Xhamia e madhe e Tiranës do të financohet nga qeveria turke

Qeveria turke ka vendosur ta financoj ndërtimin e Xhamisë së Tiranës, e cila pritet të jetë ndër më të mëdhatë në gjithë Ballkanin.

Ky lajm është bërë publik nga vetë mediat turke, sipas të cilave vendimi është marrë nga Drejtoria turke për Çështjet Fetare. Sipas kësaj drejtorie, ky hap është marrë për vetë faktin se në kryeqytetin shqiptar ndodhen një numër i vogël i xhamive.

Sipas projektit të prezantuar, xhamia e re e Tiranës do të ketë 4 minare dhe do të jetë në gjendje të mbajë brenda saj 4,500 besimtarë njëkohësisht.

“Vetëm 60 njerëz mund të falen në të njëjtën kohë në xhaminë e Ethem Beut edhe pse 70% e popullsisë së Tiranës është myslimane”, ka thënë kreu i fondacionit “Diyanet”, Ismail Palakoglu. Më tej ai është shprehur se po planifikojnë të ndërtojnë xhaminë në hapësirë prej një hektarësh.

“Njerëzit falen në sheshin e Tiranës gjatë festave pasi xhamia e Ethem Beut nuk është e madhe sa duhet. Kjo është e vështirë gjatë kohëve me shi. Por, në xhaminë e re, e cila do të ketë katër minare, do të jenë në gjendje të falen 4.500 besimtarë”, ka thënë Palakoglu.
Planifikohet që ndërtimi i xhamisë të zgjat rreth 2-3 vite.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Hallo Admin Site ?s No Safe ! e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.