Nisin punimet për zgjerimin dhe konservimin e xhamisë së Strugës

Më në fund pas shumë paralajmërimeve dhe ngecjeve procedurale kanë filluar punimet për zgjerimin dhe konservimin e xhamisë ”Mustafa Çelebiu” një nga objektet sakrale nga më të vjetra të besimit islam në qytetin e Strugës.

Myftiu i Strugë, Salim Sulejamni, potencon se tashmë nga kompania që është përzgjedhur për këtë qëllim kanë filluar punimet në këtë objekt fetar të cilat sipas tij me shumë gjasë pritet të përfundojnë brenda vitit.
Sipas Sulejmanit përveç zgjerimit dhe konservimit të xhamisë ”Mustafa Çelebiu” donatorët nga shteti turk kanë marr përsipër edhe ndërtimin e Selisë së Myftinisë së Strugës.
Myftiu i Strugës tepër entuziast për fillimin e punimeve potencon se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi dhe ky padyshim është sukses i mundimit kur pyetet për të kaluarën problematike dhe debatin që para disa vjetëve u shkaktua rreth kësaj xhamie.
”Pas vështirësive që kaloi ”Mustafa Çelebiu” më në fund arritëm fillimin e punimeve për zgjerimin dhe konservimin e kësaj faltore të rëndësishme Islame. Në këtë drejtim falënderoj Reis Ulema Sulejaman ef Rexhepin i cili në takimet e tija sidomos me figurat fetare të Turqisë ka ngritur çështjen e ”Mustafa Çelebiut” gjë që po ndodhi tani me kontributin e tyre. Falënderoj institucionet shtetërore, ministritë, drejtorinë e Muzeut dhe në veçanti Agjencionin ‘Tika’ që mori përsipër financimin e këtij projekti. Duke ditur rëndësinë dhe historikun e kësaj xhamie dhe identifikimin e saj me Strugën, ku bie në sy elementi kombëtar dhe ai fetar, finalizimi i këtij projekti merr një rëndësi të veçantë. Një sihariq i mirë është fakti se edhe selia e Myftinisë do të ndërtohet nga themeli. Pas katër muajve do të kemi objekt të ri dhashtë Zoti. Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi dhe ky padyshim është sukses i mundimit”, tha Myftiu i Strugës.



Ndërkohë, nga Komuna e Strugës në lidhje me këtë çështje në vazhdimësi janë prononcuar se ata si pushtet vendor do të mbështesin çdo projekt të ardhur nga Myftinia dhe institucionet tjera që kanë tagër për këtë ndërhyrje në interes të finalizimit të rinovimit të një nga xhamitë më të vjetra në Komunën e Strugës. Ndërhyrja, që u bë në Xhaminë “Mustafa Çelebiu” gjatë verës së vitit 2012 me qëllim zgjerimin e këtij objekti fetar ngjalli debate të shumta dhe provokoi një serë ngjarjesh tjera të karakterit politik, fetar por edhe diplomatik. /KOHA/Strugalajm/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim