Maqedoni: BFI kėrkon kthimin e tokės sė xhamisė Burmali
Bashkësia Fetare Islame sot ka kërkuar nga Qeveria që t'ia kthej tokën ku më parë ka ekzistuar xhamia Burmali, maqedonasit kërkojnë edhe një kishë në tokën e xhamisë.
"Qeveria duhet të veproj ngjashëm sikur me rastin e Kishës Ortodokse Maqedonase", tha kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi duke theksuar se institucioni që ai udhëheq do të respektojë dhe punojë në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë.
"Ai arshin që u aplikua rreth fatit të kishës, mbretit Konstantin dhe Elena që përfundoi me ndarjen e lokacionit të Kishës Ortodokse Maqedonase do të thotë dhe ne tash si BFI nuk kërkojmë për matje arshinë tjerë, po e pranojmë të njëjtin prandaj kërkesa jonë do të jetë që procedura paraprake të realizohet kjo sa më shpejt do të thotë të kemi një status, ashtu siç e ka KOM-i, po atë status duhet të na e ofrojnë neve si BFI", deklaroi Sulejman Rexhepi - kryetar i BFI-së.
Kryetari i BFI-së, Rexhepi gjithashtu ka kërkuar që kryeministri Nikolla Gruevski të organizojë takim të liderëve partiak në vend sepse kjo është e vetmja mënyrë sipas Rexhepit që Maqedonia ti shmanget përshkallëzimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare.
"Ne do të kërkojmë nga kryeministri të konvokon takim të liderëve politik ku duhen të jenë të gjithë faktorët politik relevant të vendit prezent, ndër të tjera për herë të parë ndoshta për të mirën e këtij shteti dhe në atë takim mendoj se të gjithë së bashku do të vendosim për fatin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërkonfesionale", shtoi Rexhepi.
I pyetur se kur mund të pritet falja e namazit të xhumasë në vendin ku ka ekzistuar xhamia Burmali, kryetari i BFI-së tha se ende herët për një veprim të tillë. Rexhepi tha se nëse autoritetet vlerësojnë se është tepër herët të ndërtohet kishë dhe xhami në shesh, BFI-ja do ta respektojë këtë vendim./alsat-m/

E Hėnė, 15 Shkurt 2010; 23:50 







Komentet
No Comments!