Mjalti dhe rregullimi i peristaltikės (i punės sė zorrėve)

Buhariu në Sahihun e vet e shënon hadithin e treguar nga Ebu Seid el-Hudri, ku thotë se një njeri kishte shkuar tek Muhammedi (a.s.) dhe i kishte thënë që i vëllai ankohej se zorrët nuk i punojnë mirë. I Dërguari i All-llahut, Muhammedi (a.s.), e porositi:

"Duhet të pijë mjaltë". Njeriu kishte shkuar përsëri dhe i kishte thënë: "I dhashë të pijë mjaltë dhe nuk i ndihmoi aspak!" I Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., e këshilloi njësoj dy-tri here, kurse njeriu i shkonte gjithnjë me të njëjtën përgjigje. Pas herës së tretë apo të katërt, i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i tha: "All-llahu ka thënë të vërtetën, ndërsa barku i vëllait tënd gënjen"

Po ky hadith është shënuar ne Sahihun e Muslimit, ne te cilin një njeri thotë:

"Barku i vëllait tim është nazeqar (i ndjeshëm)"... duke menduar në atë se ka mundime, ka shqetësime dhe se aparati (sistemi) i tij digjestiv është i ngacmuar (Është shënuar ne Sahihu-l-Buhari).

Mjalti është shumë i dobishëm. Ai është mjet për shpëlarje dhe laksativ. Përmban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorrët nga papastërtitë. Eliminon bllokimin e mëlçisë, të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Është gjithashtu konservans i përgjithshëm. Në mesin e preparateve të tjera natyrore, ndihmon në ruajtjen e forcës së ilaçeve mjekësore. Mjalti ndihmon gjithashtu në parandalimin e hyrjes së lagështisë në zorrë, siç ndodh në të sëmurët me diare (barkqitje). Mjalti është më i mirë se sheqeri, në shumë raste, dhe është më pak i ëmbël, por më i fortë. Prandaj, nëse hahet përtej masës, mund të jetë i dëmshëm sepse, nëse nuk tretet me uthull, shkakton vrer. Mjalti është i mirë për njerëz të moshuar, e ndal kollitjen dhe në mjekësi është përdorur për shërimin e sekrecioneve jo të pastra (të ndotura) në lukth dhe për ta nxehur tërë strukturën e trupit. Mjalti është gjithashtu ilaç i mirë që kthen oreksin e humbur dhe kur pihet i tretur në ujë të nxehtë dhe në shurup trëndafili, ndihmon shërimin e të sëmurëve nga rabiesi (tërbimi) dhe është konstatuar se vepron si sistem mbrojtës kundër infeksioneve të mëtejshme. Mjalti është përdorur gjithashtu si kundërhelm (detoksikues) për ata që përdorin drogë dhe, në mes tjerash, si antitoksinë (kundërhelm) në shërimin e helmimit të rastësishëm nga ngrënia e bimës së familjes hija e natës (Hyoscyamus niger) ose kërpudhave të egra (helmuese). Kur pihet i tretur në ujë të nxehtë, është ilaç i mirë kundër plagëve të shkaktuara nga kafshimi i qenit. Si konservans, mjalti mund të përdoret për ta ruajtur mishin deri në tre muaj. Është përdorur për fermentimin e kastravecëve, kungujve, patllixhanit dhe të perimeve të ndryshme deri në gjashtë muaj. Duke qenë i njohur si konservans i sigurt, mjalti është përdorur gjithashtu si përb ë rës kryesor në balsamimin e të vdekurve.

Kalimi i lehtë i dorës së lyer me mjaltë nëpër flokë, si yndyrë, do të zhdukë morrat dhe parazitët e tjerë. Mund të përdoret gjithashtu si zbutës dhe freskues i flokëve dhe përshpejton rritjen e tyre. Përdorimi i mjaltit si yndyrë për sy forcon të parët, ndërsa fërkimi i dhëmbëve me mjaltë i zbardhë dhe kur përdoret si mjet për shpëlarjen e gojës, forcon mishin e dhëmbëve dhe mënjanon sëmundjen e tyre.

Vetitë natyrore e bëjnë mjaltin mjet plotësues dhe tretës të shkëlqyer, i hap poret e enëve të gjakut dhe lehtëson rrjedhjen e gjakut menstrual, liron sekrecionet, ndihmon metabolizmin, hap gelqerizimet e mëlçisë, të veshkave dhe të fshikëzës së urinës. Mjalti vërtet ka vlerë të madhe ushqyese (nutritive) dhe është pije e pijeve, ëmbëlsirë e shkuar ëmbëlsirës, maja e yndyrës dhe nuk ka ushqim tjetër, që All-llahu e ka krijuar për ne e që mund të barazohet me vlerat e mjaltit dhe asgjë nuk ka strukturë sadopak të përafërt me të.

Njerëzit kanëe ditur për mjaltin që në kohë tepër të lashta edhe para fillimit të rafinimit të sheqerit. Në realitet, mjekët e kohëve të lashta kanë folur vetëm për mjaltin, ndërsa sheqerin nuk e kanë përmendur fare në shkrimet e tyre. Si ushqim me kalori të larte (metabolik), mjalti është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, ndërsa sheqeri nuk tretet plotësisht dhe prodhon pak energji të nxehtësisë në trup, e cila zvogëlohet shpejt. Një energji e këtillë, e përfituar kaq shpejt, i lejon trupit, i cili e ka çrregulluar ekuilibrin e molekulave të patretshme, rikonstruksionin e mureve të brendshme të arterieve që kanë pësuar nga abrazioni (arterioskleroza) i shkaktuar nga kalimi i këtyre molekulave në gjak (në qarkullimin e gjakut). Sidoqoftë, sheqeri është më i rëndë për lukthin, më pak i ëmbël dhe më pak kalorik se mjalti.

I Dërguari i All-llahut, Muhammedi (a.s.), e kishte zakon (ndonjëherë) të pinte mjaltë të tretur në ujë në lukth të thatë dhe ky zakon i sillte dobi të mëdha dhe sekrete të papara dhe me vullnetin e Zotit, ne do i përpunojmë më vonë në këtë pjesë, ku flitet për shërimin natyror me mjekësinë natyrore (tibb).

Ibn Maxhxhe ka shënuar një hadith të cilin e ka treguar Ebu Hurejre, (All-llahu qoftë i kënaqur me të!), ku tregohet se i Dërguari i All-llahut, Muhammdi (a.s.), ka thënë: "Kush ha mjaltë se paku tre here ne muaj nuk do te vuaje nga sëmundjet e rënda."

Në një hadith tjetër, i Dërguari i All-llahut, Muhammedi (a.s.) ka thënë: "Përdorni dy ilaçe: mjaltin dhe Kur'anin."

Në këtë fjale të tij, ai, (Muhammedi a.s.), e ka lidhur mjekësinë njerëzore dhe mjekësinë Hyjnore: ilaçet për trup dhe ilaçet për shpirt; faktorin natyror me atë shpirtëror; dhe mjekësinë e kësaj bote me atë të Xhennetit. Pasi e kuptuam këtë, t'i kthehemi rastit historik qe e përmendëm me sipër, njeriut qe është interesuar për ilaçin kundër shqetësimeve të lukthit të vëllait të vet dhe ilaçit të përshkruar nga i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s. Në këtë rast të caktuar (dhe specifik) shkak i kapsllëkut (obstipacionit) dhe vuajtjeve të të vëllait ishte ngrënia e tepruar e ushqimit dhe oreksi i stërmadh, i cili shkaktoi dispepsi (gjendje e tretjes së dobët) dhe pengesa në tretje të ushqimit. I Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., i tha se duhet t'i jepte vëllait për të pirë mjaltë të tretur në mënyrë që ta zbusë lukthin. Një lëng i tillë i nxehtë do t'i ndihmojë zorrët që të hapen (ndihmon peristaltikën dhe tonusin e zorrëve) dhe do të ndihmojë ekskercionin (daljen) e mbeturinave (jashtëqitjes). Pasi që kjo mbyllje (obstipacion, kapsllëk) është shkaktuar nga ushqimi i tepërt që ka ngrënë për një kohë të gjatë, për shkak lukthi nga brenda është mbështjellë me mukus (sekrecion i brendshëm) ose me materie yndyrore, e cila ka shkaktuar plogështinë e indeve të lukthit dhe ka penguar sekrecionin e elementeve, ndërsa lukthi është veshur me një shtresë mukoze qimesh të shkurtra, të dendura dhe të ngritura, si të një peshqiri. Kur një substancë e tillë viskoze ngjitet përbrenda, ajo pengon ciklusin normal digjestiv dhe prish ushqimin (hedh ushqimin) prandaj duhet të përdorim pastruesin natyror dhe laksativin (mjete për çlirim), siç është mjalti, ilaçi më i mirë ndër ilaçet e tjera, dhe sidomos kur përzihet me ujë të nxehtë. Qëllimi mjekësor i përsëritjes së trajtimit ka vlerë të rëndësishme terapeutike, sipas së cilës ilaçi i vërtetë duhet të këtë cilësi dhe sasi të përcaktuar saktësisht për të qenë efikas. Kur mungon ilaçi i cili do të mund t'i plotësonte gjendjet e këtilla, ai nuk do të këtë efekt, kurse, kur nuk e respekton fuqinë e kërkuar (përbërësit e kërkuar), ai do të dobësohet dhe do të shkaktojë dobësi të tjera. Prandaj, kur i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., ka përshkruar recetën e dytë dhe të tretë për shërim, ai ka treguar se gjendja është e mprehtë dhe kërkon trajtim të mëtejshëm dhe, eventualisht, se gjendja e caktuar ka kaluar. Kur i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., i tha personit: Zoti e ka thënë të vërtetën, por lukthi i vëllait tënd gënjen, ai e ka përsëritur vazhdimisht qëndrimin (e vet) se mjalti është ilaçi i vërtetë për gjendjen në të cilën ndodhej vëllai i atij dhe se natyra e lukthit të tij e ka hedhur që nga fillimi i veprimit të ilaçit (derisa ilaçi kishte zënë të vepronte).

Mjekësia e të Dërguarit të All-llahut, s.a.v.s., nuk është si mjekësia e mjekëve të tjerë, sepse është mbështetur mbi frymëzimin Hyjnor (vahj). Ajo është njëra ndër profecitë dhe përfundimet e para të jashtëzakonshme, ndërsa shumica e diagnozave mjekësore bazohen në intuitë, supozim dhe eksperimente, të cilat nuk mund ta demantojnë veprimin e argumentuar të mjekësisë së Pejgamberit. Por, përgjithësisht, ai që e pranon këtë, beson në karakterin shërues të saj, e ndjek me besim dhe i bindet vullnetarisht dhe me kënaqësi veprimeve të saj shëruese, ai, me lejen e Zotit, do të shërohet. Po ky parim i njëjtë i udhëheq besimtarët kur All-llahu i gjithëfuqishëm thotë për Kur'anin se ai është Shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj. (Junus, 57)
Prandaj, kur vërejtja nuk është pranuar me atë lloj besimi, sëmundja nuk do të shërohet. Kjo me siguri do ta rrisë blasfeminë e të pafeve, do të përhapë dyfytyrësinë e mburravecëve dhe do të rritë sëmundjet e tyre edhe atëherë kur ata do ta përdorin mjekësinë e përcaktuar të Pejgamberit dhe, me siguri, mjekësia e Pejgamberit kryesisht do të jetë në përputhje me trupin e bindur të besimtarit që është bekuar me fe dhe, ngjashëm me këtë, mjekësia e Kur'anit do t'i shërojë sëmundjet e shpirtrave të bekuar dhe me zemra të gjalla. Prandaj, ata që bëjnë përjashtim nga mjekësia e Pejgamberit (në ilaçet e Pejgamberit) nuk do të kenë dobi nga ajo sikurse edhe ata që diskutojnë kundër ilaçeve të Kur'anit nuk mund të kenë dobi nga ajo. Ky nuk është gabim (mosefikasitet) i mjekësisë, por para se gjithash, rrjedh nga mungesa e frymës shpirtërore të saj, përdhosja e vendqëndrimit të shenjtë të zemrës dhe nga moszbatimi i udhëzimit të Zotit (Kur'anit).

All-llahu i Gjithëfuqishëm thotë në Kur'an:

"Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë."(En Nahl, 69)

Me siguri, All-llahu është ai që dhuron suksesin. Ai është Zoti i Gjithëdijshëm.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

Nga: bumi (E Dielė, 14 Shtator 2014 11:32)
Te nderuar administratore; Ju lutem nese mundet E-mail i Lulzimit dhe Eulones se kam dicka te re per vuajtjen e tyre. Me respekt Fetai
Nga: Eulona (E Premte, 21 Shtator 2012 11:34)
a me tregoni se a sherohet epilepsia me mjalt?
Nga: hatigje (E Enjte, 10 Mars 2011 12:57)
pershendetje ju lus te ma ktheni pergjigjjen une jetoj gjermnai kam problem me lukth shum se din as mjekt pse asht ky problem kam nen stop pshtjellime vjellurit,fryrje te lukthit se di pse kshtu spo ka ilaq per mu sikur me kan e helmume mdoket vetja ttung
Nga: lulzim (E Enjte, 28 Tetor 2010 07:13)
jam nje njeri e vuaj nga epilepsia qe 22.vjet e me tregoni akam sherim me mjalt ajo e qysh me perdor meni leter um tregoni kush edini julutem

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.