Hafiz Ismail Efendiu

Hafiz Ismail Efendiu është djali i dytë, prej pesë djemëve i Yvejs Efendiut, i njohur në Gjakovë se Vejsel Efenija!

Të pesë djemtë e Yvejs Efendiut kanë qenë hoxhallarë: Muhamed Efendiu, Ismail Efendiu, Muhamedi Efendiu, Jahja Efendiu dhe Hysein Efendiu.
Ismail Efendiu, djali i dytë i Yvejs Efendiut, mësimet fillestare i mori nga babai, Myderrizi Yvejs Efendiu, prej babait e mësoi edhe hivzin, e mësoi përmendësh Kur’anin, siç e mësoi edhe vëllai i tij i tretë, Muhamediu.
Studimet e larta i vazhdoi në institucionin më të njohur të kohës në “Fatih” të Stambollit, për tetë vite me radhë, derisa diplomoi, pa ardhë anjëherë në vendlindje, në Gjakovë.
Pasi diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm u kthye në Gjakovë, ku shërbeu me devotshmëri në disa lëmi: ka shërbye si hoxhë në xhaminë kryesore, në Xhaminë e Hadumit në Gjakovë, ka shërbye si pedagog, myderriz në Medresenë e Madhe në Gjakovë, ka shërbye si Myfti i Gjakovës para vitit 1878 dhe pas vitit 1878.
Viti 1878, sikur dihet, është viti i kthesave të mëdha historike, jo vetëm për Gjakovën, jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha trojet etnike në Siujdhesën Ballkanike!
Myderrizi, Hafiz Ismail Efendiu, në dokumente historike, arkivore, njihet si Ismail Myderrizi, ishte një nga organizatorët, themeluesit e Degës të Lidhjes së Prizrenit në Gjakovë. Hafiz Ismail Efendi Yvejsi ishte pjesëmarrës, përfaqësues i Gjakovës në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit, ishte shkrues, hartues, përpilues i shumicës së akteve, peticioneve, memorandumeve, bashkë me Myderiz Haxhi Ymer Prizrenin, Myderriz Ali Efendiun nga Mitrovica, Myderizin Daut Efendi Boriçin nga Shkodra, që hartuan Kararnamen (Akt-vendimin), Talimatin (Urdhëresat) etj. Hafiz Ismail Efendiu ishte këshilltar kryesor i Kadiut të Gjakovës, Ahmet Efendi Korenicës, këshilltar për çështje politike-ushtarake i Sylejman Agë Vokshit, me të cilin ishin kushërinj, një prejardhje, nga fisi Thaç...
Në vitin 2003, kryetari i Republikës së Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, e pat dekoruar Myftiun e Gjakovës, Hafiz Ismail Efendiun, djalin e Yvejs Efendiut, me medalje, me motivacion, për Merita Kombëtare...



Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Artikulli radhës
Imam Raif Shaban Latifi

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim