Avullimi dhe kondenzimi i ujit (qarkullimi i ujit nė natyrė)

Uji mundë të gjendet në njërën prej tri gjendjeve agregate: të ngurtë, të lëngët, dhe të gaztë (flurore).

Në temperaturë nën 00C uji gjendet në gjendje të ngurtë si dëborë, brymë, kranez, breshnizë dhe akull. Në temperaturë prej 00 deri në 1000C uji mund të gjendet si në gjendje të lëngët, ashtu edhe në gjendje të gaztë. Në temperaturë prej 1000C uji vlon dhe i tëri kalon në gjendje të gaztë si avull uji. Mirëpo, uji mund të gjendet si në gjendje të lëngët, ashtu edhe në gjendje të gaztë në temperaturë në 00C; nëse uji është në temperaturë nën 00C, atëherë uji i tillë quhet uji i ftohur.
Kalimi i ujit prej gjendjes së lëngët në gjendje të ngurtë quhet ngrirje, kurse kalimi i kundërt quhet shkrirje. Kalimi prej gjendjes së lëngët në gjendje avulli quhet avullim kurse kalimi i avullit të ujit në gjendje të lëngët quhet kondenzim. Mirëpo avulli i ujit mund të kaloj direkt prej gjendjes së avullit të ujit mund të kaloj direkt prej gjendjes së avullit në gjendje të ngurtë në temperaturë nën 00, dhe kjo quhet sublimim.

Avullimi

Avullimi i ujit paraqet gjendjen agregate të lëngtë ose të ngurtë në gjendje të gaztë, respektivisht në gjendje të avullit.

Uji kryesisht avullohet prej sipërfaqes oqeanike, të cilat mbulojnë më së dy të tretat e sipërfaqes tokësore. Burimet tjera të avullit të ujit janë: lumenjtë, liqenet, toka e lagësht, e gjithashtu mbulesa bimore ku hajn edhe pyjet. Sidomos të rëndësishme janë pjesët tropike dhe subtropike të oqeaneve, të cilat zënë pjesën më të madhe të sipërfaqes tokësore dhe më së shumti e furnizojnë atmosferën më avull uji.


Avullimi dhe kondenzimi i ujit (qarkullimi i ujit në natyrë)


Për arsye të avullimit të vazhdueshëm të ujit prej sipërfaqeve të përmendura në atmosferë gjithnjë gjendet në një sasi e caktuar e avullit të ujit. Një pjesë e avullit të ujit ngel në ajër me era bartet në zona tjera; pjesa tjetër për arsye të disa rrethanave kondensohet në gjendje të lëngët ose sublimohet në gjendje të ngurtë. Forma të dukshme të kondenzimit, p.sh., janë retë, mjegullat etj.
Pjesa më e madhe e ujit të kondenzuar dhe të sublimuar në të shumtin ndahet prej reve dhe bie në sipërfaqe të Tokës si shi, dëborë breshër, etj. Nëse të reshurat bien në det ose oqean, atëherë këtu procesi i qarkullimit të ujit përfundon, sepse uji i avulluar prej tyre kthehet përsëri në det dhe oqean. Mirëpo nëse të reshurat në Tokë, atëherë një pjesë do avullohet përsëri do të thithet prej tokës. Teprica e të reshurave të paavulluara ose të paabsorbuara më anë të lumenjve mbitokësorë ose nëntokësorë do të derdhët në det ose në oqeane. Këtu rrethi përfundon. Sikurse mos të ekzistonte ky qarkullim i ujit nuk do të kishte as jetë organike në tokë.
Kështu Zoti xh.sh nga uji i njelmët nxori ujin e pijshëm. Zoti xh.sh. thotë:
“A e shihni ujin që po e pini?A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë? Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni? (Vakia 68 – 70)”


Kondenzimi

Siç u pa edhe më lartë kondezimi është kalimi i ujit nga gjendja e gaztë (avull) në gjendje të lëngët (ujë). Nga kondezimi i ujit formohen retë dhe mjegullat.
Transformimet dhe shndërrimet e mëparshme nuk ndodhin pa ndonjë bazë (rastësisht), por të gjitha këto ndodhin në pajtim me principet, rregullat dhe bazat të cilat janë të sqaruara në librat mbi karakteristikat e materies, nga fizika dhe librat tjerë, çka vërteton që ai i cili i ka mundësuar këto shndërrime – transformime të dobishme, gjatë përshkruarjes së materies dhe karakteristikave të saja, i ka krijuar në rendë të përsosurisë dhe precizitetit, e cila këto transferime i bënë të dobishme, në pajtim më shtegun e përgjithshëm, nëpër të cilin lundron kjo gjithësi. Këto principe të përsosura dhe këto transformime të caktuara dëshmojnë që Sunduesi i tyre është i drejt, ai i cili di çdo gjë, Ai i cili është i informuar, Ai i cili çdo gjë e sheh.

“...Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur. (Furkan 2)”

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index -> Shkrime Autoriale
"Qėndrimet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe qėndrimet e redaksisė sonė."

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.