Hutbeja e muajit ramazan
Dr.Almir ef.Fatiq
Falënderimet, adhurimet, madhërimet janë vetëm për All-llahun xh.sh. Sunduesin e gjithë botëve, vetëm Atë e adhurojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë.
Paqa, shpëtimi dhe bekimi qofshin mbi zotriun ton Muhammedin s.a.v.s. mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që ndoqën, ndjekin dhe do të ndjekin rrugën e tij.
Të nderuar vëllezër besimtar!
Kurani është mrekullia më e madhe dhe e përjetshme e Islamit me të cilën All-llahu xh.xh. e ka mbështetur Pejgmaberin Tij Muhammedin s.a.v.s. për ta përhapur mesazhin e Islamit për të gjithë njerëzimin. Kur'ani është mrekulli sepse, ndër të tjera, flet për të kaluarën që historia nuk e ka regjistruar, njofton për të ardhmen që nuk ka ndodhur, tregon për njohurit të cilat ende nuk janë zbuluar, tregon për sekretet misteret (gajb) të cilat shpallen vetëm për ata që janë ''thellësisht të kyçur në çështjet shkencore.
Prej kur ka filluar koha e zbulimeve të mëdha shkencore, kur u themeluan institucionet e sakta dhe të verifikuara shkencore që çojnë në njohuritë e besueshme shkencore, njeriu është në gjendje të zbulojë ose perceptojë disa aspekte të shpalljes Hyjnore të cilat Muhamedit, s.a.v.s. i janë kumtuar para më shumë se 1400 vjetësh. Kështu, shkenca bashkëkohore ka zbuluar aspekte të caktuara të urtësisë dhe sekreteve të cilat Allahu xh.sh. ia ka përshkruar njerëzimit si rregulla të besimit apo ibadeteve. Kjo është shumë e lidhur me ibadetin e agjërimit (sijam), për të cilin vazhdimisht dhe gjithnjë zbulohen njohuri të reja, vërehen dhe dallohen një numër i përfitimeve fizike dhe shpirtërore si dhe urtësi madhështore.
Por, para se ti paraqesim njohurit në aspektin e pa diskutueshëm shkencor në lidhje me përfitimet shëndetësore të agjërimit, ti kthehemi fjalës më të saktë , fjalas së Zotit tonë i cili thotë:
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju." (el-Bekare:183-184)
Në këto ajete fisnike konstatojmë kuptimin e fundit dhe qëllimin përfundimtar të agjërimit devitshmërisë. Ndaj, devotshmëria është qëllimi më i lartë , dhe të gjitha përfitimet dhe objektivat tjera të këtij subjekti vijnë pas këtij qëllimi kryesor - më të madh. Këtë qëllim kryesor të adhurimit na ka zbuluar Zoti ynë. Ai ua ka bërë obligim besimtarëve ibadetin e agjërimit dhe në të njëjtën kohë ua ka shpjeguar atyre në tërësi thelbin e ibadetit. All-llahu xh.sh. konfirmon se agjërimi është obligim detyrueshëm fetar (farz), i përcaktuar për të gjithë njerëzit dhe se qëllimi primar i këtij obligimi është që zemrat e njerëzve të kaliten në devotshmëri dhe drejtësi.
Janë një numër i madh i vlerave që të rrjedhin nga Kur'ani në lidhje me kuptimin e konceptit të devotshmërisë. Këtu do ti cekim vetëm disa:
- devotshmëria përfiton ndihmën e All-llahut: ....e ta dini se All-llahu është me të devotshmit. (el-Bekare, 194);
- sjellë mbrojtjen e Zotit: All-llahu është mbrojtës i të devotshmëve. (El-Dasije, 19);
- devotshmëria meriton dashurinë e All-llahut: All-llahu i do të devotshmit. (Ali Imran Al, 76);
- e meriton faljen e Allahut: O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t'ua mbulojë të këqijat, do t'ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh. (el-Enfal, 29),
- me devotshmërinë e tejkalojmë çdo vështirësi, dhe presim furnizimin të cilin nuk kemi pritur: ... dhe ai që i frikësohet Allahut, Ai do të gjejë rrugëdalje, dhe do ta furnizojë atë nga ka nuk ka shpresuar (et-Talak, 2);
- devotshmëria e bën jetën më të lehtë: dhe atij që i frikësohet Allahut, Ai do tia lejë në dispozicion krejt çka ka nevojë. (et-Talak, 4);
- devotshmëria është shkaku i faljes së mëkateve dhe marrjes së shpërblimeve të mëdha: Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin. (et-Talak, 5);
- devotshmëria është shkak i pranimit të veprave tona: "All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve", (el-Ma'ide, 27);
- në devotshmëri është suksesi : ......kini frikë All-llahun ashtu që të gjeni shpëtim. (El-Bekare, 189);
- devotshmëria sjell gëzim dhe lajme të mira në këtë botë si dhe në botën tjetër:
(Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur., / për ta janë lajme të mira në këtë dhe në botë tjetër (Junus, 63-64);
- dhe së fundi, devotshmëria është një garancion i hyrjes në Xhenet: Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme. (el-Kalem, 34).
Sigurisht se agjërimi është një nga mjetet më efikase i cili të çon kah devotshmëria e vërtetë, dhe, siç e kemi parë, sjell virtyte dhe vlera shpirtërore të jashtëzakonshme në këtë botë dhe në botën e ardhshme. Rolin e madh të agjërimit në arritjen e devotshmërisë e shohim qartë sipas asaj që All-llahu i Madhëruar pas urdhrit për agjërim qartë e ka shpjeguar thelbin e fjalëve të Tij: Që të jeni të devotshëm. Pra, agjërimi dhe devotshmëria janë përmendur së bashku, gjegjësisht agjërimi është rruga e sigurt për në devotshmëri. Gjithashtu, këtë e vërejmë edhe në bazë të hadithit të transmetuar nga Abdullah ibn Mesudi, r.a. i cili thotë: Ishim me Pejgamberin, s.a.v.s, e ai tha: ''O, ju të rinj, ai i cili prej jush është në gjendje të martohet, le ta bëjë atë, për shkak se është më lehtë për të kontrolluar shikimin dhe për të ruajtur nderin. Por, nëse nuk është në gjendje, le të agjërojë, për shkak se në të është mbrojtja'' (Buhariu: 5066). Pra, kjo është mbrojtje nga të ndaluarat - haramet.
Në vazhdim do të paraqesim disa fakte shkencore, urtësitë dhe misteret të cilat shkenca bashkëkohore i ka zbuluar dhe konfirmuar në lidhje me agjërimin dhe efektet e tij në trupin e njeriut. Shkenca mjekësore ka konstatuar se agjërimi sjell shumë përfitime në trajtimin e shumë sëmundjeve, p.sh..:
- sëmundjen e mëlçisë dhe organeve të tretjes;
- ndihmon në eliminimin sëmundje të barkut;
- heq mbipeshën;
- sëmundjen e forcimit të arterieve simbolit (arteriosklerozës), tensionin e lartë të gjakut dhe sëmundje të veshkave;
- sëmundjen e nyjeve dhe çrregullimeve mendore;
- sëmundjet e ndryshme të lëkurës ...
Ndaj, ashtu siç është agjërimi mjet për shërimin shpirtëror, ai është në të njëjtën kohë edhe mjet për shërimin e organizmit. Në përgjithësi, agjërimi është shërim për shumë sëmundje fizike. "Agjërimi është mburojë dhe mbrojtje'' (Muslimi: 1943) - thotë, Pejgamberi s.a.v.s.
Nga Enes ibn Malikut, r.a., janë transmetuar fjalët: ''Pejgamberi s.a.v.s. bënte iftar me hurma të freskëta para faljes (së namazit të akshamit), nëse nuk kishte hurma të freskëta, atëherë bënte iftar me hurma të terura, dhe nëse dhe ato nuk i qëllonin, atëherë do të bënte iftar me ujë. (Ebu Davudi: 2009)''.
Sa i përket përfundimit të agjërimit me hurma të freskëta apo të thata ose ujë, edhe në atë ka urtësi dhe dobi të cilën na e zbulon Mjekësia. Me fjalë tjera, meqenëse ëmbëlsira më shpejtë arrin në mëlçi dhe shpërndahet më shpejt se gjërat tjera ushqyese , sidomos nëse ato kanë lagështi të barabartë, atëherë mëlçia është e gatshme ti pranojë dhe ta përshpejtojë shpërndarjen e tyre në pjesën tjetër të trupit të cilat kanë nevojë për energji.
Natyrisht, Ramazani nuk është vetëm një përmbajtje e të ngrënit dhe të pirët, ai është, para se gjithash, heqje dorë nga pasionet, vetitë e këqija, të liga dhe nga dhuna. Agjërimi e mëson njeriun në modesti dhe e privon nga ndjenja e vetëkënaqësisë, egoizmit dhe arrogancës. Ai e inkurajon atë në përqendrim dhe përulësi (husu), me të cilat e përforcon besimin, vullnetin e fortë si dhe e forcon bindjen. Për më tepër, agjërimi e mëson njeriun në durim (sabur), Ndërsa durimi është metoda më efektive për tu larguar nga zakone të këqija, pasionet dhe veprimet e neveritshme. Ndaj, Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ''Agjërimi është gjysma durimit. (Ibn Maxhe: 1735).
Agjërimi ndikon edhe në qetësimin e nervave, heq ankthin dhe tensionin, sjell disponimin e mirë dhe kënaqësinë shpirtërore. Prandaj, është e pa denjë dhe në kundërshtim me shpirtin e agjërimit islam, që besimtari gjatë agjërimit të muajit të Ramazanit të jetë nervoz, i tensionuar dhe i pa disponuar.
Të nderuar vëllezër, ta shfrytëzojmë muajin e Ramazanit si një mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar gjendjen tonë shpirtërore, morale dhe shëndetin fizik. Allahu na ndihmoftë në realizimin e tyre!
Përktheu dhe përshtati: Esat ef.Rexha

E Martė, 24 Korrik 2012; 11:45 







Komentet
No Comments!