Plaka 70-vjeçare e mësoi Kuranin përmendësh

Një grua e moshuar në Arabinë Saudite ka arritur të mësojë gjithë Kur’anin përmendësh.

Pavarësisht moshës së saj të vjetër, gruaja ka arritur këtë me vullnet dhe vendosmëri të fortë që të mësoj përmendësh Librin e Shenjtë, Kur’anin.
Ajo, Kur’anin përmendësh ka filluar ta mësoj që në moshën 55 vjeçare, tani pas 15 vjetësh, në moshën 70 vjeçare, plaka është hafize, raportoi al-Weam news website.
Ajo kurrë nuk ka menduar që të heq dorë dhe më në fund arriti objektivin e saj të madh.
Sekcioni i Shoqatës së Grave për mësimin e Kur’anit përmendësh, në krahinën e Afif ka zhvilluar kohët e fundit një ceremoni që të nderoj gruan 70-vjeçare dhe që ta uron hafizen e re 70 vjeçare.
Kurani i Shenjtë është i vetmi Libër Fetar që mbahet në mend, që mësohet përmendësh apo memorizohet nga nga pasuesit e tij.
Persona të panumërt në çdo komunitet mysliman kanë memorizuar tërë Kur'anin që nga koha kur është shpallur, para më shumë se 1400 vjetësh.



Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim