Pėrballė shtėpisė sė Zotit

Kur përballë teje jam i ulur,
Një dritë e fortë e e flladitshme,
Errësirat e shpirtit të djegur,
M’i prek me rrezet e shëndritshme.

O loti im! Të pata thënë dikur,
Të mos dalësh kurrë nga syri im i zi.
Sepse një burrë po qau, s’është i bukur.
Por sot dil, rjedh pika pika e m’i laj këta sy.

Loti rrodhi e më hyri drejt në gojë,
Nuk ishte i njelmët sikur lotët e tjerë!
Si ato që dalin, kur nga mërgimi qaj.
Kurrë më parë lot të ëmbël s’kisha ndier.

Oj bukuroshe! Kur po të shikoj ty
Dhe atë mbështjellësin tënd të zi.
Zemra të rrahurat po i ndalon,
Bukurinë e historisë tënde po e shijon.

Kur të shikoj ty sikur e shoh Ibrahimin,
E shoh se si po ta rregullon shtatin.
E shoh edhe Haxherin me Ismailin,
Se si falënderojnë Zotin për Zemzemin.

Zemra ime desh u çmend nga gëzimi,
Kur m’u kujtua se pranë teje lindi jetimi.
Lindi Muhamedi i biri i Abdullahut,
I dërguari mëshirë, nga mëshira e Allahut.

Pa më thuaj, oj shtëpia e Zotit!
Më thuaj oj Qabe, për hir të lotit,
Çfarë burri ishte Ibrahimi, halili i Zotit,
A u mërzit kur ia vendosi thikën të birit?



Më thuaj ç’sy kishte Muhamedi,
A ia puthe sytë atij shipirtbardhi?
Kur idhujt e pistë prej teje i nxori,
Loti i gëzimit nga sytë tu, a thua rodhi?

Unë nga një skaj e dikush nga tjetri skaj,
Sot përballë teje, Zotit sexhde i bëjmë.
Nuk ka sy që të sheh ty e lotin mundet me e mbajt,
Këtu edhe të verbërit, me ndjenja qajnë.

Është mesi i natës e errësirë nuk shoh,
E cila natë, dritën e Qabes, mbuluar e ka?!
Diku jashtë teje, në mes të ditës terri të mbyt,
Errëzirën e paganizmit, cila ditë e shëndrrit?!

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati Facebook
Index -> Shkrime Autoriale
"Qėndrimet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe qėndrimet e redaksisė sonė."

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.