshnjave të ishte shumë e vështirë, për shkak të shëndetit të tyre jo të mirë që prej lindjes.


Aborti si pasojë e shkaqeve shëndetësore

Në këtë grup abortesh hyjnë shkaqet shëndetësore të nënës, e cila rrezikon drejtpërdrejt jetën e saj për ta ruajtur foshnjën. Nëse vërtetohet nga ana e mjekut besnik se mbajtja e foshnjës do të rrezikonte jetën e nënës, atëherë lejohet aborti, ngase nuk duhet sakrifikuar jeta e nënës për jetën e fetusit. Ajo është shtylla e familjes dhe për këtë shkak nuk është e logjikshme që jeta e saj të sakrifikohet për fetusin që, megjithatë, nuk ka ende personalitetin e vet si dhe është pa obligime e përgjegjësi. Ky lloj aborti nuk është i ndaluar. Indikacioni mjekësor hyn këtu, sepse vazhdimi i shtatzënisë do të rrezikonte jetën e gruas shtatzënë apo shëndetin fizik a psikik të saj, sa kohë që gruaja është bazamenti i fetusit dhe jeta nuk (duhet të) rrezikohet për embrionin. Ky lloj aborti është i lejuar në Islam. Indikacioni social është pjesë e shtatzënisë së padëshiruar, - numri i madh i fëmijëve, gjinia, shtatzënia në moshë të re a të vjetër, - që të gjitha këto lloj abortesh janë të ndaluara dhe lirisht mund t’i quajmë një krim i shëmtuar. Pejgamberi a.s. krijimin e foshnjës në barkun e nënës e përshkruan në një hadith, ku thotë:

“Të bazuar në autoritetin e Abdullah ibn Mes’udit (r.a.), i cili thotë: Dëgjova Pejgamberin a.s. duke thënë: Me të vërtetë krijimi i secilit prej jush ka ndodhur në mitrën e nënës së tij, dyzet ditë si farë gjallëruese, mandej shndërrohet në gjak të ngjizur, që zgjat afërsisht po aq, mandej shndërrohet në një copë mishi për katërdhjetë ditë; mbas kësaj periudhe Allahu dërgon engjëllin, i cili i jep shpirtin dhe në të njëjtën kohë është i urdhëruar t’i shkruajë katër gjëra: rrëskun e tij, veprimet e tij, periudhën e jetës së tij në këtë botë, dhe a do të jetë fatkeq apo i lumtur”.

Gjatë leximit të këtij hadithi, vërejmë se ky ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë, që përfshin krijimin dhe zhvillimin e njeriut në barkun e nënës së tij, dhe pjesa e dytë, që trajton zhvillimin shpirtëror të njeriut. Është për t’u habitur se, edhe pse Allahu xh.sh. e përshkroi krijimin e njeriut në Kur’an para 14 shekujsh, prapëseprapë ka shumë njerëz që janë të bindur në teorinë e Darvinit, se njeriu është krijuar në mënyrë evolutive. Afati kohor i secilës prej këtyre etapave është si vijon:

Etapa e parë - “Fekondimi” – zgjat përafërsisht një javë.
Etapa e dytë - “Gjaku i ngjizur” – diçka e varur, zgjat përafërsisht dy javë.
Etapa e tretë - “Copë mishi” – kjo etapë zgjat përafërsisht një javë, pra java e katërt.
Etapa e katërt - “Formimi i eshtrave” – kjo etapë zgjat përafërsisht dy javë.
Etapa e pestë - “Veshje e eshtrave me mish” – kjo etapë paraqitet në javën e shtatë.
Etapa e gjashtë - “Formimi i trupit dhe forma e tij” – kur embrioni merr formën e veçantë; kjo etapë paraqitet diku rreth javës së dhjetë pas fekondimit.
Etapa e shtatë - “Dhënia e shpirtit” – kjo etapë paraqitet në muajin e katërt, kur Zoti xh.sh. e dërgon melekun për t’ia dhënë shpirtin embrionit.


Rritet numri i vajzave që abortojnë në moshën e re

Një dukuri e shëmtuar që po qarkullon në Kosovën e pasluftës, është rritja e numrit të vajzave që abortojnë në moshën e re, 15-26 vjeçe. Kjo dukuri është rezultati një lirie të shfrenuar të të rinjve që mbretëron vërtet, sa kohë që nuk ka kurrfarë ligji që t’i ndjekë penalisht këta autorë për këtë dukuri të çoroditur. Shkaku tjetër që i shtyn këta të rinj për të marrë një hap kaq të rrezikshëm, është edhe papunësia e madhe dhe gjendja e rëndë ekonomike, që i detyrojnë të ndërpresin jetën e embrionit dhe të bëjnë planifikim familjar. Mirëpo kjo nuk është arsye, sepse nënat tona, - Zoti i shpërbleftë me Xhenet! - i kanë rritur fëmijët në kushte edhe më të vështira ekonomike dhe kanë pasur shumë fëmijë, dhe për këtë gjendje nuk dinin të ankoheshin ose të abortonin e t’i hidhnin foshnjat e tyre në kontejnerë mbeturinash. Zoti xh.sh. në Kur’anin fisnik thotë:

“Mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne sigurojmë furnizimin tuaj, e mbytja e tyre është mëkat i madh”. (Isra, 31).

Në Shqipëri, vitin 1986 – ka pasur vetëm 7 aborte.
Në 1991 - ka pasur 224 aborte;
Në 1993 - pati 9017 aborte;
Në 1995 - 23.000 aborte; Në 1996- 24.000 aborte.

Ndërkaq, në Kosovë, sipas disa statistikave, numri i aborteve në Spitalin gjinekologjik të Prishtinës është përafërsisht 35 aborte në muaj, po sa aborte bëhen në klinikat private e larg syve të familjarëve – këtë nuk e di askush!

Sekretari i shtetit të Vatikanit, në lidhje me abortin thotë: “Nuk mund t’u shtohen vrasje vrasjeve. Do të citoja këtu një dokument që ka kaluar në heshtje, dokumentin e Kongregates për Doktrinën e fesë, nënshkruar nga kardinali i atëhershëm Racinger dhe nga unë, - ”Bashkëpunimi i burrit dhe i gruas në Kishë e shoqëri”. Duhet ta shpëtojmë jetën, edhe nëse është fryt i dhunës. Njerëzit që kanë definuar pikëpamjet rreth kësaj çështjeje, kanë arritur të marrin qëndrime të qarta duke i rrumbullakuar ato në tri pozita

(a) Nuk duhet lejuar aborti, ngase gjithnjë është i gabuar.
(b) Lejohet aborti nëse bëhet në muajin e katërt.
(c)Lejohet aborti në çdo kohë.


Qëndrimi i Islamit rreth abortit

Islami e lejon myslimanin që të marrë masa preventive, materie kontraceptive, por nuk lejon të kryhet krim mbi shtazanin, kur ajo gjë ndodhë realisht. Fukahenjtë janë të mendimit se aborti pas formimit të fetusit dhe dhënies së shpirtit, është i ndaluar dhe konsiderohet krim. Imam Gazaliu bën dallim midis kontracepsionit e abortit dhe thotë: “Kontracepsioni nuk është si aborti, ngase aborti është krim mbi gjallesën e formuar”.


Aborti, çështje juridike

Aborti është çështje juridike, sepse janë bërë përpjekje të ndryshme për parandalimin e tij dhe për këtë arsye ka mbetur një problem në përmasa të mëdha në sferën e së drejtës. Shumë nga vendet e Evropës, me përjashtim të Irlandës, abortin e kanë legalizuar:

Në Itali kufiri për abort është nëntëdhjetë ditë.
Në Austri aborti është i mundshëm në tre muajt e parë.
Në Irlandë aborti është i ndaluar.
Në Gjermani mund të bëhet në dymbëdhjetë javët e para.
Në Spanjë lejohet aborti vetëm nëse vihet në rrezik jeta e gruas.
Kurse në Suedi lejohet deri në javën e tetëmbëdhjetë.
Në Zvicër aborti është vepër penale.
Në Kosovë ende është në fuqi ligji i ish-Jugosllavisë, i cili nuk e përcakton me saktësi deri kur është i lejuar aborti.



Idriz Xhigolli
Dituria Islame 235



(1)“Sahihul Buhari” në gjuhën shqipe VIII
(2) “Mrekullit e Kur’anit” Muhamed Mutevveli sharavi.
(3)“Mrekullitë shkencore në Kur’an” Abdul Mexhid ez-Zindani.
(4)“Komentimi i Haditheve sipas metodologjisë shkencore”, Mr. Musa Vila .
(5)Biologjia kl. III gjimnaz, Dr. Esat Dauti, Dr. Ahmet Berisha, Dr. Ismet Bajraktari, Dr. Fetah Halili, Prishtinë 2001.
(6)Biologjia, kl. II gjimnaz, Dr. Daut Rexhepaj, Eshref Saraqini, Kasamedin Abdullahu. Prishtinë2002.
(7)Biologjia për klasën I gjimnaz. Dr. Ahmet Berisha, Dr. Abdullah Zeka. Mr. Qazim Pajazitaj. Prishtinë 1998.
(8)Biologjia , IV gjimnaz. Dr. Esat Dauti. Dr. Ahmet Berisha. Dr. Ismet Bajraktari. Dr. Fetah Halili. Prishtinë 2001.
(9)Amnesty International dhe aborti, qëndrimi i Kishës, tribunë e mbajtur, 2007.. (10) E përmuajshme sociale – kulturore dhe edukative “Familja” nr.5, viti VII i botimit (62), prill 2006

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

Nga: besimtari (1 ditė mė parė)
para marredhenjes bene te merret pilula, e jo pas marredhenjes
Nga: besimtari (1 ditė mė parė)
para marredhenjes bene te merret pilula, e jo pas marredhenjes
Nga: Fitore (3 ditė mė parė)
Selam Alejkum A e kam mekat nese marr pilulen emergjente mbrenda 24 oreve te marrdhenjes?
Nga: nexhmiu (E Hėnė, 15 Shtator 2014 00:21)
Pak me pare e lexova komentin tuaj. Moter e ndeurar, ju sic e dini aborti, pa i patur arsyet e veta (shendetesore), eshte i ndaluar, kete shpjegojani edhe te fejuarit tuaj, une nuk e kuptoj pse duhet t'i pengoj atij pasi qe jeni te fejuar dhe ne te ardhmen mendoni te martoheni... Nese assesi nuk pajtohet une mendoj se kete problem duhet t'ia parashtroni edhe prinderve tuaj... Allahu ju ndohmoft
Nga: Zana (E Dielė, 14 Shtator 2014 13:35)
I nderuar me falni per pengesen jam ne hall nuk e di se qfar te beje. Jam shtatzene ne javen e5 kam hyre sot por i fejuari im nuk deshirob qe ta mbaj key foshnje ai insiston vetem ta abortoj qfar te beje pasi qe un e deshiroj shume ket foshnje pasi qe para 7 muajve pata nje abort spontan e tash allahu me gezoj prape me femije ati i kofshim fal.un e di qe eshte haram te abortohet me qellim ju lutem me ndihmoni allahu ju meshirofte.
Nga: besimtari (E Hėnė, 14 Janar 2013 15:14)
moter e nderuar, pasi lexova komentin tuaj, rastin tuaj e diskutova me nje doktor musliman, dhe sipas tij aborti spontan, ne rastin tuaj, nuk paraqet mekat... Allahu e di me se miri
Nga: medina (E Shtunė, 12 Janar 2013 13:50)
selam alekum e kam nje pytje para disa diteve zbulova qe jom shtatezane por fetusi nuk eshte duke u ritur keshtu qe me duhet me e bo nje abort spontan a e kam gjuna qe po veproj keshtu e pres pergjigjen selam alekum
Nga: andi (E Enjte, 5 Korrik 2012 15:09)
me falni deshta miau bo 1 pytje me bo abort mas 4muajsh dmth para se me hy femija ne jet nuk eshte gjynah ? kur behet aborti me i shpejt dua ta di ktheni sms sa ma shpejt
Nga: albolena (E Martė, 2 Gusht 2011 15:41)
ju kisha lut ato qika qe jon pa u feju mos te mbeten shtatzen se shum keq bahet per te ardhmen e tyre .... ju kisha lut vazhdone shkollen e mos u merrni me keto pun tung nga Suedia ..
Nga: Resul (E Premte, 11 Shkurt 2011 12:32)
kam nje pyetje zoti na shperblej me nje djal por fati nuk zgjati shum deri sa mjeket beren analizat deri ne max dhe pergjigja ishte qe femija do te linde me uj ne koke dhe mjeket thone qe do te ket probleme me mendjen dhe do te ket nevoj te operohet ndoshta qdo jav qe te pastrohet uji gjithashtu mund te vdes ne gjat shtatzanis ose pas lindjes por normal qe do te jet shum rende qe te lind ky femi se deri sa te jem na (prinderit) gjall do e ruajm me gjitha te mirat po do te vjen koha qe na te vdesim e ai ndodh qe te jet gjall nuk do te ket kush te kujdeset per ate se ne dit te sodit nuk dojn te kujdesen per nje qe asht i shendosh e ^per nje sakat ... nese ka mundesi te me tregoni se a asht e lejuar ki lloj aborti ne fejen islame ju lutem shummm te ma tregoni te verteten me tregoni nepermjet e-mailit s.a all-llahu ju shperbleft
Nga: AFERDITA (E Premte, 19 Nėntor 2010 12:35)
une jetoj ne amerik dhe mjeket me kan zbuluar se une trashegoj nje semundje e cila 50% e lindi mir femiun dhe 50% lind me pasoja dhe i semur i cili gjith jeten e kalon nen mbikqyrjen e mjekut dhe mundet me koh te ket pasoja tjera shum te randa(kam rast ne familje dhe e di ).Mjeket me kan rekomanduar qe te mbes shtatzan masi qe po dojm kaq shum te kemi fmi,por nese esht fmia keq me abortu.Ju lutem shummm shumm qe a esht gjynah me abortu ne qet rast femiun pasi qe ai do te ket pasoja gjith jeten.Press pergjigjjen me padurim pasi qe jam Musliman.
Nga: zana (E Mėrkurė, 14 Korrik 2010 19:16)
Kam nje pytje? Javen e kaluar e kam kryer nje abort, Kam mbetur shtatezane dhe nuk e kam ditur ne javen e pare te shtatzanin kam perdorur barna kunder kancerit ne qaf te mitres, te cilat e kan demtuar femiun. Dhe sipas mjekut barnat qe i kam perdorur kan krijuar qregullime te kromozomeve te femiju dhe se gjendja ime shendetesore do te keqesohet. Une nuk po mundem te lirohem shpirterisht nga kjo ngjarje, po vuaj nga ajo se mos kam bere mekat qe e kam hequr femiun tim. Po shpresoj shume se do te me jepni nje keshill e cila do te me liroj nga kjo barr e cila nuk po me len te qet edhe asnje sekond kete jave. Pres pergjigjjen tuja me padurim, Pune te mbare, Zana

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.