Izraeli dhe Irani ofrojnë nga 7 milion dollar për litarin me të cilin është varrë Sadam Hyseini

Ish ministri në qeverinë irakiane të postokupimit, Mowaffak Al-Rubaije, ka vënë në shitje litarin me të cilin është varrë Sadam Huseini.

Ai e kishte mbajtur litarin dhe një statujë të bronztë të Sadam Huseinit, pasi që e shkatërruan amerikanët, në shtëpinë e tij në qytetin Khadimya, në veri të Bagdadit.
Një politikan i vjetër irakian në Bagdad, tha se blerësit vendas dhe të huaj janë të interesuar të blejnë litarin, pasi që Al-Rubaie ka pozuar në foto me litar rreth qafës së statujës së Sadamit, dhe pasi që ka lejuar politikanët tjerë të fotografohen me të.
Politikan irakian shtoi se dy biznesmenë kuvajtian, një bankë, institucionet fetare iraniane dhe një familje e pasur izraelite janë në mesin e shumë blerësve të interesuar. Çmimi litarit ka arritur shifrën prej shtatë milionë dollarësh, por Mowaffak Al-Rubaie kërkon më shumë.



Burimi: saff.ba
Pershtati: Esat Rexha


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)